back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Nicolae Iorga (17 Janar 1871 – 27 nëntor 1940)

Gazeta

Nicolae Iorga - 1914
Nicolae Iorga – 1914

Nicolae Iorga

(17 Janar 1871 – 27 nentor 1940)

Personalitet i letrave dhe veprimtar politik e shtetar, deri kryeministër i Rumanisë. Lindi në Botoshan të Moldavisë Veriore. Mbasi kreu studimet e larta në Paris u doktorua pranë Universitetit të Lajpcigut. Më 1894 emërohet profesor në Universitetin e Bukureshtit. Njëherazi zhvilloi veprimtari të dendur letrare, artistike, arkivistike e, mbi të gjitha, historiografike. Thuajse nuk mbeti degë e letërsisë dhe historisë pa u lëvruar nga Iorga. Është autor i mbi 40 dramave me tematikë nga historia e Rumanisë, vëllimeve me përshtypje udhëtimi, kritika letrare etj. Në bibliografinë kolosale të Iorg-as numërohen mbi 1000 vepra, 12755 artikuj, 4963 raporte etj. Vend të veçantë zënë vëllimet për historinë e Rumanisë që nga lashtësia, historia e letërsisë dhe arteve e të tjera vepra ku ndërthuren edhe pjesë të historisë së popujve ballkanikë dhe shqiptarëve. Por gjeografia e studimeve të Iorgës është shumë më e gjerë. Prej disa vëllimesh është vepra e tij mbi historinë e kryqëzatave europiane: Notes et extraits pour servir l’histoire des croisades au XV-e siècle I – VI (Paris – Bucuresti, 1899-1916), e radhitur mes veprave të tjera mbi historinë e Bizantit, Venedikut, Europës mesjetare, Perandorisë Osmane, popullit francez, madje edhe një historie botërore prej katër vëllimesh.
Shqipërisë i kushtoi disa punime si: Breve histoire de l’Albanie et du peuple albanais [“Histori e shkurtër e Shqipërisë dhe e popullit shqiptar”] (Bukuresht, 1919), botuar shqip më 2004, Lettres de Dora d’Istria [“Letra të Dora d’istrias”], botuar në Revue historique du Sud-Est Européen, 1932, ku publikon letrat e studiueses shqiptare drejtuar një shkrimtari hungarez, drejtor i një reviste letrare, në vitet 1877-1887, në të cilat spikasin shqetësimet e rilindasve shqiptarë. Dokumenti më i vjetër i shqipes së shkruar që njihet deri më sot, Formula e Pagëzimit, e shkruar nga Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462, u zbulua prej Iorga-s. E gjeti atë brenda një koleksioni në Bibliotekën Laurenciana të Firences dhe e botoi në vëllimin e katërt të librit mbi kryqëzatat (1915). Trashëgimia iliro-shqiptare në kulturën europiane, luftërat e shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë janë disa nga temat e veprimtarisë studimore të Iorga-s.
Më 1940 u vra nga pjesëtarët e organizatës rumune të “Rojeve të Hekurta”. (M. Gj.)
.
Marrë nga http://www.portalialbanologjik.com/kendialb.html

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.