Një foto – dy pyetje nga Jaho Brahaj… dhe nji shënim
Kam dy pyetje pa asnjë ngarkesë politike:
-A asht grupimi i studiuesve françeskanë shqiptarë të fillimshekullit XX, një Institucion Shkencor Akademik i Etnisë Shqiptare?!
-Çfarë mundet të bënte një Akademi Shkencash në Shqipwrinë e fillimshekullit të XX, më shumë se ka bërë “Akademia Shkencore e Françeskanëve Shqiptarë”, e cila përbashkoi studiuesit e mbarë etnisë sonë dhe bashkëpunoi me Albanologë të shquar të Europës?!
Nderime!
Jozef Radi
Shkolla e françeskanwve asht bota ma e madhe e kulturws shqiptare të mbrritun deri sot! Ata e kryen kët mino të naltë e fisnik… Prandaj rrufjanët e ideollogjisë gjoja komuniste, u përpoqën ta zhbinin me rranjë si doras të nji krimi të kurdisun jashta Shqipnie, dhe ende pa dhanë në përmasën e duhun, pse u frikeshin atyne “djemve të malcis” që edhe pse prej katundeve ma të humbuna, inteligjenca e tyne, shkollimi jashta territorit shqiptar dhe përkushtimi i tyne la gjurmat ma të pashlyeshme n’histori tw ktij kombi! Asht emblematike fraza: “Na edhe të dekun, jena ma t’forte se ju!” që u shkroi Padër Pjetër Meshkalla prej burgut, institucioneve të shtetit, nji prej korifejve të kësaj “akademie” në fushën e psikollogjisë dhe komunikimit!
Ende sot, cilsia e emnave edhe e punve të tyne asht e paarritshme!
.