back to top
6.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Nis restaurimi i Shtëpisë Monument Kulture të At Gjergj Fishtës – nga Paulin Z. Zefi

Gazeta

Paulin Z. Zefi dhe busti i Gjergj Fishtes
Paulin Z. Zefi dhe busti i Gjergj Fishtes

Nis restaurimi i Shtëpisë Monument Kulture

të At Gjergj Fishtës

nga Paulin Z. Zefi

“At Gjergj Fishta është Idhulli im…!”
Paulin Z. Zefi
.
Ma në fund ka nisë Ajo për të cilën shpesh kemi ulëritë në qiell…
Sigurisht tejet vonë, po asnjiherë s’asht vonë për diçka të naltë e që na vlen të gjithëve,
pse na bashkon të gjithëve si shqiptarë anë e kand botës…
At Gjergj Fishta, që kriminelët e diktaturës e lanë pa vorr…
në 80 vjetorin e ngjitjes në qiell, Ka me pasë shtëpinë e tij, muzeun e tij,
tempullin e tij që edhe pse tejet modest ka me qenë ma i madh se çdo katedralë!
Ajo shtëpizë, në 80 vjetorin le të shërbejë si një vend peligrinazhi për çdokënd
që e don me shpirt At Gjergjin dhe që e ndjen vedin shqiptar…
jozef radi, 17 qershor 2020
.
At Gjergj Fishta (arkivi Marubi)
At Gjergj Fishta (arkivi Marubi)
Të dashtun miq, stërnipa e stërmbesa të At Gjergj Fishtës e adhurues të tij.
Dua të ndaj me ju një lajm të shumëpritur për mua dhe për të gjithë ju:
-Projekti i restaurimit të Shtëpisë Monument Kulture të Kateg. II, ku At Gjergj Fishta ka jetuar periodikisht është tenderuar dhe punimet do të nisin brenda pak ditësh.
-Ditën e djeshme e kam falenderuar personalisht dhe sot dua ta falenderoj publikisht Mininistren e Kulturës, Znj. Elva Margariti, e cila, në ndryshim nga paraardhësja e vet në këtë detyrë, e ka mbajtur fjalën e dhënë, duke nderuar pikë së pari Figurën emblematike të të Madhit Fishta, veten e saj dhe institucionin që ajo drejton. Po ashtu, dua t’i shpreh mirënjohjen time asaj dhe disa prej drejtuesve më të lartë të Ministrisë së Kulturës, të cilët u kanë sugjeruar drejtuesve të kompanisë fituese, që për çdo detaj në lidhje me zbatimin e këtij projekti të konsultohen me mua personalisht. Respekt për të gjithë ju!
-Së dyti: dua të falenderoj Kryetarin e Bashkisë Lezhë, Z. Pjerin Ndreu, për ndërhyrjen e tij në përshpejtimin e këtij procesi.
-Së treti: falenderoj nga zemra të gjithë miqtë e mi të panumërt (kryesisht nga Kosova), të cilët, gjatë 7 viteve të fundit, janë vetofruar vazhdimisht për të financuar restaurimin e këtij objekti dhe si rezultat i pengesave të krijuara nga ish drejtuesit e lartë të Ministrisë së Kulturës, një pjesë e tyre janë tërhequr!!
Fillimi i Punimeve per Restaurimin e Shtëpisë së At Gjergj Fishtës 17 qershor 2020
Fillimi i Punimeve per Restaurimin e Shtëpisë së At Gjergj Fishtës 17 qershor 2020
Në fund: ju shpreh mirënjohjen time më të thellë të gjitha TV lokale e Kombëtare të Rep. Shqipërisë, TV të Kosovës dhe Malit të Zi, gazetave dhe portaleve të shumta, por sidomos gazetarëve shumë të nderuar të Lezhës dhe miqve të mi, të cilët kanë qenë gjithmonë të gatshëm për të më ndihmuar sa herë kam bërë apel, duke kritikuar institucionet përgjegjëse dhe kërkuar ndihmë.
“Unë, personalisht, kam kryer vetëm detyrën që më takon, sepse At Gjergj Fishta është Idhulli im. Ja ka vlejtur çdo përpjekje dhe fatmirësisht, Zoti nuk ma shkoi mundin dëm!”
Në ditët në vijim do të publikoj variantin final të projektit, që do të zbatohet dhe detaje të tjera.
Na shkoftë mbarë e mirë.
.
Marre nga muri i Fb i Paulin Z. Zefi, 11 dhe 17 qershor 2020

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.