back to top
10.5 C
Tirana
E martë, 24 Dhjetor, 2024

Një dokumenti i Ministrisë së Arsimit, në vitin 1950 dhe matura e vitit 2020 – 70 Vite largësi! – Material i pajisur me shënime nga Leka Ndoja

Gazeta

Mark Ndoja (1912-1972)
Mark Ndoja (1912-1972)

Një dokumenti i Ministrisë së Arsimit, në vitin 1950

dhe matura e vitit 2020 – 70 Vite largësi!

Material i pajisur me shënime nga Leka Ndoja

Para vitit 1945, Ministria e Arsimit vendoste autoritetet me kontribute të larta në seksionin e Gjuhës dhe Letërsisë. Këtë pozitë e mbulonte në kohën e Komisisë Letrare, Luigj Gurakuqi me bashkëpunëtorë Ndre Mjedjen dhe Karl Gurakuqin. Në Vitet Tridhjetë deri në vitin 1943, këtë pozitë e mbajtën Karl Gurakuqi, Eqerem Çabej dhe Aleksandër Xhuvani. Prof. Karl Gurakuqi ishte edhe Kryesekretar i MA. Në periudhën mbas L2B, u hoq emërtesa e Kryesekretarit dhe Seksioni i Gjuhës dhe Letërsisë u drejtua nga Kostaq Cipo1 dhe Mark Ndoja. Zhvillimi i hartimit kishte atë vlerë që ka eseja sot në sistemin arsimor. Tema do ketë lidhje me kontekstin e kohës. Elementët e vlerësimit evidentojnë:
1.Nivelin e gjuhës shqipe,
2.Pjesët dhe porporcionet e zhvillimit,
3.Fushën e përqendrimit në temë,
4.Kontentin si njohuri,
5.Riprodhimin artificial.
6.Rrokjen e konteksit.
Formulimet e vlerësimeve janë klasike, me terma të logjikës, por edhe spontane.
 .
 
