Një requiem i vonuar për mikun dhe studiuesin e palodhur
të kulturës dhe klerit katolik, eruditin Kolec Çefa
nga Klajd Kapinova
Me vjen shumë keq, që e mora vonë, shumë vonë, lajmin e hidhur të kalimit në amshim të mikut dhe studiuesit të palodhur të kulturës dhe klerit katolik shqiptar erudistit Kolec Çefa.
Kjo për arsye të mungesës së informacionit nga Shqipnia, qyteti i lashtë Shkodrës dhe Tirana, ku ai shkoi për të jetuar më vonë.
Për Kolecin e kulturës dhe botës së letrave, studimeve dhe hedhjen dritë për figurat e pluhrosura dhe të përbalta të klerit katolik dhe Kishës martire shqiptare, ruaj kujtime shumë të bukura, mbasi kemi punuar bashkë për shumë vite, në Arqipeshkvinë Metropolitane, në zyrën e redaksisë së revistës të hershme popullore qytetare “Kumbona e së Dielës”.
.
Kjo revistë u themelua dhe drejtua me kulturë dhe pasion fetarë dhe atdhetarë në fillim nga dom Mikel Koliqi (1900-1997), i cili pas kalvarit pambarim të vuajtjeve dhe burgjeve të tmerrshme komuniste do të shugurohet në Vatikan nga Ati i Shenjtë, sot shën Papa Gjon Pali II (Carol Woytila) si Kardinali i Parë, në të gjithë historinë e lavdishme 2000-vjecare të Kishës Katolike Shqiptare, si simbol i respektimit nga bota, Kisha Katolike dhe Selia e Shënjtë në Vatikan, të vuajtjeve të të gjithë shqiptarëve, nën rregjimin e egër diktatorial ateisto-komunist.
Me Ndihmës Ipeshkvin e Arqipeshvisë së Shkodrës Imzot Zef Simonin (1928-2009), shkrimtarin prozator të 15 librave të shkruar në gjuhën e ëmbël gegë, me profil fetarë dhe bazë të shëndoshë atdhetare, i ndjeri Imzot Zef Simoni (1928-2009), me kryeredaktorin studiuesin Kolec Çefa kemi punuar për të nxjerrë rregullisht nga shtypi të përkohshmen mujore revistën “Kumbona e së Dielës”.
Krishti të pastë në parriz Kolec!
.
Klajd Kapinova, – ish redaktor i revistës “Kumbona e së Diellës”, Shkodër
foto – Angjelin Nenshati
.