back to top
4.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Në rrugët tona qarkulluan Tanke dhe Trupa amerikane, sikurse në Kanada… dhe Ukraina me Federatën Ruse sot… nga Klajd Kapinova

Gazeta

Sanksionet ndaj Putinit
Sanksionet ndaj Putinit
Në rrugët tona qarkulluan Tanke dhe Trupa amerikane,
sikurse në Kanada… dhe Ukraina me Federatën Ruse sot…

nga Klajd Kapinova

Presidenti rus Vladimir Putini, tha se do t’u shpallte luftë të gjithë vendeve të NATO-s dhe do të bombardonte të gjithë bazat e NATO-s në Poloni, Rumani, Estoni, Letoni, Lituani dhe ndoshta edhe bazat në Itali dhe Gjermani në rast se vendet e NATO-s përdorin avionë F-16, në ndonjë nga aeroportet dhe bazat e tyre, për të marrë pjesë në bombardimet e trupave ruse në terren.
Kontrolluesit e “fakteve” të FakeBook-ut, thonë se nuk ka asgjë për të parë këtu, vetëm janë “ushtrime” (stërvitje) verore!
Më 17 qershor 2023, qytetarët amerikanë në shumë zona të SHBA-së, janë befasuar që tanket, trupat, avionët sulmues po lëvizin lirshëm në rrugë, në të gjithë vendin.
Videoja, më poshtë tregon tanke në autostradat e Idahos, helikopterët Osprey, duke hedhur marinsat në lagjet rezidenciale të banuara të Kalifornisë dhe ngarkesat e trenave me forca të blinduara moderne ushtarake, që lëvizin në Montreal, Quebec, të Kanadasë.
Në këtë mënyrë videot e bërë virale në rrjetet sociale, tregojnë kjartë lëvizjet ushtarake në Larksper, Kaliforni, ku avionët Osprey të Korpusit të Marinës së Shteteve të Bashkuara po hedhin trupa parashitiste në lagjet e banuara.
Gjatë orëve në vazhdim nga shumë zona të ndryshme u raportuan lëvizje masive ushtarake në shumë shtete. Më pas, pamë në internet disa video nga njerëzit në makinë dhe kalimtarë të shumtë që jetonin në Idaho, të cilat tregonin një grup armësh të rënda artilerie vetëlëvizëse M1A1 Abrams M109, që vepronin në rrugët e Idaho Falls, ID apo JO në rimorkio me shtrat të sheshtë që lëviznin pa pushim, por përkundrazi po funksionojnë apo qarkullojnë ditën për diell përgjatë rrugëve publike të qyteteve etj.
Këto ditë, në më shumë se 27 shtete të SHBA-së, si: Washington, Idaho, California, Arizona, Colorado, Texas, Oklahoma, Kentacky, Iowa, North Carolina, South Carolina, Virginia, New York, New Jersey dhe Pennsylvania (ku mbi të gjitha qyteti i Philadelphia ishte nën kontrollin e forcave ushtarake) etj., janë parë (fotografuar dhe regjistruar në videot amatore nga kalimtarët e shumtë), lëvizje të shpeshta të pazakonshme të ushtarëve dhe armatimeve të rënda amerikane, në rrugë, ajër, zonat rurale dhe qytetet kryesore të vendit…
https://halturnerradioshow.com/index.php/en/news-page/world/tanks-troops-deploying-inside-u-s-a-and-canada

