Një roman i madh – himn për lirinë e Atdheut të tij…
nga Stelvio Mestrovich
Romani dramatik “Dardha lulëzoi në dhjetor”, i posabotuar në Romë, ka për sfond historinë e paradokohshme të Shqipërisë. Shpend Sollaku – Noé, tashmë poet i njohur në nivel ndërkombëtar, na dhuron një afresk tragjik, me frymëmarrje të gjerë, me temën e konfliktit të lirisë së personit me regjimin diktatorial. Dhe e bën këtë mjeshtërisht, duke treguar historinë e Nadir Rabiut, i mbiquajtur edhe Nadi i Anisës, bir i përkthyesit të frëngjishtes Munir dhe mësueses Anisa. Drama e kësaj familjeje në roman shndërrohet de facto në historinë e Shqipërisë së diktatorit Enver Hoxha – një ishull i izoluar edhe nga vendet e tjera; i komunizmit edhe më të egër se ai i Titos në Jugosllavi, i Krushovit në Bashkimin Sovjetik dhe i Maos në Kinë. E gjitha kjo e përmbledhur në një qytet si Berati, i shtirë në dy brigjet e Osumit, në cilin bashkëjetojnë në paqe besime të ndryshme fetare dhe njerëz të një krenarie të spikatur. Në një farë mënyre, Berati është vetë një nga protagonistët kryesorë të romanit.