back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Një foto në Teqenë e Turanit (Korçë) – Luan Merdani

Gazeta

Teqeja e Turanit (Korçe)
Teqeja e Turanit (Korçe)

Një foto në Teqenë e Turanit (Korçë)

dhe dy shënime nga Luan Merdani e Pëllumb Tuxhari

Luan Merdani
Luan Merdani

Luan Merdani shkruan:
Kjo është vërtet një foto mjaft interesante.
Para një viti bëra një vizitë në Teqenë e Turanit (Korçë) teqe më shumë se dyqind vjeçare, dhe mbasi shërbyesi i asaj teqeje qe një i njohur i miqve të mi dhe njëkohësisht doja të sillja edhe disa kujtime fëminore të viteve të shkuara prej kësaj teqeje të njohur.
Ndër mjaft gjëra interesante pashë edhe foton në fjalë dhe më bëri shumë përshtypje. Ishte vërtetë një foto që për mendimin tim ka mjaft vlera por ajo çka më interesante mua më tepër te kjo foto ishte fakti se  aty pashë edhe profilin e babait tim që ishte në atë kohë pjesëmarrës i Bandës muzikore të Korçës, me instrumentin piccolo flaut, (flaut i vogël) i cili gjendet edhe sot në familjen tonë si kujtim i atij pasioni të babait tonë. I thashë zotrisë që shërbente aty nëse mund t’i bëja një kopio fotos dhe ai me kënaqesi më tha po…
Babai është i dyti në të djathtë të dirigjentit të bandës Prof. Paskal Anibal, me sa më kujtohet nga babai. Pa bërë analistin dhe komentuesin, për këtë foto, mbase s’e kam këtë aftësi, shikoj në këtë foto të konkretizuar bashkëekzistencën e feve në Shqipëri dhe në veçanti në Korçë, për vetë specifikën e qytetit në atë kohë. Se pari banda e Korçës ishte një bandë me reputacion tëlartë dhe drejtohej nga Prof. Anibal, e cila me hymnet e saj patriotike të asaj kohe ngjallte dashurinë për atdheun dhe kjo bandë e ndodhur në Teqe të Turanit pa diskutim ka shkuar për ndonjë festë fetare Bektashiane (Myslimane), ose për ndonjë ngjarje të shënuar. Kjo tregon më së miri se klerikët e fesë bektashiane dhe myslimane ishin patriotë dhe atdheun e vinin mbi besimin e tyre. Nga ana tjetër, po ta shohim me vëmendje kemi shumë zotërinj të veshur allafrënga me gravata, ku pjesa më e madhe janë të fesë ortodokse, gjë që tregon se fetë në Korçë jetonin në paqe dhe harmoni duke respektuar njera tjetrën në besimin e tyre. Nuk mund të rri pa thënë edhe diçka tjetër…
Me ardhjen e Komunizmit shumica e klerikëve të Shqipërisë u persekutuan deri në vdekje me akuzën “tradhëtarë të Atdheut”, mbasi me predikimet e tyre ia prishnin mendjen popullit për të bërë marrëzira…!! Nga ana tjetër Banda simbol i hymneve dhe atdhedashurisë me ekzekutimet e këngëve patriotike ndodhet në një Teqe, ku na shërbenin armiqtë e komunizmit… Nuk persekutohet askush si bashkëpunëtorë i këtyre armiqëve duke ju shërbyer atyre në festa fetare!? Nuk çuditem, po më erdhi në mendje ky lloj gjykimi, thjesht duke parë dhe riparë këtë foto shumë domethënëse.
Të më falni se nuk qe qëllimi im ta politizoja këtë foto, pordesha të shprehja mendimin tim së çfarë tregon kjo foto për mua. Ju falederoj për vlerësimin e fotos.

Pëllumb Tuxhari shton:
Kjo duhet të jetë një foto nga Kuvendi i Bektashinjve që u mbajt në Teqenë e Turanit, e cila është themeluar në vitin 1812. Në Shtator të vitit 1929, nën kryesinë e Baba Kamber Prishtës, aty u mblodh një Kuvend, në të cilin morën pjesë delegatë nga pothuaj të gjitha viset e Shqipërisë, dhe ku u hartua e u aprovua Rregullorja e Bektashinjve Shqiptarë. Në bazë të kësaj Rregullore, e cila u aprovua më pas nga Parlamenti Shqiptar, Shqipëria u nda në gjashtë Gjyshata: Prishtë (Skrapar), Krujë, Elbasan, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.

(marrë nga Muri i fb 26 korrik 2014)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.