back to top
0.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Një rrëfim i bukur në prag të pashkëve hebraike

Gazeta

Nje femije hebre duke lexuar
Nje femije hebre duke lexuar Rrefimin e Pashkeve
Këto ditë populli hebraik feston pashkët,
që simbolizon daljen e popullit hebraik nga Egjipti.
Kjo festë quhet ndryshe edhe festa e Lirisë.
Festa e daljes nga skllavëria në liri.
Hasa këtë tregim, autori nuk dihet.
Më pëlqeu dhe mendova ta përkthej në shqip.
Nëqoftë se ju pëlqen edhe mund ta publikoni.
Mendova se është një kuriozitet edhe për ju
dhe për këdo që do ta lexoje.
Njeriu mëson shumë edhe nga një tregim i vogël.
Irena Stein-steinova
.

Një rrëfim i bukur në prag të pashkëve hebraike

perktheu Irena Stein-steinova

Në vitin 1954, David Ben-Gurion, kur ishte kryeministër, udhëtoi për në Shtetet e Bashkuara për të takuar Presidentin e atëhershëm David Eisenhoëer dhe të kërkonte ndihmën dhe mbështetjen e tij në momentet e vështira të Izraelit të ri.
Në një nga takimet e tij me sekretarin e shtetit të atëhershëm John Foster Dulles, Ben Gurioni u gjend përballë situatë provokuese nga e sekretari të shtetit amerikan:
“Më thoni, z. kryeministër – kë përfaqësoni ju dhe kush është shteti Juaj? A është e mundur të jenë të njëjtë hebrenjtë e ardhur nga Maroku, Iraku, Bashkimi Sovjetik apo Brazili? Pas 2000 vjet mërgimi, a është e mundur të flasim për një popull, për një kulturë? Për një trashëgimi apo një traditë hebraike?”
.
Ben Gurion (1886-1973)
Ben Gurion (1886-1973)
Ben Gurion iu përgjigj:
“Shikoni, z. Sekretar i Përgjithshëm, 200 vjet më parë, anija lundroi nga Anglia në Mayfloëer dhe kolonët e parë u vendosën në atë vend që sot njihet si Fuqia më e Madhe Demokratike e quajtur Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ju lutem, dilni në rrugë dhe kërkoni dhjetë fëmijë nga Amerika e Veriut dhe pyetini ata:
“Cili ishte emri i kapitenit të anijes? Sa zgjati udhëtimi? Çfarë hëngrën pasagjerët gjatë udhëtimit? Si ishte deti gjatë lundrimit?
Ekziston një probabilitet mjaft i lartë se nuk do të merrni përgjigje të sakta.
Tani shiko… Më shumë se 3300 vjet më parë hebrenjtë u larguan nga Egjipti…”
Ju lutem që në një nga udhëtimet tuaja nëpër botë, përpiquni të takoni në vende të ndryshme dhjetë fëmijë hebrenj, pyesni sejcilin nga ata:
Cili ishte emri i kapitenit që udhëhoqi popullin të dalë nga Egjipti, nga kush e mori këtë mision, cili ishte qëllimi i udhëtimit, sa zgjati udhëtimi, çfarë hëngrën dhe si ishte deti…
Kur të habiteni nga përgjigjet e tyre, kujtohuni dhe mendoni për pyetjen që më bëtë mua!”

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.