back to top
10.5 C
Tirana
E martë, 24 Dhjetor, 2024

Një dozë tolerance ndaj vetes dhe botës – nga Ervina Toptani

Gazeta

Ervina Toptani
Ervina Toptani

Një dozë tolerance ndaj vetes dhe botës

nga Ervina Toptani

Një nga problemet më të mëdha që ne kemi, është se jemi shumë të aftë për të vazhduar “me shkelma” përpara. Jemi ekspertë për të përmbushur detyrimet, pritshmëritë, kënaqësitë dhe ekzigjencat e botës, për të proceduar sipas prioriteteve të vendosura që na rrethojnë në çdo fushë të jetës. E përsërisim këtë “magji” për dekada me rradhë madje pa rënë në sy aspak se kemi nevojë akute për t’i ikur farsës që jetojmë, e ka raste kur e përdorim farsën edhe si triumf fitoreje, të qenit kaq të aftë për të vazhduar “me shkelma” përpara.
Unë i dua ata njerëz që pësojnë kriza, që ky lloj vazhdimi përpara për inerci a prej “frikës” se po del nga konturet e normalitetit që bota ka vendosur si standarte (kush dreqin e ka përcaktuar çfarë është normale e çfarë jo) i thyen dhe i sëmur. Shpesh sëmuren rëndë dhe e manifestojnë në mënyrat më të sinqerta, duke humbur durimin për shembull.
(Sikur të na e kishin mësuar humbjen e durimit ndoshta nuk do të ishim kështu si jemi sot)
Vetja emotive më në fund del jashtë trupit dhe e pushton atë, ka dëshirë të dëgjohet e të nxjerrë njeriun e bukur që jeton brenda secilit prej nesh, atë të vërtetin që nuk ka turp se nuk është perfekt, që nuk ka turp të pranojë 100 gabime që ka bërë e që ndoshta do i përsëriste një më një.
Durimi, inercia e “respektimi” i standarteve të detyrueshme na kanë çuar deri aty sa për vite me rradhë jemi të aftë të injorojmë çdo lloj dëshire të psikës tonë, unit tonë, ato të njeriut të vogël që jeton brenda nesh, që shpesh e rrahim brutalisht sepse është i vetmi që guxon të jetë i vërtetë. Ne jemi mësuar t’i fshehim dëshirat e kënaqësitë e paragjykuara, nën tapet.
Krizat përfaqësojnë dëshirën për t’u rritur, e cila nuk ka gjetur mënyrë tjetër për t’u shprehur. Nën sipërfaqen e shqetësuar të krizës fshihet një llogjikë e qartë në kërkim të shëndetit e të të jetuarit mirë me veten e të tjerët. Unë kam përjetuar shpesh kriza të tilla përkundrejt durimit dhe hipokrizisë që bota i ka vendosur si standarte të përhershme shoqërore. Të jetuarit mes hipokrizisë së vazhdueshme e durimit të inercisë për të vazhduar përpara me shkelma, kthehet në sëmundje vdekjeprurëse.
Ka një shërim, të vendosim të jemi të vërtetë. Të thyejme ca tabu paragjykuese në rradhë të parë me veten, të marrim një dozë të fortë tolerance si ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve. Nuk është fundi i botës të mbetesh vetëm se je i vërtetë (zakonisht të vërtetët nuk i do njeri se i shohin si të rrezikshem). Ndoshta do të shërbejmë si nxitje pozitive për shumë të tjerë më pas.

Marre nga muri i Fb i Ervina Toptanit, 8 tetor 2022

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.