back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Ndoc Nikaj (1864-1951) – Poezia Shqipe

Gazeta

Dom Ndoc Nikaj (1864-1951)
Dom Ndoc Nikaj (1864-1951)

Ndoc Nikaj (1864-1951)

Poezia Shqipe

Klerik katolik, prozator, poet dhe botues, i konsideruar si “Babai i prozës gege” apo edhesi “Babai i romanit shqiptar”.
Krijimtaria letrare e këtij shkrimtari përfshin më se 30 vepra me përmbajtje të ndryshme. Elementi kryesor i të gjitha veprave, pothuaj është marrë nga jeta shqiptare, ku përshkruhen zakonet e lashta dhe fisnike të shqiptarëve, bëhet fjalë për historinë e kombit, subjektet e tija janë të gjitha nga jeta e njerëzve tanë.
Vepra më e rëndësishme është “Historia e Shqypnis”, vepër me 414 fq., botuar në Bruksel më 1902.
“Vepra e tij Historia e Shcypniis ch’me fillesë e deri më kohë kur ra në dorë të turkut” mbahet e para sprovë e historiografisë shqiptare në gjuhën shqipe.
Ishte pronar i një prej shtypshkronjave më të vjetra në Shkodër, shtypshkronja “Nikaj” në të cilën janë botuar edhe numrat e parë të revistës “Hylli i Dritës”.
“Homeri” shqiptar Gjergj Fishta duke u mbështetur te pseudonimi më i përdorur i kolegut, i kushtoi poezinë Nakdominicipedia në hyrjen e vëllimit të tij me satira, Anzat e Parnasit.
Disa nga veprat e shumta botuar prej autorit në fjalë:
“Vakinat e Kishës” (1888), “Marcja e Turkis” (1902), “Historija e Turkis” (1902), “Bleta ndër lule të Parrizit” (1907), fletorja “Koha”, Bashkimi, “Besa Shqiptare” etj. (1910-1921), “Kalendari me diftime gjithfarësh” (1910), “Diftime të natyrshme” (1912), “Bleta e re” (1912), “Shkodra e rrethueme” (Pjesa I, 1913), “Shkodra e rrethueme” (Pjesa II, 1913), “Abetari i vogël për Msojtore” (1914), “Të ndollmet e Kishës” (1914 – botim i dytë), “Abetari i madh” (1914), “Libri i Blertë i Italis” (1915), “Kndime të Para” (1915), “Diftime të Natyrshme të unjishme” (1915), “Tivari i marrun” (1915), “Bisedime Shqyp – tedeshk” (1915), “Abetari” (dorë e dytë 1916), ”Histori e Shcypnis” – “Përmbledhje e historis së Shqypnis për shkolla” (pjesa e parë, botuar në Bruksel me 1902 dhe e dyta, botuar në Shkodër, më 1917), “Bukurusha” – roman historik (1918), “Ulqini i marrun” – roman historik (1918), “Burbuqja” – roman historik (1920), “Motra për vllanë” (1924), “Kalendari”, “Shqyptari” (1906, 1914, 1915) etj.
Pas çlirimit, Nikaj ishte pjesë e presidiumit të mbledhjes që themeloi Lidhjen e Shkrimtarëve në vitin 1945.
Pas një viti u arrestua nga autoritetet e regjimit, më 9 shtator 1946, në moshën tetëdhjetedyvjeçare, dhe vdiq në burgun e Shkodrës pesë vjet më vonë, në janar 1951.

Dom Ndoc Nikaj - Kujtime të nj jete së Kalueme
Dom Ndoc Nikaj – Kujtime të nji jete së Kalueme

“Kam mét jetim…” nga Dom Ndoc Nikaj

Gjetht jan tui ramun, era tuì fry,
Lulet kréjt kputen, bima tui zdèsh,
E koha kohen m’nji tui e shty,
Vjeshta tek duket, vjen me na ndèsh;
Mù m’lkundet zemra gjith n’permallim:
Kam mét jetim!

Vyshken e thahen gemat nder pèm,
Faqen, tui ndrruè, toka difton,
Zèmra m’shtërngohet prèj hidhnimit t’ém,
Rri tui kujtué, për mende m’shkon
Bàb e Nàn pata, m’làn vetëm shqim:
Kam mét jetim!

Shof fmin e tjerve t’veshun e t’gzùm,
Kah i puth Nàna, kah i merr me t’mir,
Me petka t’bukra e t’lam e t’ndrrùm,
T’veshun e t’mbathun me petka dlir,
E mu m’thèr zemra mbush me vajtim:
Kam mét jetim!

Ndij fmin kah thrrasin, Nàn, gjith sa hèr,
M’bahet se zemra m’thot edhe mù,
Nàn, kuj me i thirrun t’pakten njihér,
Por nuk kam Nàn, m’épet me vajtù,
Vrap ngas kah shpija plot me hidhnim:
Kam mét jetim!

Rrì si i vorfën gjith-hér m’njen an,
Kush nuk m’ven n’préhen kush nuk m’përgzon
Kréjt jam i vétëm prej se s’kam Nàn,
E n’terr moti gjith’ hér mù m’shkon,
Nuk m’qéshet buza, nuk kam kurr gzim:
Kam mét jetim!

.

Marrë nga muri i FB i Saimir Z. Kadiu, 13 dhjetor 2022

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.