back to top
6.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Ndëshkimet e vogëlusheve… dhe papërgjegjsia shekullore… – nga Ervina Toptani

Gazeta

Fëmijët dhe ideollogjia komuniste e Diktaturës
Fëmijët dhe ideollogjia komuniste e Diktaturës

Ndëshkimet e vogëlusheve… dhe papërgjegjsia shekullore…  

nga Ervina Toptani

Vazhdimisht e kam theksuar dhe do të vazhdoj të këmbëngul
se krimet më të mëdha diktatura nuk i bëri ndaj kundërshtarëve të saj,
por ndaj krijesave të pafajshme e të pambrojtura,
që u trajtuan e dhunuan përtej çdo limiti të njerëzores…
E pra, nga pikëpamja ideollogjike këta fëmijë (të armiqve),
u shkolluan në shkollat e komunizmit, lexuan librat e realizmit socialist,
morën muzikën e dekadave të majit komunist,
jetuan nën shiun e përditshëm ideologjik dhe në çdo hap që hidhnin ne jetë
ndesheshin me sinore diktature! Mbas gjithë kësaj së vërtete,
ata meritonin një trajtim së paku disi njerëzor, a jo?!
E pra, kjo as ka ndodhur e as nuk do të ndodhë, sepse për shërbëtorët e djeshëm
të diktaturës, sot s’ka më komunizëm as luftë klasash… dhe këtë e shfaqin
me një lloj habie kriminale, duke na lejuar t’u kujtojmë se kështu
vazhdon krimi e genocidi i një shoqërie tashmë të kalbur…
jozef radi

Ervina Toptani
Ervina Toptani

Kur kam kohë të mendoj, mendimi më shkon gjithnjë aty ku dhemb! 
Kur daja im vuante dënimin në burgun e Spaçit, (pasi kishte vuajtur 8 vitet e para në burgun e Qafë Barit), 3 tezet e mia të vogla ishin në shkollën 8-vjeçare. Është e kotë të them besoj se pavarësisht sa shumë mësonin e sa të zonjat ishin, nuk e morën kurrë hakun që u përkiste se ishin motrat e vajzat e armikut. (gjyshi im që në këtë kohë kishte ndërruar jetë, në moshën 45 vjeçare, ishte burgosur 2 herë nga regjimi qysh në fillimet e tij, një herë në vitin ’45 e më pas në ’50. Pas largimit të tij nga jeta, në qelitë e komunizmit e zëvendësoi djali i tij i madh gjithnjë me të njëjtat motive “agjitacion e propagandë”
Në shkollën e tyre 8 vjeçare, zhvilloheshin shpesh gara vrapimi, e tezet e mia kishin gjithnjë shumë dëshirë të merrnin pjesë, por nuk u lejohej dhe qëndronin gjithnjë të veçuara. Ky veçim ishte i përditshëm, kur këndohej himni kombëtar, kur rreshtoheshin në mëngjes para se të fillonte mësimi, kur kishte evente shkollore etj. Ishin armike e duhet t’u vinte turp nga vetja! Që ishin armike ua kujtonin çdo mëngjes e çdo moment të ditës, e vetmja gjë që nuk mund ta harronin kurrsesi as për një minutë.
Mësuesi i tyre i fiskulturës kishte provuar disa herë të bisedonte me drejtorin që dhe këto vajzat e vogla të merrnin pjesë në garat e vrapimit se ishin vërtet të shpejta, por jo vetëm që kërkesa e tij nuk merrej parasysh, por kishte marrë dhe vërejtje për këtë kërkesë!! 
Ngjitur me murin e shkollës, pranë pistës ku vrapohej, ishte dhe një copë e ngushtë rruge e pashtruar që ndante pistën nga muri. Këto vajzat e vogla që nuk merrnin dot pjesë në gara vendosën që herën e ardhshme t’i sfidonin konkurentët duke vrapuar pa marrë pjesë “ligjërisht” në garë, tek rruga e pashtruar ngjitur me murin e shkollës. Madje kishin përgatitur edhe një kupë fituesi prej shkarpash…
Dhe momenti erdhi. 
Të treja vogëlushet morën pozicion për nisje përkrah konkurentëve vetëm se disa hapa larg tyre. Kur mësuesi dha shenjën e start-it, u lëshuan të treja si vetëtima të vogla e sigurisht mbërritën në destinacion shumë më shpejt se konkurentët pjesmarrës në garë.
Garën e fitoi tezja e dytë. Ishte në klasë të pestë. Ngriti dhe kupën me shkarpa e thërriste me gëzimin e fëmijës: “Fitova, fitova!”
Sigurisht që drejtori i shkollës nuk e pranonte dot këtë lloj sfide që i bënë 3 vogëlushet e pafajshme, dhe për këtë i uli të trejave notën në sjellje (që ishte diçka shumë e rëndë për kohën, dmth paralajmërim për përjashtim nga shkolla), thërriti nënën e tyre (nonën time gojëmjaltë që i rriste këta jetimë me shpirt ndër dhëmbë) në takim urgjent për ta bërë për “ujë të ftohtë” me këta armiq që rriste gjithë kohën, e sigurisht që edhe i rrahën në shkollë vajzat si shpërblim. 
Por mësuesi i fiskulturës, fshehurazi të tjerëve, i komplimentoi ato jo vetëm për shkathtësinë që kishin, por dhe se mësonin shumë në kushte tepër të vështira, se ishin të afta të përballonin fyerjet e dhunën me dinjitet e se pavarësisht se çfarë u ndodhte çdo ditë në shkollë e donin atë, donin librat e shokët e shoqet e tyre. 
Këto ndodhira në fakt ishin e zakonshmja e përditshme e tezeve te mia. E jashtëzakonshmja ishte përgatitja e pakos një herë në 2 a 3 muaj që i dërgohej dajës tim në burg, në kushtet e një varfërie ekstreme. Do ta sjell dhe këtë “event” dhimbjeje në një moment të dytë.
p.s. pse ndodhnin këto gjëra? Ndodhnin sepse komunizmin e diktaturën tek ne e sollën injorantët akute, pjesa më nallbane e shoqërisë së kohës që e kishin kuptuar se vetëm me dhunë e shkatërrimin e shpirtit të njeriut të vërtetë, do të bënin ata karrierë e do të kishin mundësinë e përhershme të mos e linin shqiptarin të ngrinte kokë asnjëherë. E në fakt, e vetmja gjë që nuk gabuan ishte kjo! 
Koka po ulur i mbeti Shqipërisë! 

.

Marrë nga Muri i Fb i Ervina Toptanit, 1 dhjetor 2021

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.