Një histori interesante…
Motra Zejnepe Nokaj-Ahmeti nga Stublla
nga Isak Ahmeti & Marjan Sebaj-Sopi
Motra Zejnepe Nokaj-Ahmeti, e lagjes sonë (Metovitëve), që edhe sot ndër ne përmendet si Dada Zejnepe (kështu e quante edhe babai im i ndjerë, Fazli (Gjergj) Ahmeti-Nokaj (1902-1975), i përkiste Rregullit të motrave Shën Vinçenciane. Ajo ka një biografi të veçanë dhe shumë interesante…
Si motër e nderit, me përkushtim të madh dhe me shumë devotshmëri, u kishte shërbyer të varfërve dhe të sëmurëve kudo që ishte… I kishte shërbyer Zotit dhe kombit… Kishte shërbyer kryesisht në Selanik ku ka vdekë dhe është varrosur atje. Perveç shërbimit të saj të varfërve dhe të sëmurëve, ajo, sipas të dhënave që disponoj, kishe shërbyer me shumë përkushtim edhe si mësuese për fëmijët shqiptarë aty ku shërbeu. Kujtimi për atë edhe sot e kësaj dite është i gjallë në lagjen tonë!
Pushoftë në paqe!
Isak Ahmeti, 21 shkurt 2015
.
***
Pushoftë në paqe.
Edhe pse e di që rregulli i ka disa principe e rregullore, prap po them se do ishte mrekulli të merren eshtrat (mbetjet) e të varroset në oborr të Kishës së Stubllës. Edhe pse, nuk thuhet unë mendoi se kjo ka qenë shembull i shumë thirrjeve (në kontinuitet) të shenjta e veçmas të atyre rregulltare nga Stublla në veçanti. Jam më se i bindur se sakrifica e saj, vetflijimi dhe përkushtimi ndaj Zoti dhe të afërmit e në veçanti lutjet e saja kanë ndihmua famullinë në periudha të caktuara (të vështira). Kështuqë edhe pse me vonesë, por sadopak do i ishim mirënjohës po e sollëm në vendlindje si shërbëtore të Zotit. Mos t’i harrojmë bijat tona. Mos të harrojmë gjakun tonë. Dëshira e tyre me siguri ka qenë të prehen në paqe pranë prindërve të tyre. Këtë dëshirë ndoshta të fundit të tyre vetëm neve mund t’ua realizojmë. Edhe Binça e ka të njëjtin problem me disa bija të veta cilat ia kishin kushtuar Zotit jetën si motra nderi në të njejtin rregull e që sot e nga dita kur ndërruan jetë gjindën në Selanik e Paris të vorrosura ku prehen në paqe, por qetësinë e përjetshme besoj se do e gjenin në atdheun e tyre, në vendlindje…
Sa mirë do ishte për familjiarë, për fshatin e famullinë, për ipeshkvinë dhe Kosovën të sillen mbetjet e tyre (besoni si relikve të shenjta) në vendlindje.
Me këtë do e lanim sadopak një borxh ndaj bijave tona të dashura, cilat kanë jetuar një jetë në zë shenjtërie siç thot prof. Isak Ahmeti në shërbim ndaj Zotit dhe njeriut.
Marjan Sebaj-Sopi, 21 shkurt 2015