Video virale përhapin frikën e lëvizjeve ushtarake në Kaliforni pa asnjë arsye

Gazetari Matt Novak, si kontribues i FOIA dhe themeluesi i Paleofuture.com, duke shkruar lajme dhe opinione, për çdo aspekt të teknologjisë, tregon videot virale, ku helikopterët ushtarakë në Kaliforni, duken sikur po bëjnë një komplot apo puç ushtarak.
Një video virale, për lëvizjet ushtarake në Kaliforni, sugjeron se një lloj lufte kundër amerikanëve të zakonshëm do të ndodhë!? Dhe ekspertët për të mos përhapur panik, dhe për të kontrolluar shqetësimet e drejta të qytetarëve etj., thonë se llojet e avionëve ushtarakë të paraqitur në foto, janë normale për çdo vizitë presidenciale në Kaliforninë Veriore.
Videoja virale, e cila është shpërndarë në Twitter nga një llogari e “verifikuar” e qytetarit të quajtur Derek Broes, e cila përfshin një titull sensacionalist, që shikuesit po shohin diçka te veçantë, e cila “Nuk është një stërvitje”.
Por, siç kanë theksuar në Twitter disa ekspertë të avionëve ushtarakë, nuk ka asgjë të jashtëzakonshme për helikopterët e Marinës, të cilët zakonisht përdoren për të lëvizur rreth Presidentit, stafit mbështetës, gazetarëve dhe detajeve të sigurisë.
Dihet se shteti i Kalifornisë, është shtëpia e 32 bazave ushtarake amerikane dhe ka rregullisht avionë, që qarkullojnë aty rrotull. (Forbes) Ne, po ofrojmë në këtë shkrim edhe disa foto me deçidurën e tyre (caption).
Nëse qytetari amerikan, nuk do t’i kishte bërë publike dhe virale videot e tij, atëherë Shteti dhe Media, sikurse zakonisht do të kishte heshtur, mbasi shpesh nuk njofton fatkeqsisht taksapaguesit amerikanë të ushtrisë sonë. Nga ana e tjetër, vetë Departamenti dhe Sekretari Mbrotjes në Pentagon (Washington DC) heshti, dhe nuk ka dhënë asnjë njoftin zyrtarë, për këtë shqetësim të drejtë të qytetarëve amerikanë.
FakeBook, si rrjet social dhe agjensi qeveritare shtetërore e atashuar apo vetëpunësuar si Zëdhënse në Zyrën Ovale, kërkon të bëj rolin e servilit dhe Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së, duke thënë se nuk ka asgjë këtu për t’u shqetësuar, sepse është një lëvizje rutinë verore…
Ato po vazhdojnë, në mënyrë rutinë të çensurojnë sistematikisht këdo, që zbulon apo ekspozon planet e tyre jo normale, kur tregojnë apo informojnë, duke thënë të vërtetën, e cila nuk përputhet me mënyrat e veprimit të regjimit në fuqi…
Po “administrata” ose regjimi çfarë po bën sot!? Të gjithë e dijnë përgjigjen e pyetjes retorike, se këtu nuk ka administratë, që përfaqson e i shërben popullit amerikanë, por ka vetëm regjim komunist, që po punon për të mbrojtur interesat e veta personale dhe familjes së drejtuesit të papërgjshëm dhe të paaftë të saj.

thumbnail_356008331_238587945625629_6189951000506109555_n
Mos po përgatitemi për një Lufte të Tretë Botërore!?

