back to top
6.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Një ditar me ngjyra artistike dhe një shqipe kaq të bukur – Anna Maria Dhamo per librin “Fletorja e Vjeshtës”

Gazeta

Libri Fletorja e Vjeshtës 2011
Libri Fletorja e Vjeshtës 2011

Një ditar me ngjyra të forta dhe një shqipe kaq të bukur

Anna Maria Dhamo  per librin “Fletorja e Vjeshtës”

Nuk u ndodha rastësisht në librarinë e Tiranës… E kisha planifikuar të blija dy libra të miqëve të mij, një ishte roman i një miku im dhe tjetra ishte “Fletorja e Vjeshtës” me poezi të Jozef Radi, miku im …
Libri për mua është miku më i ngushtë në vite, shpesh herë kur s’kam gjumë është ilaç për mua… e sidomos në stinën e dimrit..
Tek lexoja poezitë unë njoha Jozef Radin.
Udhëtova me të ndër vite, ato të fëminisë më dhëmbën… Përpara meje u shfaq një fëmijë nuk e di pse biond dhe kaçurrels dhe rreth tij fytyra të lodhura, pa ngjyrë, të vuajtura dhe kaçurrelsi i ngjeshur në prehërin e madhështisë nënë…
Revolta që ndjeva nëpër vargje nuk ishte si revoltë e një fëminie mes kampeve, as e një të riu që ëndrrat ia presin diku tek cepi… Jo, unë njoha një madhështi, një karakter të fortë, një mirësi, të cilën nuk mundi t’ia vrasë askush, një njeri që nuk ndalet askund, por vazhdon i bindur që diku do çelë dielli dhe rrezet e tij do shkëlqejnë…
Mes poezive unë eca me ty, në rrugën tënde dhe përjetova mbresa dhe emocione të forta…
“Fletoren e Vjeshtës”… e lexova dy herë dhe e kam në kujtesën time si një ditar me ngjyra të forta artistike dhe me një shqipe kaq të bukur….

Ky libër asht mëkati im i fundit 
e mëkati i fundit i këtij libri 
jam bash unë vetë (Jozef Radi)
……..
Të falenderoj i nderuar Jozef për gjithçka që lexova, ndjeva, përjetova ndër vargjet e tua të këtij libri…
Qofsh i nderuar!
Të qafoj fort! 

Anna Maria Dhamo, 2018

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.