back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Nga rrjedh Gjuha Shqipe? – nga Genci Hoti

Gazeta

Gjuha Shqipe - Gjergj Fishta
Gjuha Shqipe – Gjergj Fishta

Nga rrjedh Gjuha Shqipe?*

nga Genci Hoti

Mund të konsiderohet si pyetja më ligjitime për çdo shqiptar jo për faktin se si është përgjigja, por për faktin se është problemi më i qartë dhe i dokumentuar që është shtrembëruar në mënyrë të qëllimshme nga politika europiane për të mos atakuar pretendimet e shteteve ballkanike për tokat e banuara nga popullata shqipfolëse dhe që shqiptarët e shek. të XX-të e kanë amplifikuar nga padija universale duke përjashtuar një Njeri, të cilin Etërit e Shenjtë të Gjuhës Shqipe, Klerikët Katolikë, e kanë konsideruar si Emërmadhi i Gjuhës Shqipe: Eqrem Ҫabej (Dom Gjergj Gashi: Martirët shqiptarë gjatë viteve 1846-1848, Drita 1994, f.45).
Thelbi i mashtrimit historik është pretendimi që Shqipja rrjedh nga ilirishtja kur realisht nuk njohim asnjë fjalë ilirisht dhe nuk ka asnjë dokument real që të lidhë ilirishten imagjinare me shqipen konkrete, kur e kundërta, dmth lidhja e shqipes me paraardhesen e saj, është prezente nga viti 1696 dhe viti 1702, kur është deklaruar nga i njëjti autor se kemi të bëjmëe me një gjuhë të vetme edhe pse ka dy emërtime të ndryshme.
Kjo pyetje nuk do të kishte ndonjë rëndësi të madhe nëqoftëse nuk do të ekzistonte përgjigja absolutisht e saktë dhe e thjeshtë, por që fallsifikatorët e Historisë së Kombit Shqiptar kanë kohë, (të paktën 60 vjet), që i mbyllin sytë përpara faktit se prej nga rrjedh Gjuha Shqipe, duke shpikur historira gjysmake dhe antishqiptare, në pamje të parë me karakter kombëtar, por thellësisht të gënjeshtërta.
Dokumenti më i parë mbi Gjuhën Shqipe, më i plotë dhe më shkencor, është një fjalor me titull: Dittionario Italiano-Albanese (1702) (foto 1, 2), me autor At Francesco Maria da Lecce O.F.M, Shkodër 2009, që padyshim fsheh gjenezën autentike të Gjuhës Shqipe në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ky fakt nuk i ka penguar fallsifikatorët e Gjuhës Shqipe të deklarojnë se Dom Frang Bardhi O.F.M. (1606-1643) është autori i fjalorit Latin-Shqip (autorët e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, vëll. 1 – foto 3), gjë absolutisht e pasaktë dhe abuzive me një qëllim tmerrësisht antihistorik dhe antishqiptar.
Eshtë vetë kjo enciklopedi (2008, por edhe ajo e vitit 1985) që deklaron se Fjalori Latin-Shqip i Frang Bardhit e ka titullin në origjinal Dictionarium Latino-Epiroticum, foto 4, duke mos e penguar të deklarojë fallsifikimin se me këtë fjalor fillon leksikografia e gjuhës shqipe. Sipas kësaj enciklopedie ky fjalor ka 4500 fjalë latine, të cilave u përgjigjen 2500 fjalë të shqipes. Duke parë se kush është autori i këtyre rreshtave (Androkli Kostallari) e kemi mjaft të lehtë të kuptojmë qëllimin përse është tranformuar dhe fallsifikuar ky problem nga rrangjet më të larta të gjuhësisë së realizmit komunist shqiptar.
Në vëzhgimin historik të këtij fjalori nga ana e Prof. Dr. Kolë Ashtës, është cilësuar se fjalori në fjalë përbëhet prej 5000 fjalësh latine dhe prej 2544 shqipe (Franciscus Blanchus, Dictionarium latino-epiroticum, Ҫabej 2006, f. 13 -foto 6, 7).