Fakti tjetër është, se shumë armatime, tanke dhe aeroplane ushtarakë Made in USA, janë dërguar kohët e fundit në një aeroport në Poloni, me destinacion përfundimtar drejt rrugës për në frontin e Luftës në Ukrainë, mendoj se nuk janë shenjë e mirë e ditëve tona…
Nga ana e tjetër, mësohet se Departamenti i Mbrotjes së Federatës Ruse, në një Përgjigje apo Deklaratë zyrtare publike, për mediat botërore, ka ritheksuar edhe një herë, se: “Federata Ruse, do të Asgjësoj Menjëherë të Gjithë Armatimet Ushtarake, të kujdo shtet kjoshin, që dërgohen direkt në frontin e konfliktit (Luftën në Ukrainë), kundër Forcave Speciale Ushtarake Federale Ruse, që po veprojnë në konflikt dhe, se do të godaten (qëllohen) menjëherë me çdo mundsi dhe mjetet ushtarake në dispozicion, pikërisht aeroportet e shteteve “mike”, që janë kthyer në bazë të dërgimit të armatimeve të renda ushtarake, në drejtim të frontit të luftës kundër trupave të Federatës Ruse…!!!!”
Sikurse po shihet NATO “paqësore” dhe të tjerët të përfshirë në këtë konflikt, nuk janë të intesuar asnjëherë për rrugën diplomatike të vendosjes së Paqes mes dy shteteve në konflikt të përgjakshëm të armatosur, aq të domoshme në këtë rajon ish komunist sllav dhe orthodox…
Sipas raportëve në terren, në pjesën Lindore të Europës, mësohet se Rusia, ka furnizuar për vetëmbrojtje (ndaj ndonjë agresioni të mundshëm nga jashtë), me armë bërthamore moderne shtetin vëlla të kufirit, Bjellorusinë (Rusët e Bardhë)…
Më interesant, është fakti tjetër i freskët, se Republika Popullore e Kinës komuniste (me 1.4 billion banorë) nga ana e tjetër, duke shfrytëzuar ujërat e turbullta të politikës së jashtme ndërkombëtare dhe ato të papërgjshme të regjimit komunist të Joe Biden, ka kohë që ka rrethuar me maqinerinë e fuqishme bashkëkohore ushtarake të gjithë ishullin e saj etnik të Taivanit, duke afruar nëndetëse me mbushje bërthamore…
Ajo po pret momentin e duhur të shpërthimit të konflikteve botërore, që ta rimarrë atë me hir ose pa hir (“Paqe”), duke pretenduar me të drejtën historisë, se ai është ishull etnik i saj, ku flitet e njëjta gjuhë (mandarinë), me histori dhe kulturë të njëjtë… dhe kanë tradita e zakone identike, sikurse 45 dinastitë e lashta kineze…
Vetë NATO, si Organizatë Globaliste Majtiste Luftënxitëse, sot fatkeqsisht është kthyer në vegël qorre e politikës së ditës, ka shumë pakjartësi dhe konflikte të thella të brendshme, midis vetë shteteve antarëve të saj, ku shumica e tyre janë shprehur hapur në media, se nuk janë dakord, për një përplasje luftarake fatale të drejtpërdrejtë me Presidentin Vladimir Putin dhe Federatën Ruse, sepse ky shtet me potencial ushtarak dhe mbushje të shumta bërthamore, do të sillte katastrofën apo shkatërrimin biblik të popullsisë dhe civilizimin e shteteve, që e sulmojnë direkt (nën flamurin e grisur politik të kukullës NATO-s), duke sjellë kështu fundin apo shkrirjen e vet dhe të regjimeve luftënxitese, që fshihen pas saj…
Nga ana e tjetër, pasoja të rënda do të ketë nga përdorimi i armëve të shkatërrimit në masë me mbushje bërthamore… edhe në medisin natyror të shteteve të paangazhuar (në NATO apo konfliktin ushtarak), sepse do të ketë përhapje me shpejtësi të pasojave të reja katastrofike të pariparueshme të mjedisit, ajrit, ujërave, mjedisit, shkatërrim total të ekonomisë, kolaps të burimeve financiare, rritjes ë sëmundjeve të ndryshme dhe vdekjeve biblike nga ndotja e mjedisit dhe ajrit me shtetet në kufi, që janë përfshi direkt në konfliktin ushtark.
Të gjithë e dijmë, se Ukraina (shteti më i korruptuar në botë), nuk është shteti i 51-të i SHBA-së dhe ajo nuk është njëkohsisht as antare e organizatës politike e NATO-s…
