Një foto që ndryn një ëndërr
nga Mehmet Shtylla
Një moment sa prekës aq edhe historik. Pritja madhështore aq e mirëpritur e Shqiptarëve të Kosovës. Të gjithë me Plisa në kokë që i bëhet qeverisë së kryesuar nga Mustafa Kruja, kur u bë i mundur Bashkimi i Trojeve Shqiptare të Kosovës, si edhe një pjese të Iliridës dhe Malit të Zi.
Si familje e kemi për nder që xhaxhai ynë, Tahir Shtylla, ishte pikërisht Ministri i Tokave të Liruara në atë qeveri.
Moment Historik që të gjithë Shqiptarët që ndjehen Shqiptarë me gjak, me gjuhë, me zemër e me shpirt e presin të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur.
Koha dhe Momenti sot punon për Kombin Shqiptar.
Me besim tek Zoti, urojmë që kjo ëndërr e shumë brezave të realizohet.
.
Marre nga muri i FB i Mehmet Shtylles, 27 dhjetor 2021
.