Instituti Pedagogjik 4 vjecar 1950 - nga e majta ulur Kostaq Cipo, Aleksander Xhuvani, Mark Ndoja  siper Drago Siliqi, Muzafer Xhaxhiu, Virgjini Peppo, etj
Instituti Pedagogjik 4 vjecar 1950 – ulur Kostaq Cipo, Aleksander Xhuvani, Mark Ndoja
siper Drago Siliqi, Muzafer Xhaxhiu, Virgjini Peppo, etj
Nga dokumenti i Ministrisë së Arsimit, 1950.
Vlerësimi i maturës shtetërore (hartimet) nga Prof. Mark Ndoja.2
Lënda Gjuhë-Letërsi. Viti 1950.3
.
1.Enver Maçi 4 Jo brenda temës – Mungon uniteti. – Bën historikun përpjekjeve për liri. – Hyn në temë vetëm kur vjen te plani. – Gabime gjuhësore. -4
2.Bukurije Maçi  – Emfatike hyrja. –
3.Fatmir Belishova – Hyn në temë vetëm në fq. 3. – Ka ide jo ekzakte mbi strukturën e superstrukturën. –
4.Minella Papaklimi – Hyjre kaotike me pasazhe të palidhura historike. Ka edhe retorikë. Në fq. 3 hyn në temë: – Detyrat e popullit i radhit keq. –
5.Euriklija Papajani – Hyrje filozofikante plot me ngatërresa e gabime të zhvillimit historik. Vetëm në fq. 3 hyn në temë. –
6.Anton Prifti – Gjeneralizon nganjiherë. –
7.Adile Puto – tepër në përgjithësi. – Gabime gjuhe. –
8.Mërgim Çano – Vërtitet rreth temës në përgjithësi, po s’hyn dot. Unitet i dobët. –
9.Besim Muça – Hyrje shumë e gjatë pa hyrë në temë. Flet në përgjithësi me fraza të zbrazëta. – Thekson rolin e Rinisë. – Bën një historik të Lëvizjes sonë. –
10.Nizam Hatibi – Gabime historike dhe gjuhë jo të punuar. – Nuk e kupton zhvillimin historik. –
11.Bardhyl Guni – Koment dhe interpretim i drejtë:
12.Lazër Mirdita  – Imprecizione ideologjike. – Gorki urë kalimi mes letërsisë ruse-sovjetike. Inkoherent. – Riprodhim i studimit mbi dispensën.-
13.Liri Tirana – Hyrje retorike dhe prolikse. – Zhvillim teme shumë i dobët. Gjuha e dobët. –
14.Afërdita Gusho – Hyrje pakë larg temës. – Në temë mirë. –
15.Luan Voshtina – Me anën e shkrimtarëve sovjetikë konkretizon temën. –
16.Marika Vila – Gjithë tema është një hyrje e përgjithëshme. –
17.Leko Lepuri – Stil proliks. – Hedhje andej-këtej jashtë temës. – S’ka unitet as koherencë. – Hyrje në temë vonë dhe në mënyrë gjenerike.-
18.Virgjinia Panteqi – Hyrje retorike (e gjatë). – Pa lidhje. – Pa përmbajtje.-
19.Agim Bimbashi – Përfundimi jo fort i mirë. –
20.Gaspër Benusi – Shumë mirë. –
21.Angjelina Shundi – Përfundim i precipituar. –
22.Qanije Jonuzi – Në funt mendim të shtrembër mbi poezinë popullore. –
23.Osman Herri – Ka gabime e imprecizjone në mënyrën e shprehjes. –
24.Paulin Koçobasha – Brenda temës vetëm në fillim dhe në funt. Përgjithësime. –
25.Jolanda Hobdari – Konstrukte të zhdrejta dhe fjalë boshe shpesh herë. –
Vlerësimi i maturës shtetërore (hartimet 1950) nga Prof. Mark Ndoja
Vlerësimi i maturës shtetërore (hartimet 1950) nga Prof. Mark Ndoja
26.Luan Bega  – Mirë në përgjithësi. –
27.Vilhelm Shyti – Imprecizjone shprehjesh në mendime dhe gjuhë. – Jo gjithnjë i lidhur. –
28.Eqrem Babameto – Shumë e gjatë mbrojtja e atdheut vetëm me armë. – Përshkrim i situatës politike jashtë temës. –
29.Petrit Çarçani – Ka parë disa anë formale pa rëndësi ndonjë herë. –
30.Besim Turdiu – Fraza t’errëta. Kapërxime pa lidhje. –
31.Orhan Pojani – Mjaft mirë. Stil e gjuhë korrekte. –
32.Alis Tirana – E pasigurt në trajtimin e temës. Stil jo i thjeshtë dhe i kjartë.
33.Erika Përmeti – Ka një frazë të dyshimtë në fillim. –
34.Flutura Toto – Mirë. – (Ka ndonjë impreçizjon të vogël). –
35.Perlat Muhtari – Ka fraza e fjalë të mëdha ndonjëherë. –
36.Gjergj Plasari – Ka konfuzjon mjaft dhe fjalë të mëdha dhe t’errëta. –
37.Vladimir Muzaku – Ka imprecizjone në tratimin e temës, në stil dhe gjuhë.
38.Fatmir Berati – Tema trajtuar mirë. –
39.Myftar Muça – S’hyn në temë drejt, po cekët, anash, ka imprecizjone. –
40.Mërgim Kondi – Shkurt. –
41.Kristaq Spiru – Hyn vonë në temë. Përfundimi bosh.
42.Bardhyl Kikino – Shkurt. Përciptas. – Fraza të marra herë-herë. –