Për më tepër, dihet se ukrainasit nuk flasin anglisht dhe sot ai shtet sllav ndodhet mijëra milje larg kufirit të SHBA-së. Banorët e saj, nuk kanë paguar dhe nuk paguajnë asnjëherë taksat Qeverisë dhe shtetit amerikanë, por fatkeqsisht ky shtet deri me sot ka marrë nga ish Kongresi Amerikan dhe Qeveria e Majtë Amerikane mbi 200.000.000.000 dollarë nga taksat tona…, në një kohë kur vendi ynë është kthyer në model të vendeve të pazhvilluara të botës së tretë… ku varfëria, papunësia janë sëmundje më të përhapura në çdo shtet; ekonomia e saj është në Reçension, njësoj sikurse ka ndodhur në vitet 1930 dhe 2008…, rrugët, autostradat, aeroportet, shkollat, parqet, spitalet, stacionet e trenave, autobuzave, janë në gjendje të mjeruar dhe shumë prej tyre janë të shkatërruar, duke u vetëshembur nga vjetërsia e tyre…; inflacioni dhe taksat janë rritur në stratosferë janë në shifra astronomike…; kriminaliteti është bërë dukuri e zakonshme dhe pasiguria e jetës, është bërë rutinë dhe kudo janë në shifra rekord…; çmimet e gazit, stok-marketi ka pësuar rënie drastike drejt greminës, si pasojë e politikave rrënuese financiare të Qeverisë së papërgjeshme të majtë komuniste në vend…; qiraja e banesave dhe shtëpive është e lartë, ashtu sikurse ajo e dritave, ujit, gazit për gatim, ushqimeve të përdishme, shërbimeve të ndryshme, makinave dhe në tërësi dhe e gjithë industria e prodhimit të automobilave ka falimentuar…, etj., janë në shifra të frikshme…
Një aspekt tjetër, që po shkatërron çdo ditë ekonominë dhe vendit tonë, është se Qeveria komuniste ka hapur maksimalisht kufirin shtetëror (shkelur ligjet federale amerikane), duke ftuar të hyjnë në territorin tonë miliona të huaj, duke i pritur dhe transportuar ato përmes ushtrisë dhe policisë së shtetit me autobuzë luksozë, me makina dhe aeroplanë natën dhe ditën, jashtë syrit të taksapaguesve amerikanë.
Eshtë pikërisht kjo arsyeja kardinale dhe të tjera, që Kongresi Amerikan, i kontrolluar fatmirësisht nga patriotët republikanë, ka përgatitur këto ditë ligjin për Shkarkimin (Impeachment) dhe Fillimin e Gjyqit kundër të paaftit dhe të papërgjeshmit të fajtorit kryesor Joe Biden Jr…
Ai është akuzuar ndër të tjera për korrupsion aktiv dhe pasiv (cover up) të 12 antarëve të familjes Biden dhe djalit të tij “bisnesmenit” Hunter Biden (Laptop From Hell).
Ai akuzohet me të drejtë për trathti të lartë kombëtare si Komandant i Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të SHBA-së, sepse gjatë tërheqjes së papërgjeshme të forcave amerikane nga Afganistani, fatkeqsisht humbën jetën u vranë nga terroristët talebanë 13 marinsa amerikanë dhe plagosën rëndë 15 marinsa të tjerë në Aeroportin Internacional të Kabulit, sikurse dhe braktisjen e turpshme të mijëra qytetarëve amerikanë të cilët fatkeqsisht edhe sot ndodhen të rrezikuar aty. Ai braktisi mbi 85.000.000.000 dollarë armatime të sofistikuara (në bazën ushtarake amerikane në Afganistan 2001-2021), duke armatosur kështu organizatën talebane, e cila nga Departamenti i Shtetit, është cilësuar si organizata terroriste më e rrezikshme #1 në botë, e cila sot fatkeqsisht është në pushtet në Afganistan etj.
Kështu, sipas burimeve të pavarura jo qeveritare, mësohet se deri tani në territorin amerikan, kanë hyrë në rrugë të jashtëligjshme mbi 15 milion emigrantë të paligjshëm nga 165 vende të ndryshme të botës, të cilët sot fatkeqsisht mbahen dhe paguhen nga taksat tona.
Ato po jetojnë si pasha apo sulltanët e dikurshëm të Stambollit (Turqi), në hotele luksoze me 5 yje, ku çdo natë qëndrimi të tyre për person kushton $700…
Eshtë e rëndsishme të thuhet fakti historik (nga ligji apo amendamenti kushtetues), se për të shpallur Gjendjen e Luftës dhe pjesëmarrjen aktive jashtë SHBA-së, duhet Vendimi me shumicë i votave në Kongresin Amerikan…
Fatmirësisht, këtë radhë Kongresi Amerikan, kontrollohet nga republikanët paqësorë, të cilët nuk duan luftra të përgjakshme dhe të paarsyeshme, ku nuk kërcënohen direkt shteti ynë dhe interesat amerikane.
Patriotët republikanë, nuk mund të bijnë kollaj në grackën komuniste, për të dhënë lejen, për të hyrë në një luftë shkatërrimtare, kur nuk ekziston realisht armiku kërcënues i yni. Nuk besoj, se Kongresi do të bëj një Miratim të tillë absurd, sepse Lufta bërthamore do të sjellë pasoja totale shkatërrimtare të të gjithë aktorëve pjesëmarrës të saj.
Me e keqja është, se pasojat direkte me vdekje prej miliona vetësh, do t’i vuajnë popujt dhe në veçanti populli amerikan, brenda 50 shteteve të saj… Ky veprim shkatërrues ushtarak nga ana e tjetër, do të jetë fundi i regjimeve luftënxitese…

