Nedim Ismail Vlora, një mashtrues profesionist
nga Fredi Sulaj
Rreth 10 vite më parë më ra në dorë një libër i shkruar nga Nedim Vlora, me një bashkëautore shqiptare, pedagoge në Universitetin Ismail Qemali, Vlorë.
Gjatë leximit gjeta që familja Vlora e ka prejardhjen prej bejlerëve të fshatit Kashtëbardhë të Lushnjes, përkundër historisë së njohur zyrtarisht dhe të konfirmuar nga njohësi më i madh i historisë së osmanëve, Syrja Bej Vlora dhe biri i tij Eqerem bej Vlora, se bëhet fjalë për prejardhjen nga bejlerët e fshatit Qishbardhës në Vlorë, krijuar ns shekullin e 15. Kjo familje ka mbartur mbi supe të mirat dhe të këqiat e këtij emri në raport me kohën, duke qënë se stërgjyshi i tyre, Gjegju Sinan Pasha ishte nip në familjen princërore kroate dhe dhëndër i derës së Sulltanëve dhe për pasoje pasardhësit kanë gjak princëror…
Ndoshta Nedimi mund të ketë synimin e lindjes së familjes Vlora nga hiçi për ta shmangur këtë prejardhje që për të duhet retushuar, por që në fakt e bën më interesante familjen dhe pasardhësit e bejlerëve të Qishbardhës…
Më pas lexova për Kashtëbardhën e Lushnjes që është një fshat i krijuar në shekullin e 18, banuar në vitin 1910 dhe ka një histori me emra familjesh dhe personash, por asnjë lidhje me familje bejlerësh si më poshtë…
Biografia e fshatit Kashtë-Bardhë
Fshati Kashtëbardhë ndodhet 5 km në jug-lindje të qytetit të Lushnjes. Nga pikpamja gjeografike, fshati ka shtrirje kodrinore dhe pjesërisht në fushë. Sipas ndarjes territoriale të vitit 2015, bën pjesë në njësinë administrative Karbunarë (Bashkia Lushnje). Kashtëbardha kufizohet me këto fshatra: Stan-Karbunarë, Qerret, Jeta e Re dhe Mollas. Kashtëbardha ka kushte të favorshme klimatike e tokësore për zhvillimin e kulturave bujqësore dhe drunore. Fshati shtrihet në një kodër të bukur e njohur si Kodra e Golldares. Pranë fshatit kalon rruga Lushnje-Berat. Në mes të fshatit kalon një përrua që banoret e quanin Përroi i Hamzait. Fshati Kashtë-Bardhë mendohet të jetë formuar në shek. XVIII. Sipas dokumentave, fshati më parë ishte i njohur me emrin Golldare. Në hartat Italiane shënohet Kalldare, këtë emërim ka mbajtur deri në vitin 1950, më pas u quajt Kashtë-Bardhë, sepse rritej shumë kashta e bardhë. Banorët e parë kanë ardhur në vitet 1910-1920. Familjet e para që u vendos në fshat ishte ajo e Alush Arapit që më vonë u zhvendos në fshatin Kadije të Lushnjes dhe Ahmet Dajës, që banonte poshtë kanalit të sotëm. Më pas pasuan familjet e tjera si: Metan Çemeri, që më vonë trasferohet në Qerret e rikthehet përsëri. Rrap Qerreti me vendbanim poshtë varrezave të vjetra të Kashtë-Bardhës. Ram Qerreti, Muharrem Binjaku, Hysen dhe Hamza Nezha të ardhur nga Kosova e Vogël; Vesel Qose, Faik Haxhiu, Isa Haxhiu etj.Varrezat e vjetra ndodheshin në afërsi të shtëpisë së Brahim Cemerit sot. Më vonë fshati u popullua edhe nga fiset Toshkollari, Hatia, Kulla, Pajolli, Gjata, Shehu, Spaho, Meta, Musaku, Xhihani, Bendo, Pepa, Dubare, Muço, Cjapi, Manllia, Agolli, Xhafa, Bushi, Dulja, Ceka, Merelli, Kofsha, Beqiri, Mullai, etj.
