back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Një takim i përzemërt në Nju Jork me Ipeshkvin e Kosovës, Imzot Dod Gjergji nga Frank Shkreli

Gazeta

Imzot Dodë Gjergji me disa nga pjesëmarrsit në Konferencën kushtuar 50-vjetorit të themelimit të Kishës Zoja Pajtore e Shqiptarëve në Southfield afër Detroitit
Imzot Dodë Gjergji me disa nga pjesëmarrsit në Konferencën kushtuar 50-vjetorit të themelimit të Kishës Zoja Pajtore e Shqiptarëve në Southfield afër Detroitit

Një takim i përzemërt në Nju Jork

me Ipeshkvin e Kosovës, Imzot Dod Gjergji

nga Frank Shkreli

Ishte një kënaqësi e veçant takimi para disa ditësh me Ipeshkvin e Kosovës, Shkëlqesinë e tij, Imzot Dodë Gjergji, në Nju Jork. Imzot
Gjergji ishte në udhtim e sipër duke u kthyer në Prishtinë nga Detroiti ku kishte marrë pjesë në festimet me rastin e 50-vjetorit të themelimit të Kishës së parë Katolike, Zoja Pajtore e Shqiptarëve, në Southfield, afër Detroitit, në shtetin Miçigan, Frank Shkreli: Në shërbim të Zotit dhe Atdheut | Gazeta Telegraf
Në Nu Jork, morëm pjesë në këtë darkë miqësore me Ipeshkvin e Kosovës, një grup i ngushtë, të ftuar nga Paulin dhe Drita Merrnaçaj, vatranë, aktivistë të komunitetit dhe anëtarë të njohur të familjes anti-komuniste Merrnaçaj nga Kelmendi i Malësisë së Madhe.
Në takimin me disa shqiptaro-amerikanë, Imzot Dodë Gjergji shkëmbeu me të ftuarit në këtë darkë, mbresat e tija nga celebrimet dyditëshe kushtuar 50-vjetorit të themelimit të Kishës Pajtore të Shqiptarëve në Detroit dhe mbi jetën dhe veprimtarinë e komunitetit shqiptaro-amerikan në atë shtet dhe në përgjithësi këtu në Shtetet e Bashkuara. Ai tha se sa herë që vjen në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikë e ndjenë veten si në shtëpinë e vet dhe falënderoi mikpritësit, miqtë dhe dashamirsit e tij të shumtë në këtë vend të lirisë e demokracisë – me të cilët, siç tha ai, është gjithmonë një takim midis vllezërish. Ai u shpreh gjithashtu se vlerson shumë rolin e komunitetit shqiptaro-amerikan – përpara, gjatë dhe pas çlirimit të Kosovës – duke shtuar se roli i diasporës së madhe shqiptare anë e mbanë botës – por sidomos asaj në Amerikë dhe në Evropë, mbetet jetësore për të ardhmen e Kombit shqiptar – Kosovës dhe Shqipërisë dhe shqiptarëve anë e mbanë trojeve në Ballkanin Perëndimor.

Frank Shkreli & Paulin Mrnaçaj në pritje të Imzot Dodë Gjergjit
Frank Shkreli & Paulin Merrnaçaj në pritje të Imzot Dodë Gjergjit

Prelati i lartë i Kishës Katolike në Kosovë ndau me të pranishmit edhe informacione mbi gjendjen aktuale të Kishës që ai kryeson në shtetin më të ri të Europës, për të kaluarën dhe për përspektivat e saja në të ardhmen. Ai u shpreh entuziast për zhvillimet dhe gjëndjen e Kishës që ai drejton, në përgjithësi.
Në një atmosferë miqësore, Imzot Dodë Gjergji ndau me pjesëmarrësit, në këtë darkë të shtruar nga familja Merrnaçaj në Nju Jork, edhe veprimtarinë e tij publicistike dhe prej autori, duke folur për botimin e kohëve të fundit të trilogjisë rrëfimore, “Kthimi”. Vepër kjo e cila është vlerësuar nga autorë e historianë, qoftë nga Kosova ashtu dhe nga Shqipëria, si një libër i së vërtetës historike të identitetit kombëtar e shpirtëror të shqiptarëve dhe si një rrëfim i bashkjetës fetare ndër shqiptarët, gjatë historisë.
Darka me Udhëheqsin e lartë të Kishës Katolike në Kosovë, Imzot Dodë Gjergji u zhvillua në një atmosferë vllazërore dhe u përshëndetëm me të duke falënderuar Ipeshkvin e Kosovës për kohën që kaloi me ne atë darkë, ndërsa i uruam rrugë të mbarë për në Atdhe, duke shprehur shpresën dhe deshirën që të shihemi përsëri dhe sa më parë, qoftë në Kosovë, qoftë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Frank Shkreli

Frank Shkreli & Paulin Merrnaçaj, duke përshëndetur Imzot Dodë Gjergjin
Frank Shkreli & Paulin Merrnaçaj, duke përshëndetur Imzot Dodë Gjergjin

Fotot e shkrimit
-Autori duke përshëndetur Imzot Dodë Gjergjin
-Autori me Z. Paulin Mrnaçaj në pritje të Imzot Dodë Gjergjit
-Para se të vinte në Nju Jork, Imzot Dodë Gjergji me disa nga pjesëmarrsit nëKonferencën kushtuar 50-vjetorit të themelimit (nga i ndjeri Dom Prekë Ndrevashaj) të Kishës Zoja Pajtore e Shqiptarëve në Southfield afër Detroitit. Nga e djathta në të majtë: Disidenti dhe ish i burgosuri i regjimit komunist të Enver Hoxhës, Visar Zhiti, Mons. Lush Gjergji, Biografi i njohur i jetës dhe veprimtarisë së Nenë Terezës Dom Fred Kalaj, Imzot Dodë Gjergji, ipeshkvi i Kosovës, Imzot Rrok Gjonlleshaj, Ipeshkvi i Tivarit, Patër Pashk Gojçaj, Udhëheqsi i Provincës Shqiptare të Françeskanëve dhe Dom Anton Kçira, ish famullitari i Kishës Shën
Pali në Detroit.

Nga promovimi i librit tre vëllimesh “Kthimi” i Imzot Dodë Gjergjit, më heret këtë vit, në Qendrën Bogdanipolis
Nga promovimi i librit tre vëllimesh “Kthimi” i Imzot Dodë Gjergjit, më heret këtë vit, në Qendrën Bogdanipolis

-Nga promovimi i librit tre vëllimesh “Kthimi” i Imzot Dodë Gjergjit, më heret këtë vit, në Qendrën Bogdanipolis, që gjendet në Katedralën Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.