back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Nje grua e rrallë, që sakrifikoi veten për dinjitetin e familjes – nga Kastriot Çipi

Gazeta

Edi Luarasi - Mirdita (1940-2021)
Edi Luarasi – Mirdita (1940-2021)

Nje grua e rrallë, që sakrifikoi veten për dinjitetin e familjes

nga Kastriot Çipi

Me 3 dhjetor 2021, ra sipari për Edi Luarasin, burrneshën e Teatrit Kombëtar. Kjo grua e rrallë sakrifikoi karrierën e saj, për familjen dhe bashkëshortin, regjisorin dhe autorin e shquar, Mihal Luarasi.
Edi Mirdita (ky ishte mbiemri i saj i vajzërisë) kishte shkelur në skenë si këngëtare, që kur ishte 16 vjeçe. Studimet për aktore, emërimi në Teatrin Popullor (sot Kombëtar) dhe martesa me regjisorin Mihal Luarasi, të gjitha të ndodhura në gjysmën e parë të viteve ’60, shenjuan fillimin e një karriere, që kishte të gjithë potencialin për të qenë e gjatë dhe e suksesshme. Fundvitet ’60 dhe fillimvitet ’70 ishin edhe pranvera e teatrit shqiptar (dhe e arteve në përgjithësi).
Por ajo e kishte lidhur fatin e saj me atë të bashkëshortit. Pas një serie dramash të ndaluara nga censura e regjimit dhe Festivali i 11-të, Mihal Luarasi u arrestua dhe u dënua me burg. Shumëkush priti që Edi të divorcohej nga Mihali, për hir të fëmijëve. Por, Edi bëri atë që pakkush e bënte: pikërisht për hir të fëmijëve, ajo nuk pranoi të divorcohej nga Mihali. “Edhe nëse ndahem, – tha ajo, – fëmijët do të kenë sërish mbiemrin e Mihalit!”.
Kështu aktorja e Teatrit Kombëtar u bë rrobaqepëse. Pas 8 vitesh burg, regjisori i diplomuar në Budapest u bë bojaxhi. Por ata ishin sërish bashkë dhe familja ishte sërish e bashkuar. Lea dhe Eldoni u rritën me respekt për babanë e tyre.
Ishte viti 2003, kur u njoha dhe pata fatin të punoja me Edin, si regjisor i komedisë “Cilindri”. Luarasët ishin kthyer nga Hungaria dhe ishin të dy të etur për punë. Në 30 vitet që kishin kaluar, që pas dënimit të Mihalit, Edi kishte luajtur vetëm dy herë, në vitet 1991 dhe 1995.
Pak i ndrojtur, i dhashë tekstin, pa folur më gjatë për rolin. Quhet “Bettina”, – thashë – Lexoje njëherë dhe flasim nesër. 
Të nesërmen Edi nuk dukej entuziaste. Roli nuk e kishte intriguar shumë. Nuk i dukej as me peshën e duhur. “Por do ta bëj, – më tha – Kam nevojë të punoj.”
Pas një muaji punë, që na dhuroi plot kënaqësi, ne ndamë, edhe me kolegët e tjerë, suksesin e komedisë brilante të De Filipos tek publiku shqiptar. Por fatkeqësisht, ky mbeti bashkëpunimi im i vetëm me zysh Edin. Po çifti Luarasi u rikthye disa herë në skenë, në vitet 2000, derisa shëndeti i keq i largoi të dy nga skena.
Profesor Mihali ndërroi jetë disa muaj para se të niste protesta për Teatrin. Zysh Edi ishte ndërkohë e pafuqishme për t’iu bashkuar protestës sonë, por arriti të na dërgojë një përshëndetje solidariteti. Në emër të tyre, aty ishte çdo mbrëmje i biri, Eldoni dhe, sa herë vinte në Shqipëri, edhe e bija, Lea.
Nesër do t’i japim duartrokitjen e fundit zysh Edit, nga një rrugicë e strukur, pranë qendrës së Tiranës. Teatri, ku do të duhej t’i bënim nderimet e fundit, nuk është më.
Kështu po ikën nga kjo botë, kjo grua e rrallë, kjo bashkëshorte dhe nënë, që sakrifikoi veten për dinjitetin e familjes së saj, të cilin nuk e negocioi kurrë, për asnjë çmim.
.