thumbnail_355155388_6871920686171187_7020420548650921228_n
Pse pikërisht Lufta në Ukrainë!?

A është kjo rastësi!? Sa më shumë, që zbulohen dokumente origjinale dhe prova tronditëse, mbi Korrupsionin e Shekullit XXI të familjes Biden dhe tradhëtia kombëtare e tij, në qarqet e larta të politikës amerikane, aq më shumë, ne fatkeqsisht i afrohemi një Lufte të Pakuptimtë Shkatërrimtare Bërthamore Botërore…
Dhe kjo bëhet, për të larguar vëmendjen nga korrupsioni i regjimit komunist këtu, një opsion që gjithnjë të korruptuarit e përdorin si argument, për të mbuluar veten e tyre.
Sleepy Joe Biden dhe familja e tij, fatmirësisht janë kapë me presh në dorë dhe s’ka ku shkon ose fsheh kokën si struci në rërë… Struci në rërë fut kokën, por jo të gjithë trupin sepse nuk e zë…
Fatmirësisht, është kapur me fakte dhe prova origjinale plaku Mere dhe Kongresi Amerikan do ta nxjerrë atë patjetër para drejtësisë popullore të ligjit.

Cila është e vërteta e misionit të trupave speciale federale ruse n’Ukrainë!?