43.Bujar Doko – Ka frazeologji boshe disa herë. –
44.Skënder Mullai  – Ka imprecizjone në tratimin e temës, imprecizjone historike. –
45.Ferit Daca – Divagacjone retorike. – Stil ampoloz. – Tema nuk është zhvilluar. –
46.Besnik Erebara – Tema nuk është zhvilluar. –
47.Milto Cico – Imprecizjone shprehjesh dhe mendimesh. Gabime historike. – Ka lexuar mjaft. –
48.Luan Fico – Proliks. – Hyrje shumë e gjatë (3 faqe e ma). Impreciz. S’ka lidhje. –
49.Llambro Labi – Konfuzjone historike – fjalë të mëdha. Jashtë temës. –
50.Itarik Peshtani – Imprecizjone teorike. –
.
Vlerësimi i maturës shtetërore (hartimet 1950) nga Prof. Mark Ndoja (2)
Vlerësimi i maturës shtetërore (hartimet 1950) nga Prof. Mark Ndoja (2)
51.Ramis Shehu – Nuk e ka zhvilluar temën. –
52.Skënder Karaj – Vërtitet jashtë temës me fraza të përgjithëshme. –
53.Valentina Adam – Bombastike. – Errët. – Kapërxime të pa asnjë lidhje. Preket tema përciptas. –
54.Hektor Frashëri 5 – Temën e zhvillon pamjaftueshëm. –
55.Thoma Disho – Ka pasazhe t’errëta. Zhvilluar pamjaftueshëm. –
56.Zef Rrakacolli 6 – Shumë mirë. –
57.Zyhdi Reçi – Rrok temën nëpër tym. –
58.Uran Kalakula 7 – I pjekur.
59.Vil Kamsi – Ka disa imprecizjone. –
60.Xhelal Turku – Ka disa figura retorike të marra. –
61.Hysen Agolli – Tema zhvilluar përciptas. –
62.Yll Kostreci – Ka gjeneralizime. –
63.Safa Vokopola – Tema është zhvilluar drejt. –
64.Zihni Struga – Perjudha me prozopope. – Në temë ka hyrë, po s’e ka trajtuar konkretisht. –
65.Zhaneta Avrami – Shkurt, po tema është zhvilluar. –
66.Naile Zverku – Temën e ka zhvilluar. Ka gjëra të përgjithëshme. –
67.Tefta Bimbli – Temën e ka zhvilluar. Ka gjëra të përgjithëshme. –
68.Vesel Topulli – Shkurt. I percipët. Konfuz. –
69.Nasuf Disdari8 Bën përgjithësime. Retorike. – Roli i rinisë i theksuar. –
70.Nasi Peci – Mjaft mirë. –
71.Perlat Qorri – Interpretime të gabuara mbi vargjet e cituara për temë. –
72.Fisnik Çano – Ngatërron shkrimtarët me teorisjenët. –
73.Skënder Kripa – Përfundim i dobët. Zhvillim i shkurtër. –
74.Spiro Osmani – Tema zhvilluar. Ka përgjithësime. –
.
Vlerësimi i maturës shtetërore (hartimet 1950) nga Prof. Mark Ndoja (3)
Vlerësimi i maturës shtetërore (hartimet 1950) nga Prof. Mark Ndoja (3)
75.Vasilika Pojani – Zhvilluar tema me anë shembëllash të shkrimtarëve sovjetikë. –
76.Petrit Alliu – Me disa imprecizjone. Shkurt. –
77.Shpresa Spahija – Shtjell situatën politike të jashtëme e të brendëshme. –
78.Xhaferr Karalliu – Temën e ka zhvilluar. Ka disa përgjithësime. –
79.Riza Kuçi – Ka përgjithësime. –
80.Ali Orgocka – Gabime gjuhe. Imprecizjone në trajtim. Tema trajtuar në përgjithësi.
81.Kasem Trebeshina – Zhvilluar mirë. Gjuha e stili jo shumë i fortë. –
82.Sulo Çoçoli – Tema zhvilluar mirë, me shembëlla konkrete. –
83.Muqerem Kumbaro – Tema zhvilluar, por me përgjithësime në përpjestime të mëdha. –
84.Yllka Pogaçe – Impreçizjone historike. Gjuha e stili të dobëta. –
85.Muharrem Skenderi – Gjeneralizime. Gjuha e stil të dobët. Përgjithësime jashtë temës. Kapërxime të palidhura. –
86.Shaban Begeja – Gjuhë e dobët; stil jo i kjartë. Zhvillimi i temës përciptas. –
87.Hanushe Ganaj – Imprecizjone. Stil konfuz. –
88.Andrea Gjikondi – Divagacjone dhe imprecizjone; përgjithësime. –
89.Mark Rranxi – Fjalë boshe; konfuzjon. Stil t’errët. –
90.Zogulla Dhima – Hyn në temë përciptas e në përgjithësi; shkëputet vazhdimisht. –
91.Koli Gaqi – Perjudha shumë kaotike. Përgjithëson pa hyrë konkretisht në temë. Divagacjone. –
92.Foto Çami – Tema zgjidhur drejtë e mirë. Ka ca përsëritje dhe përgjithësime. –
93.Stathi Konomi – Imprecizjone stilistike. Përgjithësime në gjithë temën. Shkëputje nga tema. –
94.Inajet Reso – Përgjithësime e kapërxime të palidhura. Tepër shkurt. Gabime mendimesh. –
95.Sabaudin Budo – Imprecizjone mendimesh. Konfuz. –
.
 
