back to top
7.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024

Ngjarjet e datës 4 korrik në Shkup dhe disa reagime

Gazeta

Pamje nga protesta e 4 korrik ne Shkup
Pamje nga protesta e 4 korrik ne Shkup

Ngjarjet e datës 4 korrik në Shkup dhe disa reagime

Mbi ngjarjet e datës 4 korrik 2014 në Shkup

Dhjetëra protestues janë plagosur në përleshjet me policinë në protestat e sotme që po vazhdojnë akoma në Shkup kundër rasteve të montuara dhe dënimet e fundit me burgim të përjetshëm.
Situata ka degjeneruar para gjykatës themelore Shkupi 1, kur protestuesit kanë gjuajtur me gurë drejt gjykatës dhe se me këtë është nxitur edhe reagimi i njësieve speciale policore.
Protesta ka vijuar edhe më tutje dhe se policia ka përdorur gazë lotsjellës, shok bomba dhe topa me ujë kundër demonstruesve që janë tubuar para Bit Pazarit në Shkup.
Në këtë pjesë po vijon përleshja e policisë me protestuesit dhe se janë djegur disa kontejnerë, ndërsa protestuesit janë shpërndarë edhe në pjesë tjera të rrugëve.
Protesta nisi para faljes së namazit të xhumasë në Shkup, kur mbi 5 mijë qytetarë u drejtuan drejt gjykatës, për të shprehur revoltën lidhur me dënimin me burgim të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, që kishte ndodhur më 12 prill të 2012, raporton Ina.
Protesta ka nisur par Xhamisë së Jahja Pashës në Shkup, duke vazhduar me marshin protestues me thirrjet “Ne nuk jemi teroristë, duam drejtësi”, “Jankullovska teroriste”, “Mijallkovska drzhava”, “UÇK”, “Stop Rasteve të Montuara” etj.
http://www.oranews.tv

Protesta e 4 korrikut ne Shkup
Protesta e 4 korrikut ne Shkup

Alistar Ramadani: Shqipëri, je për gjynah!

Reagimi shterp i MPJ i juaji më bëri të ndihem shumë keq, më mirë të mos reagoni si gjynah!
Rrethanat politike në IRJM kanë qenë gjithmonë të ndërlikuara, por keni bërë se nuk i shihni, jeni treguar të shurdhër kur është dashur të reagoni! Ju reagoni kur jeni në opozitë për poenë politik se jo se e keni me të vërtetë, siç e bëri ish kryeministri Berisha! Ishte ky reagim shumë i dobët si i ish kryeministrit si dhe i MPJ tuaj!
Ju të nderuar, nuk doni të dini a ka shqiptarë jashtë shtetit ku ju jeni sherifët e vendit, nuk ju konvenon të dini, sepse si ju edhe ne e dimë se më mirë i pari në katund se i fundit në qytet, apo jo?
Rasti “Monstra” ndodhi dy vite më parë, atëherë si rezultat i bastisjeve të egra policore në shtëpitë shqiptare u burgosën mbi 120 persona, gra e burra! Ju ku ishit? Ah, po, ishte Sali Berisha kryeministër, ndërsa Rama i quajti maqedonasit barbarë dhe me aq u mbyll gjithçka! Sot Berisha ngre zërin ndryshe, turp të ketë si atëherë edhe sot! Nga këto bastisje, nuk do të flasim për traumat që kanë përjetuar fëmijët, gratë, pleqtë, këto trauma sidomos fëmijëve vështirë se do t’ju shërohen ndonjëherë!
Pse ndodh kështu? Do t’ju them, unë, e ju përdoreni aritmetikën (siç do të shprehej presidenti Klinton në një fjalim të tij)!
Viti 2001 përveç që ndërpreu luftime asgjë nuk ju solli shqiptarëve në IRJM! Skënderbeu, universiteti, gjuha shqipe, përfaqësimi i shqiptarëve në institucione, janë kopalla të partisë në pushtet, sepse për këto gjëra nuk duhej të vriteshin as shqiptarët as sllavo-folësit, kjo do të arrihej me kalimin e viteve, siç edhe janë duke kaluar!

