Një përsiatje ndryshe…
nga Artan Kafexhiu
Qëlloi që këto kohët e fundit me rastin e Panairit të Librit, Tiranë 2021, ndër postimet e shumta në FB, nxirrte kokën një emër, Lea Ypi.
Mësova se ishte një trashëgimtare e një figure të dikurshme në fillimet e shtetit shqiptar, Xhafer Ypit, e deri në pushtimin e Shqipërisë nga Italia, fakt i mbajtur i fshehtë prej saj nga familjarët e saj, e që ajo vetë, e kishte mësuar vetëm pas ndryshimeve demokratike në Shqipëri.
Unë vetë jam rritur në një familje, ku biografia ka qënë tabu, e për të gjithë njerëzit e rrethit ishte një lloj sekreti familjar. Por që i vogël, unë e dija me saktësi biografinë e familjes time, një e pathënë, që ndërkohë më bënte krenar, e të ndërgjegjshëm se si duhet të sillesha në rrethana të tilla. Si të thuash, bëja një jetë dyfish, ku përditë më duhej të zhvilloja e perfeksionoja aftësitë e “doublespeak”, tepër i kujdesshëm të maskoja opinionet dhe mendimet e vërteta. Ky fakt, ndërkohë që ishte një “handicap” social-politik, kishte avantazhet e veta, sepse kishte zhvilluar tek unë një lloj shqise të re, vështrimin e mendimin kritik për botën që më rrethonte.
Lexova artikullin me poshtë, i cili më la “speachless”, siç mund të shprehesh në raste, kur befasimi është vërtetë i jashtëzakonshëm, përtej çdo pritshmërije, në lidhje me protagonizmin e kësaj figure të re intelektuale të diasporës shqiptare; e cila flet gjashtë gjuhë, përfshirë edhe anglishten, si lektore universiteti. Kërkova në Youtube, e gjetkë, të gjeja segmente rreth botëkuptimin të saj, të përgatitjes së saj intelektuale dhe akademike. Gjeta diçka, që përforcoi idetë e artikullit në linkun e mëposhtëm.
Me duket krejt bindës argumenti i saj, rreth injorancën që kishte ajo mbi “background-in” familjar. Xhafer Ypin; ajo me të vërtetë s’e kishte simpatizuar asnjëherë atë si figurë, pavarsisht se në padije, ka trashëguar një pjesë domethënëse të geneve të tij.
.
Po ju le të gjykoni vetë (atë që është i interesuar) mbi kredencialet e saj. Artikulli është një prezantim elokuent, se ku qëndron politikisht e intelektualisht kjo pinjolle Ypi.
Marre nga Muri i FB i Artan Kafexhiut, 24 nëntor 2021
Shkrimi në fjalë: https://www.newstatesman.com/encounter/2021/11/lea-ypi-the-freedom-that-liberalism-brought-was-only-for-some-people