back to top
8.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Një ngjarje e rrallë – një e vërtetë e hidhur dhe një grua që meriton të nderohet – nga Stefan Basko dhe disa opinione

Gazeta

Himara dhe gjiri i saj
Himara dhe gjiri i saj

Një ngjarje e rrallë – një e vërtetë e hidhur

dhe një grua që meriton të nderohet

nga Stefan Basko dhe disa opinione

Një zonjë e nderuar në Himarë, Anastasia Kolila ia kthen pronarit të ligjshëm, tokën që shtetmafia i dha asaj me ligjin komunist 7501!!
Një akt madhor që duhet përshëndetur jo vetëm nga Himariotët!!
Kalaja e Himares
Kalaja e Himares
Bujar Borshi: Një akt i rrallë qytetarie dhe edukate. Fati ta shpërbleftë moj zonjë. Je për t’u pasë zili!
 .
Gëzim Alikaj: Bravo i qoftë zonjës! Kështu të veprojnë gjithë pronarët e rinj! Të paktën të bëhen bashkëpronarë…
 .
Afrim Jupi: Një shembull real, se për batërdinë me pronat nuk është fajtor populli, si është munduar ta paraqesë politika. Ishin interesa të tjera okulte për të realizuar qëllime të zeza që u hartua, aprovua dhe pse i zbatuar në të gjithë territorin, u mbrojt dhe vazhdon të mbrohet nga politika ligji i famshëm 7501!!
Respekte për këtë qytetare që nuk është ndjerë e qetë nga fakti që po mban një pronë të dhuruar që i takon dikuj tjetër që e ka pasur në pronësi të ligjëshme e të trashëguar.
 .
Vasil Qesari: Akti i zonjës në fjalë, duhet përshendetur edhe pse është tepër i veçantë. Unë mendoj se e Keqja nuk duhet kërkuar gjetkë, por mes bregasve. Ata bënë, një një akt fatal, të turpshëm, skandaloz, të paparë dhe antiligjor që pranuan ligjin “komunist e demokrat” duke grabitur pronat e bashkëfshatarëve të tyre. Askush nuk i detyroi me dhunë që ta zbatonin atë ligj, por u erdhi mirë, sepse grabitën dhe përfituan prej tij. Kjo tregoi se “burrat e zakonit” munguan, se gjaku i himariotëve të dikurshëm “të penës e të dyfekut” ishte shprishur e bastarduar me kohë…
 .

Anastasia Kolila ia kthen token pronarit të ligjshëm
Anastasia Kolila ia kthen token pronarit të ligjshëm
Stefan Basko: Vasil Qesari Nuk i shtoj asnjë presje, shënimit tuaj, sepse kjo është një e vërtetë e madhe!!
Ithtarët e ligjit komunist 7501, thyen çdo normë dhe etiketë dhe u sulën si të babëzitur për të rrëmbyer pronat e të tjerëve që i kishin bërë me gjak, nga puna e madhe që bënë në kurbet si në Francë, USA, Greqi e gjetkë!!
Eshtë tejet e vërtetë ajo që thoni që e keqja më e madhe e këtij shkatërrimi ishin vetë Himariotët, të cilët nuk bënë atë që bëri veriu i Shqipërisë që e kundërshtoi hapur ligjin famëkeq dhe ndau pronën me parimin, secili në pronën e tij shekullore!
 .
Niko Shpresa Sota: Zonja Anastasia Kolila ngeli përgjithmonë në historinë e artë të Himarës dhe të himariotëve, si zonja e parë e një akti të tillë në të gjithë Shqipërinë, ndërkohë besoj se nisma e saj do të ndërgjegjësojë shumë të tjerë për akte të tilla të dorëzimit me dëshirë dhe ndërgjegje të lartë të pronave të tjetërsuara. Sa për të parë disa bashkëkombas që u thonë burrave se roli i origjinës së këmbësorëve vjen nga familja dhe kështu qoftë.
.
Petros Nerantzis: Një bravo të madhe kësaj zonje, por këtu në fshat thonë që: Ma ka dhënë partia tokën, me në krye Enver Hoxhën, këtu është vromoxirio
.
Adrian Qereshniku: Një shembull i papritur, por me një domethënie të madhe. Qoftë pikënisja e një përmbysjeje të padrejtësive komuniste dhe neokomuniste.
.
Marre nga muri i Fb i Stefan Basko, 22 dhjetor 2020


Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.