back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Nënshkruesit e djegies së veprave të Trebeshinës – nga Shaip Beqiri

Gazeta

Kasem Trebeshina ne bisede me Shuaip Beqirin e Abdullah Zenelin
Kasem Trebeshina ne bisede me Shaip Beqirin e Abdullah Zenelin

Nënshkruesit e djegies së veprave të Trebeshinës

nga Shaip Beqiri

Tek mosvotimi juaj e mbështetnin arrestimin? – Direkt e kishin për protestën që bëra, se për votimin nuk e kapte Kushtetuta, por për të më dënuar futën veprat që kisha në dorëshkrimet që ndërkohë kisha bërë. Thirrën Lidhjen e Shkrimtarëve. Krijoi Kryesia e Lidhjes Komisionin prej nëntë vetash.

Cilët ishin ata? – Kryetar të komisionit caktuan Dalan Shapllon; anëtarë ishin: Llambro Ruci, Bashkim Kuçuku, Moisi Zoloshnja, Resul Bedo, Naum Prifti, Fatmir Gjata, Ruzhdi Pulaha… Atyre ua kishin ndarë dorëshkrimet sipas gjinive e llojeve. Ishte edhe një, po nuk po më kujtohet. Kishte edhe dy-tre dëshmitarë në gjykimin tim. Janë dosjet hetimore ku janë regjistruar të gjithë me të gjitha deklaratat e tyre. Ata thanë aty: ky është armik, e quan Enver Hoxhën mbret, komunizmin e quan mbretëri feudale, prandaj ne propozojmë që të digjet vepra e tij. Mbi atë bazë gjyqi mori vendimin për djegien e veprës sime. Unë jam dënuar me djegie të veprës sime letrare! Dënimi është ky: nëntë vjet burg, pesë vjet internim, pesë vjet heqje të të drejtave dhe djegie të gjithë veprës së tij. 

-Si ndodhi të mos bëhej djegia, si shpëtuan dorëshkrimet e tu?! – U bë djegia. Ato janë kopjet e dyta, të treta e të katërta që i kisha siguruar unë. Ismaili dhe të tjerët e dinin që ishin të zgjuar, por isha edhe unë i zgjuar. 
.
shtëpinë e Kasëm Trebeshinës, më 13. 8 1992, gjatë bisedës maratonike, me botuesin e “Buzukut” Abdullah Zeneli.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.