Një listim të “arritjeve” madhështore të Vatrës
nga Ervin Dine
Kryetari i Kuvendit të Federatës Shqiptare Vatra shkruan:
Me qe jemi në festat e fundvitit ia vlen t’i bëjmë një listim të arritjeve madhështore të Vatrës dhe “lidershipit” pa mandat!
1.Partneri strategjik i Departamentit të Shtetit për çeshtjen e Ballkanit. Po udhëzojnë edhe Shtëpinë e Bardhë në diplomacinë botërore.
2.Kryesi plot filozofë, doktorë shkencash, ekspertë të strategjisë ushtarake, etj..
3.Shkatërrimi i kanunores se 1926-s dhe fallsifikimi i neneve së kësaj që u krijuan me avoketër plepash.
4.Emërimi i priftit grek në Vatër, që vetëm kryetari e mban mend se kush ja ka dhënë këtë urdhër.
5.Integrimi i plotë i komunitetit LGBT në Vatër, simbas premtimeve të Vatrës së shekullit XXI.
6.Kanë ndihmuar gjeneralin e vogël me komplekset e Napoleonit, sidomos me rekomandimet e takave që të duket më burrë i gjatë.
7.Gazeta Dielli e kthyer në Gazetën “Zëri i Popullit” duke i anashkaluar armiqtë me censurën që edhe qeveria komuniste do t’ja kishte zili.
8.Kthimi i Vatrës në një perandori që nuk është parë në historinë botërore.
E mbyllim vetëm me këto, sepse arritjet janë aq madhore sa jam i sigurt që një libër që do të dalë së shpejti nga Shtëpitë Botuese që konkurojnë për këtë kolos të çeshtjes atdhetare.
Tani presim që “Porosia e Kullës” së re që simbas drejtorit të degëve do të ketë parkim shumë të madh, mendoj se do të venë edhe drapër e çekanin mbi të.