Në vend të hyrjes – Nëse do më pyesi lexuesi…
nga autorja Zyba Hysa
1.Çfarë u nxiti të shkruani një libër historik për Gjergj Kastriotin – Skënderbenë?
-Për të gjetur përgjigjen, se pse kombi ynë është ndarë në pjesë dhe pse në këto pjesë, shqiptarët mbledhim veç thërrimet që lënë të pa pjesët, se çfarëdo pune të ndershme të bësh në atdheun tim, organizimi i shtetit është në mënyrë të atillë, që s’të lë të ngresh kokën, aq më shumë të bëhesh dikushi jashtë lidhjeve me politikën, si një vend i lirë dhe demokratik që e quajmë veten.
Kështu, pa dashjen time, por me vullnet për gjetjen e përgjigjes, fillova studime historike dhe duke ikur pas, shkoj në Konferencën e Londrës, ku mendohej se u bë copëtimi i trojeve tona, por duke lexuar ish kryeministrin francez, Raymond Poincarre, në librin “Lufta e Parë dhe e Dytë Ballkanike si dhe Konferenca e Londrës 1912 – 1913” i cili shkruante, se “Asnjë delegacion shqiptar nuk e përfaqësonte Shqipërinë, përveç Austro-Hungarisë që kërkonte të pengonte daljen në det të serbëve…”, atëherë mendova se copëtimi duhet të kishte ndodhur më parë dhe shkova akoma më pas e qëndrova në mesjetë, pikërisht në periudhën e jetës dhe veprës së Gjergj Kastriotit, Skënderbeut deri në pushtimin osman!
.
2.Për të dhënë përgjigje kësaj pyetje, mendojmë se duhet të kishe shkruar një libër studimor, pse e keni shkruar roman historik?
-Së pari unë s’jam historiane, jam poete dhe shkrimtare, gjithashtu jam një studiuese e vemendëshme, se kam botuar 5 libra studimorë: “Kuzum Baba – Obelisku i Bektashizmit”, “Kur shpirti vallëzon”, “Sharrajt në jetën e Kombit”, “Isuf Luzaj – një shtizë diell mbi Atdhenë” dhe “Komeda”, i cili flet për jetën dhe veprën e Adem Demaçit, libër që e ka marrë Ministria e Kulturës së Kosovës, por për shkak të pandemisë, ende nuk është botuar, kështu hap pas hapi, mendova që ky libër të radhitej i gjashti, por ishte krejtësisht i pamundur, se kuptova që historia jonë ishte më e vërtetë në legjenda dhe mite që tregoheshin nga populli ynë, sesa e shkruar dhe e përkthyer nga dokumentet e arkivave të botës. Ishte krejtësisht e pamundur të nxirrje një libër shkencor për të dhënë përgjigje pyetjes, ndaj duke u mbështetur në fakte të pakontestueshme historike botërore, mendova të ndërtoj skeletin e një romani historik.
.
3.Për Gjergj Kastriotin janë shkruar shumë libra, mendon se romani juaj do të ketë sukses, pas atyre shkrimtarëve të njohur shqiptarë, apo dhe të huaj?
-Kur shkruaj, asnjëherë nuk mendoj, as suksesin, as përfitimin material, jam tërësisht e zhveshur prej tyre, ndaj kam punuar me qetësinë dhe vemendjen që meriton një temë e tillë, e cila mbetet përherë e nxehtë, se të paktën, aqsa kam lexuar unë nga autorët shqiptarë, përsëritin Marin Barletin duke u shprehur me fjalë të tjera, pa zbardhur të vërtetën e punës misionare dhe luftës së heroit tonë kombëtar…
Gjergj Kastrioti në këtë roman është rrëfyer i plotë, pra qysh nga fëmijëria e deri në vdekjen e tij të parakohëshme, pra dua të them, se periudha e qëndrimit tij në Perandorinë Osmane, zë vendin më të rëndësishëm në romanin tim historik, periudhë që nga autorë tjerë, ose ceket tangent, ose lihet fare në harresë dhe kjo bën që ende diskutohet “tradhëtia” e Gjergj Kastriotit ndaj sulltanit, por në të vërtetë qëndron krejt ndryshe…
Historia tek ne shkruhet me kapërcime, por pa u thënë shkaku, nuk del e vërteta e pasojës, se siç ka deklaruar z. Artan Lamaj, në përurimin e librit “Jo vetëm Hymni i Flamurit” të autorit italian Paolo Muner, organizuar nga “SHLUJ WISDOM UNIVERSITY” në Tiranë, se: “Ne e shkruajmë historinë si lindorët, që kur e fillojnë e dinë se ku do të mbërrijnë…” pra historia jonë edhe si përrallë të tregohet, del e pa kuptimtë, pa logjikë, shkurt, nuk mbahet parasysh filozofia e historisë…
.