Forcat ruse ngritën një pritë shumë të madhe, që i detyroi ukrainasit të futeshin në kurth qindra metra dhe sapo ushtria ukrainase hyri me mercenarët e NATO-s me tanke dhe pajisje të blinduara importi, helikopterët rusë Ka-52 goditën papritur të gjitha tanket dhe mjetet e blinduara dhe i asgjesuan ato sa hap e mbyll sytë…
Ato sulmuan dhe shkatërruan 103 tanke dhe BTR dhe 755 ushtarë ukrainas dhe mercenarë nga bota vdiqën, në një ditë.
Ky ishte një makth për NATO-n, e cila vazhdon t’i varfërojë dhe shkatërrojë totalisht ukrainasit dhe industrinë e saj dhe në fuqinë e tyre të pamundur rimëkëmbëse ekonomike dhe ushtarake.
Është e rëndësishme të dihet, se kur ushtria speciale federale ruse, filloi një operacion ushtarak në Ukrainë më 24 shkurt 2022, ajo hyri në periferi të Kievit dhe arriti shpejt atje dhe mori pjesën më të madhe të Ukrainës, në më pak se një javë, dhe natyrisht pas kësaj ata u larguan, sepse kjo ishte taktika e tyre ushtarake…
Mediat globaliste Fake New, përfituan nga situata dhe gënjeu në grup non stop popullin, duke thënë se ushtria ruse po tërhiqej, për shkak të disfatës dhe dështimit, e cilat ishte një gënjeshtër propagandistike e pakuptimtë.
Putin, në atë kohë i dha Zelenskit një shans, duke i thënë atij që të mos i bindej urdhrave të NATO-s dhe të mbajë Ukrainën një vend neutral dhe mik të Rusisë, sepse ajo do të zhvillojë marrëdhëniet e saj më vonë dhe do të përmirësojë shkëmbimet tregtare, ku do të përfitojë ekonomia e Rusisë dhe Ukrainës së bashku.
Nëse Zelensky nuk e bën këtë, Rusia do të përmbysë regjimin e tij, do të krijojë një regjim neutral në Ukrainë. Zelensky, tha në atë kohë se ai do të pajtohej kur trupat ruse të largoheshin nga Kievi dhe ai do të njoftonte dorëzimin e Ukrainës.
Ushtria speciale federale ruse, u largua nga Kievi dhe nga shumë zona të mëdha të Ukrainës, por Zelensky e mashtroi Putinin dhe bëri të kundërtën dhe vazhdoi të bombardonte Donbasin rus, kështu që lufta vazhdoi, dhe natyrisht pasi shkatërroi 90% të pajisjeve të ushtrisë ukrainase, gjatë 3 muajve të parë filloi mbështetja e NATO-s dhe e SHBA-së së regjimit komunist të Joe Biden.
Gjatë muajve të mbështetjes perëndimore, Putini përfitoi nga shkatërrimi i pajisjeve perëndimore. Zelensky gënjeu dhe tani ushtria e tij po bombardon zonat kufitare ruse dhe ky rast do të bëjë që Presidenti rus Vladimir Putini të sulmojë përsëri Kievin, siç bëri për herë të parë në shkurt të vitit 2022, dhe sigurisht, duke mos harruar se Rusia i dha Ukrainës dhjetra mundësi për paqe, por ato gjithmonë refuzoheshin nga urdhri, që kishin marrë nga padronët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe direkt nga zyra ovale e Joe Biden.
Periudha e ardhshme, do të jetë shumë e vështirë dhe e fuqishme në skenën ushtarake dhe politike ndërkombëtare dhe lokale mes dy shteteve në konflikt. Ushtria federale speciale ruse, do të sulmojë të gjitha vendet në Ukrainë dhe ajo me apo pa dëshirë, do të bëhet pjesë e Federatës Ruse.
Dhe Presidenti rus Vladimir Putini, tha se do t’u shpallte luftë të gjithë vendeve të NATO-s dhe do të bombardonte të gjithë bazat e NATO-s në Poloni, Rumani, Estoni, Letoni, Lituani dhe ndoshta edhe bazat në Itali dhe Gjermani në rast se vendet e NATO-s përdorin avionë F-16, në ndonjë nga aeroportet dhe bazat e tyre, për të marrë pjesë në bombardimet e trupave ruse në terren.
Që nga fillimi i kundërofensivës ukrainase, vetë Ukraina ka humbur më shumë se 7500 ushtarë, 170 tanke, 330 njësi pajisje të blinduara, 500 tanke dhe BTR, disa raketa të mbrojtjes ajrore gjermane, amerikane dhe ukrainase, dhjetëra armë dhe lëshues, ku Ukraina humbi gjithsej 100% dhe 35 armë moderne.
Kundërsulmi ukrainas, u bë posaçërisht vetëm brenda një dite. Dhe Putin, në fjalën e tij të fundit, për herë të parë, foli për pushtimin e Kievit dhe se ata nuk do të kenë nevojë të mobilizojnë forcat reserve, nëse nuk do të hyjnë në Kiev.
Raketat e rretheve ruse, mendoj se e gjithë kjo bisedë është vetëm një prelud i pushtimit të Ukrainës plotësisht dhe përkon me faktin se disa kohë më parë disa ekspertë, udhëheqës dhe zyrtarë thanë se në rast të dështimit të kundërofensive ukrainase, Ukraina do të jetë e mposhtur përgjithmonë pa kthim dhe do të hapet rruga për ushtrinë ruse të përparojë në Lviv, në Ukrainën Perëndimore, pa rezistencë të konsiderueshme nga ushtria ukrainase.
Presidenti rus Putin, shtoi: “Unë do t’ju them se gabimi më i madh i armiqve të jashtëm dhe të brendshëm të Rusisë, është supozimi se Putini po shtyn “vijat e kuqe”, për shkak të “dobësisë” së tij, në aftësinë e tij për të luftuar.
Këtu bëhet fjalë për atë, që në thelb të gjithë filozofisë se tek Presidenti qëndron parimi kryesor i xhudo-s që ai ka që nga fëmijëria: të bëjë kundërshtarin të ndiejë fuqinë e tij, në mënyrë që në momentin më të papërshtatshëm për të, kur mendon se fitorja është afër, për të kryer një truk të vetëm, por shumë efektiv kundër tij, duke e vënë atë me baballarët.
Kush nuk e ka kuptuar akoma, do të pendohet më vonë. Kjo vlen edhe për Evgeny Viktorovich!”

