back to top
6.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Një popull në riedukim… – nga Elona Caslli

Gazeta

Kundra Censures
Kundra Censures

Një popull në riedukim…

nga Elona Caslli

Procesi i riedukimit përfshin nxënien e duhur të disa sjelljeve të cilat një individ nuk i ka nxënë si duhet herën e parë dhe për këtë arsye shoqëria e fut në një institucion riedukimi ku ai do të mësojë të sillet siç duhet.
Institucioni i Riedukimit i Edi Ramës synon unifikimin e pyetjeve të çdo gazetari. Me unifikimin e pyetjeve nënkuptohet procesi që gazetari duhet ta pyesë kryeministrin veçse për sukseset imagjinare të këtij të fundit dhe kurrsesi për skandalet apo për standardet e dyfishta në gjykim dhe në sjellje që ka kryeministri shqiptar.
Me gjuhën e një mësuesi kujdestar në kohë të qoftëlargut, që nxirrte me një këmbë në mes të klasës nxënësin e pabindur, kryeministri përmes kërcënimit të riedukimit orvatet dëshpërimisht të bëjë të njëjtën gjë.
Çdo gazetar që shtron pyetje të sikletshme për kryeministrin, rri me një këmbë përballë opinionit publik. Për ta përforcuar këtë proces kryeministri me gjuhën e një sekretari partie në kohë të qoftëlargut, llogarit edhe periudhën e riedukimit dhe përmend edhe një rast paraprak të gazetares që shkoi në riedukim nën filozofinë komuniste – Filanen e bëmë shembull.
Në të vërtetë ç’pyetje bëri gazetari që u dërgua në riedukim nga kryeministri?! Ai kërkoi të dinte si zbatohej Kodi i Etikës i miratuar nga vetë kryeministri në kushtet kur një ministre ishte e martuar me një biznesmen apo investitor strategjik për sa kohë ky kod i ndalon ministres të takohet me biznesmenë nëse nuk shoqërohet nga dy punonjës të administratës.
Kodi Etik i miratuar nga kryeministri është një tallje e mirëfilltë dhe pyetja e gazetarit thjesht nënvizoi talljen në fjalë. Për këtë fakt gazetari u dërgua në riedukim për 3 muaj.
Procesi i riedukimit nuk përfshin vetëm gazetarët. Në proces riedukimi është një popull i tërë. Rrjeti i patronazhistève të shpërndarë në të gjithë Shqipërinë nuk është gjë tjetër veçse një proces riedukimi. Ngjarja e ndodhur në Elbasan nuk ishte gjë tjetër veçse një proces riedukimi.
Nën sloganin “Voto siç duhet, flit siç duhet, sillu siç duhet, ose do shkosh në riedukim” qeveria e narkoshtetit ia del në çdo rast që skandalet e saj t’i përkthejë në mbështetje të diktuar popullore.
.
Post Scriptum – Gazetari që u çua në riedukim nuk përfaqëson vetëm veten. Përfaqëson realitetin tragjik të çdo shqiptari të shtypur, të nëpërkëmbur, të kërcënuar me heqje lirie nëse realitetin nuk e sheh me sytë e Partisë-Shtet.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.