back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Në kërkim të të tretit – nga Leka Ndoja

Gazeta

Leka Ndoja dhe Zef Gurakuqi
Leka Ndoja dhe Zef Gurakuqi

Në kërkim të të tretit

nga Leka Ndoja

Analistë paramilitantë janë shprehur se ekziston nji grup i tretë brenda grupimit parlamentar demokrat. Kaq! Nuk jepen të dhëna të mëtejshme.
Kolona e pestë – mund të jetë nji mundësi – mbasi ajo vepron në heshtje, siguri dhe vendosmëri vrasëse.
Nëse numerologjia u duhet ligjvënësit primat për të udhëheqë qeverisjen – interesi i publikut përqëndrohet tek humbësi ose aty e drejtojnë mesazherët mediatikë. Gjithsesi ky interes po të përqëndrohej të përbërësit e pozitës do të kish pak të dhëna se të përbashkuar që në L2B ose të shtirur si pasues të dikurshëm mund të dallohesh vetëm nji hijesë zbehtë regjionale të trashëguar nga PPSH. Të ndarë në krahun militarist të Z1op – krah ideologjik qendrës së djathtë ka disa nëndarje mikroregjionale dhe në atë të biznesit post viteve ’90, që nuk ka ngjyrim politik dhe është gjithmonë në kontradiktë me trashëgiminë puniste të para viteve ’90. Ekuilibri mes tyre siguron dualizmin fitues të kësaj klase pseudo të majtë të cilët vetflijojnë personalitetet para aktorit dominant – të pushtetit. Ky vetëm menaxhon dhe estetizon dy burimet e fuqisë dhe kjo është fuqia shtesë si garante e ushtrimit të pushtetit.

Kuvendi i PD-se - 30 Prill 2022
Kuvendi i PD-se – 30 Prill 2022

Ndërsa grupi i tretë i PD nuk ka kokë mbasi janë të produktuar nga klasa e biznesit – janë aksionere pa kredenciale politike – janë letra me vlerë – transfertat e tyre nuk janë politike, por Bitchoin që ndryshon vlerën sipas tregut fluid të kartonit parlamentar. Kjo është arsyeja që ato nuk janë numra të qëndrueshëm, por si shkuma e detit treten para bregut të politikës së ditës.
Kështu grupimi i tretë nuk ekziston – por atmosfera e kërkimit rreket ta zbulojë nga ndryshimi i gravitacionit që ky grup shkakton të ndryshimi i trajektoreve të dy grupimeve bazë të Demokratëve. Primatet kundër Skizmatëve janë forca ndarëse dhe ndarja sjell ekspandim!
Marre nga Muri i Fb i Vrethee Lnika, 2 maj 2022

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.