back to top
10.5 C
Tirana
E enjte, 14 Nëntor, 2024

Një amerikane në Shqipëri…

Gazeta

Kate - amerikania e "Peace Corp"
Kate – amerikania e “Peace Corp”

Një amerikane në Shqipëri –
10 zakonet që ka fituar Kate, vullnetarja nga Amerika

Kate është një amerikane e cila ka ardhur në Shqipëri për punë, në një prej misioneve “Peace Corps” , që operojnë në Shqipëri. Rastësisht ndeshëm në një blog të sajin që 80% është i përbërë vetëm nga shkrimet e Kate për Shqipërinë e shqiptarët e po kaq rastësisht lexuam edhe artikullin që do të vijojë.
“10 zakone shqiptare që po nisin të më bëjnë një amerikane jo të hijshme”, kështu e ka titullin artikulli në të cilin amerikania rendit 10 zakone, që sias saj janë ekskluzivisht shqiptarë e që Kate i ka fituar nga qendrimi në Tiranë.
“Kam filluar të ndihem si një shqiptare në disa mënyra, se si kaloj rrugën, si porosis në restorant, si eci, si i shoh njerëzit, si lyhem, por mbi të gjitha si komunikoj me gjestikulacion. Kam mësuar gjëra që jo vetëm nuk i dija në Amerikë, por as nuk do guxoja t’i bëja kur të kthehem prapë”, e nis vullnetarja Kate artikullin e saj.
Ajo është një prej 78 vullnetarëve në Shqipëri të programit “Peace Corps”, të cilët veprojnë në fusha të ndryshme si shëndetësi, zhvillim ekonomik të komunitetit dhe gjuhën angleze. Përgjatë këtij shërbimi në Shqipëri, ata mësojnë shqipën dhe përshatten me jetesën në vendin tonë. Që prej 1992, kur nisi ky program, në Shqipëri janë vendosur mbi 560 vullnetarë të “Peace Corps”.

Zakonet, sipas Kate

Tundja e gishtit në shenjë mohuese
Të zhvilluarit të këtij zakoni është i domosdoshëm në Shqipëri. Këtë e zbulova kur prisja furgonin nga vendi ku jemi vendosur, për në qendër të qytetit. Të gjithë shoferët më bërtisnin: Tirana! Tirana? Unë thoja “JO! Në shqip, por ata vazhdonin të bërtisnin. Atehërë pash disa shqiptarë që bënin shenjën me gishtin, duke e lëvizur sa majtas-djathtas që unë e përktheva “Jo, vazhdo me punët e tua!”. Funksionoi!

Ncncncncncnc

Por mund të mos përdorësh gishtin dhe të bësh një si zhurmë me gjuhë. Është pak më e butë se lëvizja e egishtit për JO, por mbetët mohuese. Bën kështu “ncncncnc”. Pastaj, nëse e shoqëron “ncncncnc” me lëvizjen e gishtit do të thotë “s’ke shance fare, vëlla!”

Ndërprerja e vazhdueshme e tjetrit kur flet

Nxënësit e mi janë të tmerrshëm në këtë gjë dhe ju them vazhdimisht të heqin dorë. Mirëpo edhe pse e nxjerr një adoleshent jashtë Shqipërisë, nuk mund të nxjerrësh Shqipërinë jashtë adoleshentit. Është e pamundur të fillosh e të mbarosh një diskutim me ta, ku ti të flasësh fjalët e tua deri në fund, ose nëse bërtet më shumë se ata. Për fat të keq jam mësuar dhe tanimë bërtas thuajse sa ata.

Mungesa e “të lutem” dhe “faleminderit”

Shqiptarët më kritikojnë gjatë gjithë kohës së jam shumë e sjellshme. Nëse përshembull je në një kafe dhe porosity dika, ata thonë thjeshtë “një kafe”, duke mos e njohur “një kafe, të lutem”. Megjithatë ky zakon nuk më bëzdis pasi mendoj që ne në Amerikë jemi më të sjellshëm se duhet.

Lëvizja e kokës që thotë “Jo”, kur në fakt dua të them “Po”
Shqiptarët e lëvizin kokën majtas-djathtas kur duan të thonë “Po”, “Ëhë”, ndryshe nga ne, që e lëvizim kokën lart-poshtë për të pohuar. Tani jam mësuar dhe nuk më bën fare përshtypje. Ëdhë në biseda me shqiptarët, e kam të thjeshtë t’i kuptojë se kur pohojnë ose kur mohojnë, vetëm përmes lëvizjes së kokës. Madje, edhe vetë kam filluar të bëj të njejtën gjë, duke e lëvizur kokën shumë shpejt për pohim. Amerikani brenda meje… ka humbur.