thumbnail_355140338_6871911782838744_702027921528297924_nFjalët e kryeministrit të Federatës Ruse Dmitry Medvedev

Deri tani media globaliste komuniste europiane dhe amerikane e mbështetur fuqishëm dhe çmendurish nga çensura totale e organizuar nga Big Tech, Cabala, Deep State, rrjetet sociale globaliste komuniste, ku kampione është si gjithnjë FakeBook etj., ka manipuluar dhe gënjyer hapur botën dhe popullin amerikanë mbi dështimet e njëpasnjëshme të Ukrainës, në frontin e luftimeve dhe humbet deri në 400.000 te ukrainasve të pafajshëm, shkatërrimin total të armatimeve dhe dëshpërimin e thellë të asaj pak ushtri ukrainase, që aktualisht udhëhiqet nga Batalioni Neo-Nazi Azov…, mbi luftën e dështuar dhe zhvillimet dramatike të saj sot.
Nga ana e tjetër, shohim se mediat e pavarura dhe jo bythlëpirëse të qeverive globaliste komuniste në botë dhe SHBA, se po tregojnë non stop për fitore e trupave federale speciale ruse, në fushën e betejës, ku media dhe qeveritë globaliste të korruptuara, me ndërgjegje po lejojnë vijimin e kësaj lufte, ku viktimat janë populli ukrainas dhe rus dhe asnjë ushtar i NATO-s dhe ushtrisë amerikane, të drejtuar sot fatkeqsisht nga arkitekti Joe Biden.
“Armiku, ka premtuar prej kohësh një kundërsulm të madh dhe duket se tashmë ka filluar diçka, por pa sukses.
Nuk ka surpriza, pasi regjimi i Kievit nuk ka zgjidhje. Është e nevojshme të justifikohen paratë dhe armët e marra nga Perëndimi.
Zhgënjimi i mikpritësve, mund t’i kushtojë Zelensky dhe Company, jo vetëm postimet e armëve dhe dollarëve, por edhe vetë jetën e tij.
Mjaftojnë disa raporte nga një agjent amerikan, i cili ka kohë që komandonte Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës dhe e gjithë shobla e kokainës do të hidhet dhe vihet menjëherë në dispozicion.
Ata do të akuzohen për shpërdorim parash të taksapaguesve amerikanë. Ata do të urdhërojnë fantazmat radikalë, të godasin një narkoman, për tradhtinë e Ukrainës vendase dhe kauzën naziste Bandera, dhe pastaj ta varin nga këmbët së bashku me miqtë e tij, sikurse dikur varën Duçen dhe juntën e tij fashiste, në sheshin Loreto në Milano.
Prandaj, regjimi i Kievit, ka vetëm një rrugëdalje, të shkojë deri në fund të luftës, duke dërguar mijëra të çmobilizuar në rrugën e sigurt drejt varrit të vdekjes.
Por edhe në këtë rast, nuk duhet të nënvlerësojmë kundërshtarin.
Armiku dhe bota perëndimore, që e mbështet atë, janë gati të bëjnë gjithçka për ta zhdukur vendin tonë nga faqja e dheut.
Prandaj, gjëja kryesore tani është të përqendroheni sa më shumë të jetë e mundur, që t’i jepim një përgjigje të mire atyre.
Ushtria jonë, ka disa avantazhe të rëndësishme, si: në aviacion, forcat e tankeve të blinduara, armët me precizion të lartë dhe epërsinë morale të ushtarëve tanë.
Ne, duhet të ndalojmë armikun, pastaj të fillojmë një ofensive të re.
Qëllimi ynë sot, nuk është vetëm të çlirojmë tokat tona, por edhe të mbrojmë popullin tonë.
Qëllimi ynë, është ulja e plotë epërsisë së regjimit nazist të Kievit…” –
Dmitry Medvedev, Kryeministri i Federatës Ruse