Vlerësimi i maturës shtetërore (hartimet 1950) nga Prof. Mark Ndoja (4)
Vlerësimi i maturës shtetërore (hartimet 1950) nga Prof. Mark Ndoja (4)

{Vula e Ministrisë së Arsimit}

1.Kostaq Cipo, 14 janar 1892 – 6 janar 1952. Gjuhëtar i shquar, nëndrejtor i “Institutit të studimeve” më 1945, pasi u sëmur u zwvendësua nga Mark Ndoja. Nëndrejtori zakonisht mbulonte fushën e gjuhësisë dhe administrimin. Më pas, me riorganizimin e Institutit më 28 janar 1947, ky funksion i kaloi Sekretarit të Përgjithshëm, M.N.
2.Ministria e Arsimit pas L2B, drejtohej nga Gjergj Kokoshi dhe Sefulla Maleshova. Mark Ndoja qe Shef i Seksionit të Gjuhës e Letësisë në Ministrinë e Arsimit, emëruar nga Ministri Gjergj Kokoshi. Nëndrejtor i “Institutit të Studimeve” më 1946, institucion trashëguar nga “Instituti shqiptar i studimeve” drejtuar më parë nga Ernest Koliqi 1939-1943 dhe më 1944 nga P. Anton Harapi, (selia e ish Ambasadës Jugosllave). Mark Ndoja është autor i “Promemories”, drejtuar Këshillit Ministror për krijimin e “Institutit të Shkencave”, kur qe Ministër Sefulla Malëshova. Sekretar i Përgjithshëm i “Institutit të Shkencave” 1947-1950, me seli pranë Bibliotekës së Vjetër, zyra ovale e katit të dytë, (sot, salla “Lumo Skëndo”). Hartues i kurrikulave dhe teksteve të letërsisë të gjimnazit dhe të “Letërsisë së huej” të Institutit Pedagogjik 4 vjeçar. Kundërshtoi vendosjen e toskërishtes si gjuhë zyrtare në Konferencën e janarit 1952, organizuar nga Instituti i Shkencave, duke hedhur poshtë referatin e Dh. Shuteriqit dhe tezën e tij sociolinguistike “pro toskërishtes”. Mark Ndoja u burgos më 1955-60 dhe u internua në ishullin e Zvernecit në vitet didaktike, 1941-1955.1964-1968
3.Tema në vargje. Titulli i temës nuk dokumentohet. Gjatë vitit, temat e hartimeve të lëndës së letërsisë, zgjidheshin nga autorët e njohur, Eskili, Dante, Gëte, Byron, Hajne etj. APMN, Mark Ndoja: Fondi, Dokumente dhe fletore
4.Vlerësimet, përposë se me fjalë, janë shënuar me 5 shkallë, përbërë nga shkronjat e greqishtes së vjetër nga notat e ulta: alfa, beta, gama {ἀ, β,γ} dhe notat e larta: delta dhe epsilon {δ, ὲ}. Sistemi i vlerësimit, sipas didaktikës së shkollës Saveriane të Shkodrës, ABCDE. Ky sistem vlerësimi është ende në funksion në SHBA.
Nëse lexohen dhe theksat, akcentet, (ε’) pas shkronjave greqisht, sistemi i vlerësimit mund të lexohet me shkallëzimin e notave 5×2 = 10. Këtë rezultat maksimal e kanë marrë Gaspër Benusi, Zef Rrakacolli (10); Uran Kalakula, Safa Vokopola, Bujar Doko, Kasem Trebeshina, Erika Përmeti, Anton Prifti, Luan Bega, Orhan Pojani, Fatmir Berati, Flutura Toto, Vil Kamsi, Vasilika Pojani, Sulo Çoçoli, Foto Çami (9).
5.Nxënës i Markut dhe mik i familjes Ndoja. Ministri i Drejtësisë në qeverinë Meksi 1, dha dorëheqjen më 1995. Emëroi mjaft të persekutuar në sistemin e drejtësisë.
6.Nxënës i shkëlqyer. Për këtë shkak, Marku, pati ndërhyrë për t’i akorduar bursën e studimit në Hungari për inxhinier hidroteknik. Ministria e Arsimit, fillimisht ia pati refuzuar kërkesën Zefit.
7.Kunati i Arshi Pipës.
8.Djali i bibliofilit, Tahir Dizdari.

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.