Protesta e 4 korrikut ne Shkup
Protesta e 4 korrikut ne Shkup

Viti 2001, solli një garniturë luftëtarësh që nuk shkrepën asnjë plumb në pozita shumë komforte, me të gjitha privilegjet e mundshme, me mbështetjen e plotë të aparaturës shtetërore që të bëjnë çka të duan dhe si të duan, kjo garniturë nuk numëron mbi 30 persona! Dhe vërtete bënë çka deshën dhe si deshën, u bënë milionerë brenda natës! Për 30 persona janë peng 1 milion shqiptarë! Ju këtë e dini, por bëheni kinse nuk e dini sepse jeni një brumë!
Si bëhet që populli t’i voton gjithmonë këta, mbase qenkan aq të këqij? Populli u mashtrua një herë, dhe i votoi pas 2001 si çlirimtarë, por kur e panë se në të vërtetë nuk janë çlirimtarë por robëruesit e popullit të tyre, nuk i votuan më, ata u vetëvotuan dy herë me radhë! Thamë më lartë se aparatura shtetërore ju lejoi të bëjnë gjithçka, i mori në mbrojtje totale, ju dha të gjitha mundësitë që vetëm ata të fitojnë përsëri, dhe këta në mënyrë shumë të lehtë i mbushen kutitë e votimit, disa vota i blenë sepse “mekanizmat” i kishin që eurot të rrjedhin lumë kur të duan, disa i frikësuan në palcë duke ju thënë se do t’i pushojnë nga puna nëse nuk votohen ata përsëri, dhe kur i mbledh të gjitha këto mënyre të manipulimit, normal se ata do të dalin fitimtarë! Një ish politikan maqedonas në një rast tha: është vështirë të mundësh krimin shtetëror në Maqedoni!
Dhe ju, kur i patë fotografitë e tmerrit të ushtruar nga policia speciale sllavo-folëse mbi protestuesit shqiptarë, mbi të rinjtë dhe të rejat shqiptare, reagoni me një mënyrë të gjynahut! I bëni Palë dy grupe krejtësisht të kundërta, ju në reagimin tuaj e futët edhe atë protestantin e përgjakur në një thes me përdoruesin e dhunës, policinë e shtetit!
Nuk keni ditur asnjëherë të reagoni si shtetet tjera, keni qenë gjithmonë të “kujdesshëm” që mos të shkaktoni skandal diplomatik! Kjo kishte vlerë vetëm për ju, si kishit qenë vetëm ju aq inteligjent bre? Shtetet tjera për popujt e tyre jashtë shtetit nëse përdoret kështu dhunë mbi pjesëtarët e popullit të tyre, janë të gatshme edhe marrëdhëniet diplomatike t’i ndërpresin, e jo si ju, gjynahët e mjerë!

Shkrimtari Kim Mehmeti
Shkrimtari Kim Mehmeti

Kim Mehmeti flet për demostratat ne Shkup

“Gazetarët më pyesin pse rinia shqiptare shkupjane protestat e veta i fillon nga oborret e xhamive! Po pse, u them atyre, mendoni se do u lejonte dikush, për shembull, që ata të grumbulloheshin të papenguar përpara godinës së Universitetit të Tetovës në Shkup, që e kontrollon BDI-ja, apo te sheshi i Skënderbeut që është bërë pronë e kësaj partie shqiptare, si dhe nëpër sheshet tjera me përmendoret e Car Dushanave në to, e që janë vendgrumbullim vetëm për protestuesit maqedonas!?
Andaj mos pyetni, por shkruani se rinisë më progresive të shqiptarëve të Maqedonisë, asaj shkupjane, i është ngushtuar hapësira aq sa i janë lënë vetëm lagjet e ngushta të pjesës së vjetër të Shkupit, ku jetojnë shqiptarët, se atyre qëllimisht u janë lënë vetëm oborret e xhamive, ku ata e ndjejnë se vetëm aty ende nuk është zgjatur gjithaq dora policore!
Shkruani pra se kësaj rinie nuk i takojnë hapësirat përpara institucioneve që i kontrollojnë partitë shqiptare, parti që janë bërë pjesë e këtij regjimi, regjim i cili bën çmos ta egërsojë këtë rini, ta bëjë atë të ndjehet e pambrojtur nga askush, e pambrojtur edhe nga mëmëdhe Shqipëria e atdhe Kosova, ku njësoj si këtu, kontributi për shqiptarinë matet nëpërmjet butësisë së kolltukut ku je ulur dhe nëpërmjet peshës së monedhave që ta kanë mbushur xhepin!
Pra shkruani se nga shpërthimi i bombave lotsjellëse të hedhura mbi rininë shkupjane, tani lotojnë protestuesit, por herdo-kurdo, do vijë dita kur do u lotojë mamaja gjithë atyre që rrinë anësh e shikojnë si policia maqedonase e mbron shtetin nga rinia të cilën ata shtiren se e mbrojnë dhe e përfaqësojnë!”, shkroi ai.
www.voal-online.ch
http://www.akllapi.net

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.