back to top
7.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024

Një këshillë për intelektualë shqiptarë që vijnë nga diaspora – nga Gazmend Kapllani

Gazeta

Shkrimtarsi Gazmend Kapllani
Shkrimtarsi Gazmend Kapllani

Një këshillë për intelektualë shqiptarë që vijnë nga diaspora

nga Gazmend Kapllani

Me shumë modesti po jap një këshillë për autorë dhe intelektualë shqiptarë që vijnë nga diaspora. “Mos ejani në Shqipëri dhe të prisni mirënjohjen nga nomenklatura. Sepse Shqipëria nuk ka ende elitë (politikë apo kulturore), ka nomenklaturë tribale që mbizotëron çdo fushë të veprimtarisë politike dhe kulturore (në ekonomi mbizotëron tashmë krimi i organizuar, shqeto si në Honduras apo San Salvador). Për ju, sidomos që falë talentit tuaj, keni fituar respektin e vendit ku jetoni, qëndroni sa më larg nomenklaturës së këtushme.
Vendi ynë nga një kopësht zoologjik pa vizitorë, që u katandis në epokën e Enverit, është bërë një geto me oaze shumë interesante aty-këtu. Ejani këtu, për ato oaze të cilat zakonisht janë larg nomenklaturës ose në rastin më të mirë tolerohen nga nomenklatura që të ekzistojnë si alibi… Takoni sa më shumë të rinj që kanë etje për të krijuar, takoni njerëz vërtet të kultivuar dhe punëtorë që shpesh jetojnë në padukshmëri. Udhëtoni në Kosovë, e cila përjeton në këtë çast një pranverë politike dhe kulturore, ndryshe nga Shqipëria që “rritet” mbi një moçal kulturor dhe politik. Në këtë vend thesaret ekzistojnë ngahera në hije dhe kjo është një nga shkaqet kryesore të mjerimit të gjatë të këtij vendi.
Ejani pra në Shqipëri, sa më shpesh, për ato oaze larg nomenklaturës, duke shpresuar se një ditë oazet do ta “infektojnë” Shkretëtirën e Madhe. Ndoshta do duhen breza për një “infektim” të tillë fatlum, por ja vlen të përpiqet seicili/ seicila me mënyrën e vet.

.

Marrë nga Muri i Fb i Gazmend Kapllanit, 22 Nëntor 2021

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.