Telegrafikisht kush është kryeministri i Rusisë moderne?

Dmitry Anatolyevich Medvedev (Дмитрий Анатольевич Медведев, 1964), ishte deputet i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, që nga viti 2020. Medvedev, shërbeu si president i Rusisë, midis vitëve 2008 dhe 2012 dhe si kryeministër i Rusisë midis viteve 2012 dhe 2020.
Ai u zgjodh president i vendit të madh sllav, në zgjedhjet e vitit 2008. Politikani i lartë rus, konsiderohej si më liberal se paraardhësi i tij, Vladimir Putin, i cili gjithashtu u emërua kryeministër, gjatë presidencës së Medvedev.
Axhenda kryesore e tij si president ishte hartimi dhe zbatimi i një programi të gjerë dhe gjithëpërfshirës modernizimi, që synonte modernizimin e ekonomisë dhe shoqërisë ruse dhe pakësimin e varësisë së vendit nga nafta dhe gazi.
Gjatë mandatit të Medvedevit, traktati i ri START, për reduktimin e armëve bërthamore u nënshkrua nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara.
Federata Ruse, doli fituese në Luftën Ruso-Gjeorgjiane dhe u rikuperua shumë shpejt nga Recesioni i Madh. Asokohe Medvedev, filloi një fushatë kundër korrupsionit.
Ai shërbeu një mandat të vetëm në detyrë dhe u pasua nga Vladimir Putin, pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2012. Medvedev, më pas u emërua nga Putin si kryeministër.
Rusi politikan me autoritet dhe respekt në vend, dha dorëheqjen së bashku me pjesën tjetër të qeverisë më 15 janar 2020, për të lejuar V. Putinin të bënte ndryshime gjithëpërfshirëse kushtetuese dhe ai u pasua nga Mikhail Mishustin më 16 janar 2020.
Në të njëjtën ditë, Putin emëroi Medvedevin në zyrën e re të nënkryetarit të Këshillit të Sigurimit. Sipas pikëpamjeve të disa analistëve, presidenca e Medvedevit, dukej se premtonte ndryshime pozitive, si në vend ashtu edhe në lidhjet me Perëndimin, duke sinjalizuar “mundësinë e një periudhe të re, më liberale në politikën ruse”.
Ai është sugjeruar nga vëzhguesit si brenda dhe jashtë vendit se kjo shkëputje nga retorika e kaluar është që Medvedev përpiqet të ndryshojë perceptimin e tij publik si një vartës i moderuar i Putinit.

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.