Në vitet ’30, fshati kishte njq pijetore, ajo e Dalip Qerretit qq ndodhej midis banimeve të sotëshme të Behar Gjatës dhe Kastriot Toshkollarit. Kishte një mulli vaji në pronësi të Rrap Qerretit dhe dyqani i Ram Qerretit që ndodhej në afërsi të shtëpive të Agollëve (sot) Në vitin 1958, fshati u përfshi në kooperativën bujqësore. Me 15 shtator 1965, u hap shkolla e parë 8-vjeçare, një shkollë model, të cilën Ministri i kohës e vlerësoj si më të mirën në rrethin e Lushnjes. Për fat të keq shkolla u dogj në vitin në 2015.
Ndryshimet që ndodhën në fillim të viteve ’90, sollën largimin e një pjese të banorëve. Në statistikat e vitit 2015, fshati Kashtë-Bardhë numeronte 958 banorë të ndarë në 253 familje. Banorët karakterizohen për mikpritjen dhe bujarinë e tyre…
***
Fillova të dyshoj për personalitetin publik të Nedimit, pasi kërkonte të bënte një mashtrim për arsye që unë nuk e kuptova, por nuk gjeta shkak ta publikoj.
Sot më tërhoqi vëmendjen një intervistë e tij në media, ku ai guxon të lëvrojë mashtrime historike…
-Së pari ai deklaron se Ismail Bej Qemali dha dorëheqjen se e keqkuptuan dhe se dëshironte një Mbret myslyman me botkuptim europian… kur në fakt në gjyqin e Beqir Grebenesë, doli që Ismail Beu kishte rënë dakord me Sambollin që në Shqipëri të vinte një Mbret nga dera e sulltanëve të Turqisë që do të realizohej me grushtin e shtetit të Beqir Grebenesë me një komando turke prej 420 ushtarësh. Grebeneja u kap nga garnizoni holandez dhe u gjykua, ndërkohë Fuqitë e Mëdha, i kërkuan Ismail Qemalit dorëheqjen e menjëherëshme si antieuropian, i cili e bëri pa mëdyshje. Më pas ata nuk patën më interes për Ismail Beun pasi e konsideronin të pabesë, sepse në dakordimin e ndërtimit të shtetit shqiptar në vendimin e Fuqive të Mëdha në Korrik 1913, ishte nënshkruar: “Shqipëria – Principatë e pavarur me princ europian, shtet neutral!”
-Së dyti, djali i Ismail Bej Vlorës, Tahiri është vetvrarë në Paris, ndërsa Nedimi këtë rast ja faturon Mbretit Zog, duke thënë se i rrezikonte pushtetin…!! Kjo përbën një çudi, sepse Tahiri ishte truprojë e të jatit dhe asnjëherë nuk u mor me politikë në Shqipëri… Gjithashtu Mbretit Zog, Nedimi i bën akuza të njëjta me komunistët e Enver Hoxhës.
Edhe kundër Esad Pashë Toptanit shprehet me urrejtje, por Esadi ka qenë në rivalitet me Ismail Beun dhe nuk ka vrarë për rivalitet politik. Ai mbahet mend që vari krerët e kryengritjes fshatare filoosmane në vitin 1915, me në krye Haxhi Qamilin…
Si duket Nedimi këtë herë erdhi me merakun për të mitizuar gjyshin e tij duke kërkuar t’i pluhurosë disa ngërçe historike, megjithate…
“Ismail bej Vlora mbetet një figurë e madhe dhe e padiskutueshme në historinë kombëtare të shqiptarëve!”
Përgjithësisht intervista e tij ishte me sens të mbulimit të të vërtetave.
Ky shkrim nuk ka të bëjë me ndonjë xhelozi ndaj pasardhësve të Ismail bej Vlorës dhe sidomos ndaj vetë Nedimit, i cili si profesor dhe njohës i gjuhëve të huaja, nuk ka marrë mundimin t’i bëjë nderin më të vogël gjyshit të tij, por as edhe shqiptarëve… të mësonte gjuhën shqipe.
Marrë nga Muri i Fb Fred Sulaj, 28 nëntor 2024