back to top
9.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Një histori me Gëzim Çelën – nga Kastriot Dervishi

Gazeta

Studiuesi Kastriot Dervishi
Studiuesi Kastriot Dervishi
Një histori me Gëzim Çelën
nga Kastriot Dervishi
Gëzim Çela

Më 22.07.2024, në Durrës, në moshën 89 vjeçare,
ndërroi jetë Gëzim Mahmut Çela, tre herë i dënuar politik,
me një vuajtje në tërësi prej 20 vjet, 2 muaj, 28 ditësh
në vitet 1957-1964 dhe 1971-1984.
Njëri nga të dënuarit e revoltës së Spaçit,
piktor që na solli skica nga kampet e diktaturës.
I pari që ka folur për dallimin midis burgut dhe kampit të punës së detyruar.
Në prill 2024, kam folur për herë të fundit me të.
Ishte i keqardhur se nuk lexonte dot më.

Gëzim Çela (1935-2024)
Gëzim Çela (1935-2024)

Gëzim Çelën e kam njohur në vitin 2004, në kohën kur isha duke shkruar librin për shërbimin sekret shqiptar, të viteve 1922-1944, në kërkim të një fotografie të babait të tij. Pak nga pak u informova edhe për historinë e tij me dënime të gjata në komunizëm. Lexonte shumë. Mërzitej kur kampeve të punës së detyruar i thonin “burgje”. “Ka pasur dallim të madh midis burgut dhe kampit se në burgje nuk punohej” – thoshte Gëzimi.
Herën e dytë, në vitin 1971 u dënua për fotografitë (bashkëlidhur postimit) që i kish sjellë babai i tij Mahmut Çela nga Kanadaja. Çfarë ishin këto foto?! Asgjë e veçantë, një portret i tij dhe pamja e lokalit modest në Kanada. Pasi fotot kishin ardhur me postë në Shqipëri, kishin shërbyer si nxitje për ustallarët e krimit të nxirrnin inatet e tyre, duke formuluar çfarë donin vetë.

Fotografitë në arkivin e Sigurimit të Shtetit të Mahmut Çelës
Fotografitë në arkivin e Sigurimit të Shtetit të Mahmut Çelës

Në vitin 2007, Gëzim Çela donte ta shihte këtë dosje hetimore-gjyqësore. Teksa preku këto dy foto, shpërtheu në ngashërim e nuk i përmbajti lotët. “Për këto jam dënuar” – tha dhe vazhdonte e qante.
Marrë nga Muri i FB Kastriot Dervishi 23-24 korrik 2024

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.