back to top
1.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Një lajm që kaloi pa vëmendjen e duhur – nga Alba Kepi

Gazeta

Gazetarja Alba Kepi
Gazetarja Alba Kepi

Një lajm që kaloi pa vëmendjen e duhur

nga Alba Kepi

Ka një lajm që kaloi pa vëmendjen e duhur politike, mediatike, publike, show analitike, e që vjen nga Shkodra.
Asambleja Kryepeshkvnore ka kërkuar hartimin e ligjit të “krimit të apologjisë” së komunizmit në Shqipëri.
Ku kërkohet;
Të miratohet një ligj i cili të parashikojë krimin e apologjise së komunizmit njësoj si vendet europiane që kanë dënuar dhe parashikojnë sanksione të rënda për krimin e apologjisë së nazizmit dhe të fashizmit;
Që të zbatohen të gjitha parashikimet e rezolutave parlamentare dhe deklaratës presidenciale të sipërcituara në një kohë sa më të shkurtër të mundshme;
Që librat e historise të shkruajnë të vërtetën e komunizmit në Shqipëri;
Që burgjet dhe vendet e torturës të konsiderohen dhe ruhen si Muze, si psh. Burgu i Spaçit;
Që të persekutuarit politikë dhe të mbijetuarit nga burgjet të kenë shpërblimin e përshtatshëm;
Që aktet ligjore dhe nënligjore të përcaktojnë rregulla të qarta mbi dekoratat, titujt e nderit dhe medaljet në mënyre që të shmanget vlerësimi dhe lartësimi i funksionarëve të organeve të diktaturës komuniste.
U injorua ky lajm siç në këtë vend harrohet gjëja më e rëndësishme; historia, e kombit por dhe e njeriut.
E firmëtarët e shkatërrimit të kësaj historie pudrosen në studio televizive e flasin sot për drejtësi…

Konferenca Ipeshkvnore  - Letër Shtetit Shqiptar
Konferenca Ipeshkvnore – Letër Shtetit Shqiptar

Marre nga Muri i FB Alba Kepi, 23 nentor 2023

Konferenca Ipeshkvnore  - Letër Shtetit Shqiptar
Konferenca Ipeshkvnore – Letër Shtetit Shqiptar (fleta 2)

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.