Studiuesi Genc Hoti
Studiuesi Genc Hoti

Pikërisht tek ndryshimi i titullit te Fjalorit të Dom Frang Bardhit O.F.M. qëndron dhe fallsifikimi më i parë i gjenezës të Gjuhës Shqipe dhe këtë e kanë bërë në mënyrë kaq të hapur sa është bërë e pamundur identifikimi i gjenezës së drejtëpërdrejtë të Gjuhës Shqipe. Në të vërtetë, për herë të parë kjo nuk është bërë në Shqipëri, por çudia e përhershme qëndron në moskritikën e manipulimit dhe mosvënien në dukje të fallsifikimit të këtij problemi, por që të gjithë e kanë pranuar thjesht fare si fjalori më i parë i gjuhës shqipe. Te pakten mund t’ja dedikojmë këtë fallsifikim Mario Roques, që në vitin 1932 (Franciscus Blanchus, Dictionarium latino-epiroticum, Ҫabej 2006, f. 25-28), prej nga e kanë marrë të gjithë studiuesit shqiptarë të mëvonshëm, duke mos i dhënë rëndësi faktit se Gjuha Shqipe më 1635, ishte quajtur gjuhë Epirote.
Por, studiuesi Prof. Dr. Kolë Ashta ne librin e tij “Leksiku Historik e Gjuhës Shqipe”, vëll. III, Shkodër 2000, f. 57 – foto 5, në lidhje me termin Epirot ka bërë këtë sqarim:
“2.Që ne titullin e mësipërm të Fjalorit të Bardhit del emri epirot, të shohim si do vlerësuar kuptimi i tij.
Ashtu si tek titulli i veprës si edhe tek kumtesa latine e autorit “Emin. mis Principibus Cardinalibus Sacrae Congreg de Propag. Fide Franciscus Blancus” (f. III e IV te panum.), po kështu edhe nëpër veprën e tij e më tepër ndër relacionet e tij, do të gjesh fjalën epirot.
Popullin, vendin e gjuhën e vet në latinisht i emëron “epirotica regione” (f. III), “formulas epiroticae linguae” (f. IV), po kështu bën edhe në veprën e vet latinisht “Georgius Castriotus Scanderbegh, Epirotarum Princeps” botuar në Venedik me 1636; më rrallë shkruan Albania e albanensis ose albanesius. Ndërsa në gjuhën e vet amtare e thotë Arbënia, i arbëneshë, arbënisht.
Nga logjika e vetë shembujve kuptohet se Bardhi këto fjalë i merr po me të njëjtën vlerë kuptimore për popullin, vendin e gjuhën tonë!”
Edhe pse ekzistonte e thënë që më 1985, në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, nuk e pata parë asnjëherë këtë fjalor konkretisht deri sa me 2006, u publikua nga Botimet Ҫabej ne mënyrë të plotë ku pas faqes 88 fillonte fjalori i Dom Frang Bardhit O.F.M. dhe jepej faqja e parë e origjinalit (foto, gjë të cilën e kisha parë edhe tek botimi i At Justin Rrotës O.F.M., Per Historin e Alfabetit Shqyp, botim. II, Shkodër 2005, f. 20-21.
Studimi i këtij problemi deri ne zgjidhjen përfundimtare çon në përfundimin se me Dom Frang Bardhin O.F.M. nuk mund ta kuptojmë dot gjenezën historike të Gjuhës Shqipe, pasi autori i të parit fjalor, paraardhës të shqipes, kishte percaktuar termin EPIROT, të cilin studiuesit shqiptarë, në gjurmët e atij europian, nuk e kishin marrë në konsideratë asnjëherë.
Gjeneza e Gjuhës Shqipe kuptohet nga Fjalori i At Francesco Maria da Lecce O.F.M., botimi i së cilës ka këtë dinamike:
