back to top
-0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Në kujtim të Rin Monajkës – nga Sokol Parruca

Gazeta

Rini Monajka (1950-1997)
Rini Monajka (1950-1997)
Në kujtim të Rin Monajkës
nga Sokol Parruca

Rini meriton shumë më tepër nga sa mund të shkruajmë ne që e kemi njohur…
Elegant në paraqitje e tepër fin në mendime, sjellje e qëndrim.
Shokun tim të sportit (ishim të dy me të rinjtë e Vllaznisë) dhe takoheshim pothuajse çdo ditë… I urtë, i zgjuar, tepër i edukuar e me kulturë… po i heshtur dhe disi i tërhequr si tip, megjithatë me jepte kënaqësi kur e takoja e bisedoja…
Ndodhi, diku aty nga fundviti 1980, që filloi të më shmangej disi. E ndjeja… ndonëse vështrimi i tij ndaj meje nuk e kishte humbur asnjëherë shkëlqimin e miqësisë…
Asokohe, nuk arrija ta kuptoja shkakun e këtij ndryshimi te Rin Monajka ndaj meje. Kurrë nuk i kishim dhënë arsye njëri-tjetrit për këtë lloj ftohje. Më vonë e mësova, ditën që e kishin arrestuar… ndërkohë unë punoja e banoja në Tiranë. Ai kishte dalë haptazi kundër sistemit, duke qenë edhe ndër organizatorët e rrëzimit të bustit të Stalinit… Atëherë e mendova, se ai shikim i tij, sikur donte të më thoshte mos rri me mua, ndofta për të mos më implikuar… ose çka është më e besueshme, ai më njesonte edhe mua si pjesë e sistemit çka natyrshëm kishte sjellë ftohjen e miqësisë mes nesh… Sidoqoftë, nuk më linte meraku pa pyetur për të… E vërteta ishte se e kishin rrahur, torturuar, sakatosur e shpërfytyruar deri në atë gjendje sa më pas ato plagë e rënduan keq shëndetin e tij, sa i morën edhe jetën…

Shkoder - 14 Janar 1990
Shkoder – 14 Janar 1990

E askush nuk u dënua…!
Iku Rin Monajka, u harrua, për t’u kujtuar vetëm nga familja, të afërmit, shokët e askush tjetër. Ndonëse, ai veproi guximshëm me bindje dhe i vendosur kundër atij sistemi… sot nuk shohim një pllakë, një gur, një rrugë apo rrugicë të mbajë emrin e tij, pse jo edhe një bust ku të përjetësohej akti i tij! Rini dha jetën për ideal e demokraci… edhe pse në të gjallë të tij qe fjalëpak, modest, i pa bujë dhe e urrente mburrjen… Ai mbetet një hero i vërtetë i demokracisë… dhe si një hero i tillë, ai duhet të gëzojë të gjitha nderimet, vlerësimet dhe respektin.
Urtësia e modestia që po e ndjek Rinin edhe mbas kaq vitesh që e kemi humbur duhet të shërbejë si një ftesë për vëmendje ndaj këtij njeriu, që nuk e mbajti veten për hero… po që shokët dhe shoqëria ia dhanë titullin e heroit.
Mirënjohje e nderim për Ty Rin
Pushofsh në paqe mik,

Marrë nga Muri i FB Sokol Parruca, 15 janar 2021

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.