back to top
-0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Një foto… dhe ca rrëfime rreth saj! – nga Jozef Radi

Gazeta

Saver, 1965
Saver, 1965

Një foto… dhe ca rrëfime rreth saj!

nga Jozef Radi

Kjo foto është realizuar në Savër, diku rreth vitit 1964-‘65. 
Është periudha e vjeljes së pambukut, pra gusht-shtator dhe mbas 8 grave një burri dhe një fëmije, është magazina e madhe e gurit, Depoja më e madhe e lëmit të Savrës. Gratë po merren me seleksionimin e pambuku dhe pjesa më e madhe e tyre, janë gra të interrnuara, po ka edhe gra që quheshin “të lira”. 
Burri në qoshe ishte brigadier dhe quhej Qani Meta, një burrë i mirë dhe i urtë, i cili pati shumë fëmijë dhe mjaft të edukuar. Fjala vjen Pëllumbin, Verën, Violetën, Flamurin dhe Vitoren i kam njohur mjaft mirë, të tjerët (në mos gaboj ishin tre) ishin më të vegjël dhe s’i njoh edhe aq, por e di me siguri që ishin njerëz shumë të sjellshëm.
Në qendër të fotos është mama ime Vitore Radi, mbas saj është thuajse e padukur është Sabrie Bami, po përballë është Llambrini Çuko, e shoqja e kryetarit të parë të një kooperative në Shqiperi, asaj të Krutjes, Mërtik Çukos, më vonë ai erdhi si përgjegjës sektori në Savër dhe “ra paksa nga vakti” se e përmendte për keq diktatori në Veprën e 19, e fundit në rradhë është një malsore Syke Vuksani, e shoqja e ushtarakut Lek Vuksani (Vojvoda). Kurse dy gratë mbas tyre janë Dudie Kupi, e bija e Abaz Kupit dhe Lajde Mirakaj e bija e Pal Mirakajt, e cila asokohe e kishte burrin në burg. Në qendër të fotos sipër është Nine Destanishte, e shoqja e Gjon Destanishtës, dhe e ëma e Zhetës dhe Nikolin Destanishtës, shkodranë të cilët ishin familjarisht të interrnuar në Savër… Gruaja dhe fëmija afër brigadierit nuk i kujtoj mirë, po kam përshtypjen se është fjala për të shoqen e Sulçe Malajt!
Desha të shtoj edhe një detaj personal që lidhet me Mamën time… Unë në këtë kohë isha diku te tetë vjeçët, dhe duke qenë më i madhi i tret fëmijëve të vegjël, unë 8 vjeç, motra 6 dhe vëllai 2 vjeç, shkoja herë pas herë në lëmë dhe bëja sikur po e ndihmoja mamën… 
Një ditë, ndërsa ndodhesha në lëmë, më mori etja dhe pashë diku më një qoshe të magazinës disa shishe të mbushura. Ashtu i etur siç isha e ktheva shishen, e cila për dreq kishte qënë me benzinë… E alarmuar mama më mori në biçikletë dhë më çoi urgjent në Spital në Lushnje ku më bënë një lavazho. E tronditur sa s’thuhet ajo më bëri bé që unë s’do të shkoja më ta ndihmoja, por kjo fjalë nuk u mbajt!!
Fotoja në fjalë është e koleksionit të familjes Radi, dhe u riparua dhe bë më ngjyra nga Gligor Kokali. Njëra prej grave në foto, ka qenë gruaja e xhaxhait të tij, Vasilit…

1 janar 2022

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.