Në vend t’nji bejte nga Pier Kolond
Tung’jatjeta mor zotni.
Piqi kambt nji here n’hi,
se kuvendi bahet n’log
e jo deg e m’degë, si zog.
T’ishte puna degë e m’degë,
t’kishim pru rreth dy-tre gegë.
Nji dibran, ndoj mirdituer
për me t’sjellë kryq e tërthuer.
O n’daç ti, nji djalë prej Shkodret
për me t’sjellë rreth e rreth kodret,
sa me t’ardhë mendja vërdallë;
me t’u dukë vedja budallë!
N’mos paç gja ti nën kasketë,
hiqu nesh, s’kem’ gja me tretë.
Tuj lexue mos harxho frymë;
shkrueje n’ujë; e njite m’pshtymë.
Hallin ty, unë po ta kjaj
se po t’rren njajo uzdajë,
që t’na lesh ne me gojë hapt
ka po shin ti marë e mrapshtë.
Jo, zotni. Te na s’xanë vend.
Na i ka falë Zoti njaq mend
sa me i fute shekat nër rrathë;
e s’po t’hamë sapun për djathë.
Në njat’ vend ku sod ti je,
për me hypë na rrejte ne.
Veç t’na rrejsh herën e dytë
ne ma mirë na plaçin sytë!!
Në t’u dukt vedja i pashok,
veni i herë ti kambtë përtokë.
Po t’kujtoj fjalt e Dom Ndreut,
thanë bylbylit n’dit të sh’Ndreut:
-Se ky shekull ndrron or e çast,
herë bjen lod, e herë bjen gaz.
M’duket, erdh dita ksaj radhë
njat karrig’ me e kja me mall!!!
5 qershor 2013 (fb)
Pier Kolond asht pseudonimi letrar i Pjerin Ndrekës