Edi Luarasi – Mirdita (7 maj 1940-3 dhjetor 2021)

Dje më 3 dhjetor 2021, ndërroi jetë ikona e teatrit dhe filmit shqiptar, e bukura Edi Mirdita – Luarasi. Aktorja lindi në Tiranë më 7 maj 1940, ajo debutoi në skenë që në moshë të re. Fillimisht në vitin 1956, kur ishte 16 vjeçe, së bashku me të motrën këndonin në skenën e Teatrit të Estradës. U diplomua për aktore në vitin 1963 dhe në të njëjtin vit emërohet aktore në Teatrin Popullor. Roli i parë i saj ishte Vera në dramën “Shtëpia në bulevard” më 1963 me regjisor Kujtim Spahivoglin. Si aktore pranë teatrit popullor luajti mbi 30 role. Ajo njihet për rolet e saj në: “Doktor Aleksi”, “Mbreti Lir”, “Cuca e maleve”, “Fytyra e dytë”. “Hekurat”, “Cilindri”, “Streha e të harruarve”. Edi Mirdita u martua me regjisorin e mirënjohur Mihal Luarasin. Për arsye politike ajo përjashtohet nga Teatri Kombëtar më 22 janar 1974, pasi i shoqi i saj futet në burg dhe dënohet 8 vjet për agjitacion e propagandë nga regjimi gjakatar komunist. Ndërkohë Edi, e dëbuar nga teatri, detyrohet të futet në rrobaqepësi, për të përballuar vështirësitë financiare. Pasi i shoqi del nga burgu, e detyruar nga sëmundja e nënës, Edi lë punën dhe kështu familja Luarasi mbahej vetëm me rrogën e Mihalit, i cili kishte filluar punën si bojaxhi. Ata shpresonin se do të vinte një ditë e bardhë dhe për ta dhe gjithë shkrimtarët dhe artistët që patën të njëjtin fat tragjik. Megjithëse 51 vjeçe, pas ardhjes së demokracisë, Edi Luarasi kthehet në skenë, prа reabilitohet. Paksa e vështirë për të, pas shumë vjet shkëputjeje, megjithatë me kurajo e pasion të pashterrshëm, ajo arrin të fitojë e meritojë duartrokitjet e publikut në dramën “Vizita e Damës plakë”, duke u rikthyer kështu triumfalisht në skenën të cilën aq shumë e kishte dashuruar.
Pusho në paqe të përjetshme, s’bashku me të shoqin tënd që e deshe pafundësisht.
Micky Haxhiislami***
Yesterday, December 3, 2021, passed away the icon of the Albanian theater and film, the beautiful Edi Mirdita Luarasi. The actress was born in Tirana on May 7, 1940, and she debuted on stage at a young age. Initially in 1956, when she was 16 years old, she and her sister sang on the stage of the Estrada Theater. She graduated as an actress in 1963 and in the same year was appointed actress at the People’s Theater. Her first role was Vera in the drama “House on the Boulevard” in 1963 directed by Kujtim Spahivogli. As an actress at the people’s theater, she played over 30 roles. She is known for her roles in: “Doctor Alex”, “King Lir”, “The highland girl”, “The second face”. “Irons”, “Cylinder”, “Shelter of the forgotten”. Edi Mirdita married the well-known director Mihal Luarasi. For political reasons, she was expelled from the National Theater on January 22, 1974, after her husband was imprisoned and sentenced to 8 years for agitation and propaganda by the bloody communist regime. Meanwhile, Edi, expelled from the theater, is forced into slavery to cope with financial difficulties. After her husband was released from prison, forced by her mother’s illness, Edi quit her job and so the Luarasi family was supported only by the salary of Mihal, who had started working as a painter. They hoped that better days would come for them and all the writers and artists who had the same tragic fate. At the age of 51, after the advent of democracy, Edi Luarasi returns to the stage to be rehabilitated. Slightly difficult for her, after many years of separation, however with inexhaustible courage and passion, she manages to win and deserve the applause of the audience in the drama “The Visit of the Old Lady”, thus triumphantly returning to the stage which she loved so much. Rest in eternal peace, together with your husband whom you loved endlessly.

Micky Haxhiislami
Follow us on Instagram @albanianvintagephotography

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.