4.Si mund të bëni filozofinë e historisë, kur për Arbërinë nuk lejohen të nxirren ende të vërtetat historike?
-Një sekret historik e mbanë të fshehur vetëm ai shtet që ka gjënjyer dhe ka krijuar historinë e tij mbi bazën e gënjeshtrës e kjo dihet, se të gjitha shtetet fqinjë, për fat të keq, kanë ndërtuar historinë e tyre, duke përmbysur tonën duke e mitizuar dhe krijuan histori mitike si të tyren, që ne ta besojmë, në rast të kundërt, do dilnim edhe ne pa histori (por më mirë pa histori, se një histori të gënjeshtërt).
Mendoni, disa shekuj pa arsim, pa shkrim e lexim, vetëm me dijen hyjnore kemi mbijetuar e më mirë që s’kemi lexuar, në gjuhën e huaj, se do kishin harruar gjuhën tonë…
Duke shkuar në mesjetë, duhet të gjykojmë si në mesjetë, jo sipas kohës moderne që jetojmë sot, por fatkeqësisht, pa u zbardhur mesjeta, ku kombi ynë pësoi shqelmat e të gjitha vendeve europiane, si dhe Perandorisë Osmane, ne përherë do quajmë mik armikun dhe mikun do e quajmë armik… Po të dimë egërsinë e Europës ndaj nesh, është ajo qё duhet të na përulet e jo ne të shkojmë të trokasim si lypsarë, Europa dhe sot e kësaj dite, ushqehet nga raca jonë e detyruar të ndërrojë besim, emër, gjuhë për të mbijetuar heretizmit të egër të katolicizmit dhe sigurisht, edhe të ortodoksisë greke e serbe…
.
5.Nuk mendoni, se me këtë roman, nxisni konflikte mes Feve, apo mes nesh dhe Feve?
-Shqiptarët kurrë nuk kanë ushqyer konflikte, përkundrazi, kanë qenë aq paqësorë, saqë i pranuan barbarët si vëllezër dhe ata u futën thikën pas shpine, por e keqja jonë ka qënë, se, duke mos i thënë të vërtetat, na kanë marrë për naivë, të pazhvilluar, deri tek shprehja “Majmunë me bisht” por siç ka thënë një shkrimtar strugan, i cili jeton në Suedi (Daja), se një fshatar nga Struga është më i mençur, sesa një akademik nga Suedia, apo ndonjë vend tjetër, po kështu edhe filozofi shqiptar, Isuf Luzaj, i cili nga përndjekja satanike e diktaturës komuniste, u detyrua të jetojë në Amerikë, në dorëshkrimet e tij kam lexuar, se konceptet filozofike të një mendimtari të madh (nuk po më kujtohet tashmë as emri i filozofit, as i fshatarit), i kish dëgjuar nga një fshatar nga Sevasteri i Vlorës.
Në pamje të parë, duket absurde, por të gjithë ata që kanë shkruar Librat e Shenjtë, ata që kanë zbuluar të fshehtat e misterit… kanë qenë nga raca jonë, ata s’kishin nevojë për shkollë, ishin vetë shkolla, natyra, apo Zoti, i ka pajisur me dije dhe intuitë të jashtëzakonëshme, ndaj dhe raca jonë ka provuar genocidin më të egër në shoqërinë njerëzore (këtu përfshihen edhe hebrenjtë, si degëzim i racës sonë, hebrenjtë e lashtë kanë folur shqip), kjo për të vjedhur Shkrimet e Shenjta, për t’i manipuluar në përshtatje me Fetë e tyre dhe kështu vetëm duke i zhdukur, kanë marrë librat e shkrimeve të shenjta, duke i lënë pa autor, se autorët dalin me origjinë pellazgo-iliro-shqiptare.