Të kapësh kamarierin

Thuajse gjysmën e ditës e kaloj në kafe në Shqipëri, me miqtë e kolegët e mi. Pasi më ka ardhur porosia, nuk kam më shance ta shoh edhe njëherë kamarierin. Nëse dua të paguaj faturën, duhet të sillesh si snobe dhe të shkosh ta kapësh vetë. Më duket vetja si ndonjë nga ato shërbyeset nëpër filma të vjetër, megjithatë këtu nuk ka ndonjë domethënie të madhe. (Si thoni, sikur t’i paguani një rrogë për të qenë?)


“Ej!”
Nuk jam e bindur nëse e bëjnë të gjithë shqiptarët këtë gjë, apo vetëm ata të zonës ku unë banoj. Kur duan të tërheqin vëmendjen, bëjnë një “Ej!”. E kam dëgjuar aq shpesh, sa që kam filluar e bëj edhe vetë, sidomos kur jam në klasë. Por kulmi është kur ja bëj ndonjë amerikani, ndonjë miku vullnetar si unë, ose ndonjë pjestari të familjes, kur flas në Skype.

Të hyn në radhë

Ky është një prej atyre zakoneve shqiptare që nxjerrin më të keqen e një amerikane brenda meje, edhe pse, sikurse të tjerët, edhe unë jam mësuar tashmë. Një nga gjërat që e bëj me pak qejf, është të paguaj faturat në postë, pasi djali që qendron aty më vë në lojë për shqipen time. Por kjo nuk është arsyeja e vetme. Ka aq shumë njerëz në radhë, sa që fillojnë edhe të futen para, për të mbaruar punë më shpejt, duke mos pyetur se sa kohë ke ti që pret aty.

T’i ngulesh sytë dikujt që duket ndryshe
Kur erdha për herë të parë në Shqipëri, u habita se sa shumë njerëz, veçanërisht meshkuj të pacipë më shikonin ngultasi. I ndjeja sytë e tyre gjithë kohën mbi mua dhe ndihesha e frikësuar. Kjo, përpara se të mësoja që:
-Ishte normale këtu që një burrë t’i ngulë sytë një gruaje
-Unë isha e re në qytet dhe njihesha që isha amerikane
Sot që jam mësuar, më duket se e bëj edhe vetë kur shoh dikë që më ka ngulur sytë. Kur ulem në kafe më ndonjë mik dhe më qëllon të shoh të huaj me çanta në kurriz e shishe uji në dorë, ua ngul sytë dhe fillojmë pëshpërisim nëse janë të huaj, amerikanë… kurse ata, me siguri mund të jenë duke menduar për ne që jemi shqiptarë të pasjellshëm.

Pyetje me tepricë për çështje personale që në takimin e parë

E urrej veten time që e kam marrë edhe unë këtë zakon. Pyetja e parë e shqiptarëve, pas të famshmes “pse e le Amerikën për një vend si ky të harruar nga Zoti”, është në jam e martuar, e fejuar, a kam fëmijë, a kam të dashur apo jam vetëm. Është shumë normale të ulesh në një furgon, pranë shoferit dhe ai të të pyesë “A je e martuar” edhe pa ditur si e ke emrin. Shpesh pyesin sepse thjesht janë kuriozë. Njëherë isha në një takim në kavajë dhe u bëra një shqiptare tipike, duke pyetur: “Pra, a je e martuar?”, dikujt që qendronte pranë meje dhe të them të drejtën e urreva pak veten për këtë.

Marrë nga Gazeta e Durrësit, 4 prill 2014

 

Related Images:

More articles

1 Koment

  1. Lavdie Mato
    Sa e “bukur” rruga prapa Kate-s…!!
    Të gjitha këto që lexova, i kam ndeshur në çdo hap këtu, sidomos në Shkollë ku punoj me kolegët Amerikanë… Mund ta quaj Primitivitet dhe Egërsi në shumë momente nga ana shqiptare… fatkeqsisht!!
    (Marrë nga muri i fb. 6 prill 2014)

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.