-Botohet për hërë të parë më 1695, ose 1696, me titullin Fjalor Italisht-Epirotisht (Dittionario Italiano-Albanese (1702) me autor At Francesco Maria da Lecce O.F.M, Shkodër 2009, f. 17, ku pranohet që kjo veper ështe shkruar ndër vitet 1692-1698, por që autori Gurga nuk e thote titullin origjinal).
-Botohet për herë të dytë me 1702, me titullin Fjalor Italisht-Shqip (nuk marr përsipër zbulimin e ndryshimit të titullit nga ana autorit te botimit kritik mbi këtë fjalor, Gëzim Gurga – foto1, pasi mungesa e faqes së parë të botimit origjinal mund të çojë në këtë hipotezë).
Por sido që të jetë puna me botimin e Gëzim Gurgës, me 2020 u botua Fjalori i Kuvendit te Arbënit 1703, me autor At Vinçenc Malaj, O.F.M., Shkodër 2020, ku ekziston termi shqip (foto 9, 10, 11). Pra, është e konfirmuar saktësisht se midis viteve 1695-1703, termi Gjuhë Epirote ka evoluar në termin Gjuhë Shqipe dhe autori i këtij kalimi duhet konsideruar At Francesco Maria da Lecce O.F.M. Kjo do të thotë se Gjuha Shqipe rrjedh në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Gjuha Epirote dhe aspak nga ilirishtja e panjohur.
Ndërsa, përsa i përket ndërtimit strukturor të saj, problemi është edhe më i thjeshtë, por qorrave nuk u mjaftojnë vetëm syzet, por i duhet ndryshuar edhe truri.
Fjalori i Dom Frang Bardhit O.F.M. disponon 2544 fjalë të përdorura nga banorët vendas, që sot quhen shqiptar, por që atëhere quheshin epirote; ndërsa fjalori i At Francesko Maria da Lecce O.F.M. disponon 11.200 fjalë dhe shprehje (f. 69). Tani problemi shtrohet: çfarë përfaqëson kalimi leksikor i Gjuhës Epirote me 2.544 fjalë në Gjuhë Shqipe me 11.200 fjalë, dhe e gjithë kjo brenda 60-61 viteve?
Ky proces ka lidhje me lëvizjen e popullatave nga Veriu Ballkanik (Kroaci-Slloveni-Bosnjë-Serbi) drejt Jugut Dardan dhe Epirot midis viteve 1550-1600 ku ndodh përbashkimi i popullates epirote, të formuar pas 1479 në trojet e sotme shtetërore shqiptare, me popullatën gege të Veriut Ballkanik; që e thënë më shkoqur u përbashkuan bartësit e epirotishtes me bartësit e gegnishtes afërsisht autoktone. Pra, gjuha gege është tjetër dhe gjuha epirote është tjeter, por bashkimi i tyre çon në formimin e gjuhës shqipe dhe kjo gjë ka ndodhur midis viteve 1695-1702 me kusht që emërtimin e fjalorit italisht-shqip ta ketë bërë At Francesko Maria da Lecce dhe jo studiuesi Gëzim Gurga. Në të kundërtën emërtimi i çdo fjalori të mëvonshëm shqip përbën dhe datën e lindjes së gjuhës shqipe.
Nga kjo gjuhë Gege, të transformuar në gjuhë Shqipe, studiuesi grek IAKΩBOY θΩMOΠOYΛUY mori fjalët krahasuese të ndikimit Pellazg mbi gjuhën Gege duke botuar veprën e tij ΠEΛAΣΓIKA, Athinë 1912, (foto 12, 13). Duhet të jesh jo normal nga trutë e kokës që nga kjo vepër të nxjerrësh përfundimin që shqipja rrjedh nga Pellazgjishtja, siç bëjnë të Marrët e Madhështisë Shqiptare!
Të paktën Gegënishtja është e aftë të na argumentojë se nga përplasja e Pellazgëve me Etruskët, Gjuha Shqipe ka të trashëguara dy fjalë etruske: marangoz dhe tosk.
Tiranë më 29.12.2022
Ky është studimi i 161 i Genc Hotit

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.