Kjo gjë ka ndodhur edhe në të shkuarën e afërt, në kohën e komunizmit, ku mendimtarët vriteshin dhe sekuestroheshin veprat dhe u vihej autor një zagar që lihte për politikën dhe bëhej mbret i politikës, i mendimit, i shkencës, i letërsisë… kjo duke filluar nga veprat e Enver Hoxhës, Ismail Kadaresë e gjer tek autorë të huaj, të cilët merrnin punën dhe mundin e shqiptarëve.
Vetëm një shembull do u them: teksa isha në përkujtim të Sabiha Kasimatit, nga Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo”, drejtori i këtij Instituti, Uran Butka, deklaroi, se studimit voluminoz të kësaj shkencëtarje mbi faunën e deteve tona, pasi e vranë, i dhanë autorësinë e dy autorëve të huaj; një serb dhe një rus.
Gjatë studimeve kam gjetur, se e gjithë literatura e ortodoksisë ruse, është marrë nga biblioteka e Konstandinopojës, pas pushtimit osman dhe e ka përkthyer në rusisht shqiptari, Mihal Artioti, të cilit i ndërruan emrin në Maksim e pasi mbaroi përkthimet, e izoluan dhe i hoqën të drejtën të kthehej në vendlindje derisa vdiq dhe arsyeja e vetme, ishte të mos dilnin në shesh manipulimet dhe autorësia e librave të shenjta.
Për t’i dhënë përgjigje pyetjes suaj, të dashur lexues, po u pyes ju, keni dëgjuar ndonjë katolik shqiptar të hyjë në konflikte me një musliman, apo ortodoks shqiptar, apo katolikët kundër myslimanëve, apo ortodoksëve? Besoj se kurrë! E dini pse? Sepse shqiptari nuk beson në asnjë Fe, ai beson vetëm shenjtërisë së tij të shprehur në Librat e Shenjta! Kështu edhe libri im, kurrë nuk nxit konflikt, por zgjon ndërgjegjen kombëtare për të qënë vërtet krenarë që jemi shqiptarë dhe bota duhet të përulet me nderim përballë çdo shqiptari, se atë pak njerëzi që kanë fituar nëpër shekuj e kanë dhuratë nga raca jonë që u hapi derën për t’i bërë njerës të kulturuar, me cilësi fisnike hyjnore, që për fat të keq, edhe sot i mbajnë si stoli të racës së tyre, vetëm për të treguar se janë fisnikë, për të na quajtur ne barbarë, por me anë të këtij libri dua t’u tërheq vemendjen, se nuk quhesh fisnik, se vishesh mirë, ha mirë, flet fjalë të kulturuara… por sillesh barbar, është më mirë të mos i kesh privilegjet, por të jeshë fisnik në sjellje, atëherë njeriu jeton njerëzishëm!
Nuk janë pa qëllim fjalët e ambasadores amerikane Jury Kim, e cila tha para shqiptarëve: “Edhe e besoj, se si fryma e Skënderbeut dhe Washingtonit janë të gjalla këtu dhe atë frymë dua tu them, që ta mbani gjallë…” dhe unë në këtë roman, i cili më ka kushtuar plot 6 vjet punë kërkimore dhe krijuese, nuk kërkoj të nxit konflikte ndërfetare, por të mbaj gjallë frymën e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe të Washingtonit, i cili ka qenë me origjinë shqiptare, se gjithë bota e shikon dhe e ndjen katastrofën nga ku e ka futur largimi nga besimi hyjnor, duke e zëvendësuar atë me Fetë, të cilat nuk kanë bërë gjë tjetër, vetëm kanë edukuar njerëzimin tjetër të mendojë e tjetër të veprojë, duke bërë një jetë fallso, të pakuptimtë, vetëm duke rendur drejt të mirave materiale, pa kuptuar, se shpirti nuk mbushet kurrë me llogari bankare, por me jetë reale, duke jetuar si i barabartë mes të barabartëve, se para lindjes dhe vdekjes jemi të gjithë të barabartë, pse të mos jemi të barabartë edhe gjatë jetës, kur çdo njeri ka një trup për të veshur, një stomak për të ushqyer dhe një shpirt për të kënaqur…
Me respekt të pakufishëm për lexuesin tim të mrekullueshëm!
(Autorja)