back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Një Trilogji – kushtuar kontributit të të Lumit – Dom Shtjefën Kurtit dhe Kishës Katolike Shqiptare

Gazeta

Dom Shtjefen Kurti (1898-1971)
Dom Shtjefen Kurti (1898-1971)

Një Trilogji  – kushtuar kontributit të të Lumit

Dom Shtjefën Kurtit dhe Kishës Katolike Shqiptare

Shqiptarët në Jugosllavi u perceptuan së pari si “të kombit tjetër” dhe pastaj, varësisht se kush i shikonte, si të fesë tjetër. Ata nuk shiheshin domosdoshmërisht si myslimanë si boshnjakët, por si shqiptarë, duke i dhënë përparësi prejardhjes etnike dhe gjuhës së tyre. Padyshim, autoritetet serbe ishin të etura për të theksuar më shumë përkatësinë fetare sesa etnike të shqiptarëve në Kosovë.
Kryeipeshkvi Mjeda, në letrën e tij të datës 9 janar 1913, dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme të Austro-Hungarisë Berchtold, cek një gjë shumë interesante se “katolikët shqiptarë të Kryeipeshkvisë së vet nga ana e Serbisë, konsideroheshin si armiq të shtetit serb…” 
Në periudhën më të vështirë të ekzistencës së tyre, shqiptarët paten udhëheqës shpirtëror një atdhetar të shquar, Imzot Lazër Mjedën. Por me 5 nëntor 1921, Kongregacioni i Shenjtë i Propagandës së fesë e tranferoi Imzot Lazër Mjedën në funksionin e lartë të Kryeipeshkëvit të Shkodrës. Zef Ahmeti, “Shqiptaret katolikë dhe konkordatet e Vatikanit”, “Drita”, e përmuajshme fetare-kulturore e kishës katolike, Nr. 5, Viti XXV, Prizren, maj 2008, f.15.
Kur serbët kishin kishin dështuar për t’i kthyer aktolikët me dhunë në ortodoksë, ua kishin afruar sllavizmin përmes klerikëve katolikë sllavë (kroatë dhe sllovenë), të cilët do të ishin dhe mësues në shkollat katolike në gjuhën serbo-kroate.
Ipeshkvi i Ipeshkëvisë së Shkup-Prizrenit Janez Franjo Gnidovec, duke u pajtuar me realitetin politik të ndalimit të gjuhës shqipe, nuk do t’i dërgonte më nxënësit që do të bëheshin klerikë për t’u shkolluar në Seminarin e Shkodrës, por nga viti 1928 i dërgonte në Manastir, deri sa në Prizren u hap seminari i ri në vitin 1930. Edhe në këtë Seminar dominonte gjuha serbokroate. Gaspër Gjini, Ipeshkvia Shkup-Prizren nëpër shekuj, boton-Drita, Ferizaj,…
Priftërinjtë katolikë dhe imamët myslimanë si mësues të fesë komunikonin me nxënësit në shqip. Kjo kishte nxitur nevojën që këta njerëz të mbaheshin nën kontrollin shtetëror serb”. Serbët shpresuan se feja do të përdorej për të zbehur ndjenjat kombëtare dhe duke mësuar turqisht dhe arabisht, nxënësitshqiptarë nuk do të tregonin kujdes për gjuhën shqipe, 244 Por, këto shkolla fetare gradualisht u kthyen në qendra arsimore ilegale dhe u përdorën si platforma për të gjeneruar dhe përhapur ide nacionaliste shqiptare.
Kontributi i katolikëve në trojet shqiptare në ish Jugosllavi është jo vetëm i pakontestueshëm, por në proporcion me përfaqësimin e tyre në Kosovë, mëse i madh dhe mëse i rëndësishëm.
Beogradin e shqetësonte aktivizmi i klerikëve katolikë, argumentet e tyre, mbështetja që ata kishin nga Selia e Shenjtë dhe Italia etj. Qeveria serbe ishte përpjekur ta paraqiste çështjen e shqiptarëve në Jugosllavi si “mospërshtatje e myslimanëve shqiptarë në një shtet të krishterë”; për gjoja “karakterin arkaik të shoqërisë shqiptare, mungesë të traditës shtetformuese te shqiptarët, lidhje të shqiptarëve me Turqinë etj”.
Prandaj pushtuesit serb u angazhuan në zhdukjen e inteligjencës klerikale, e cila në kushtet që po kalonte Kosova, duhet të bëhej bartëse e vizioneve kombëtare. Krahas dërgimit të klerikëve myslimanë sllavë në vend të klerikëve vendës në fshatrat shqiptare, u synua për përfshirjen e vendbanimeve katolike shqiptare në famullitë katolike sllave dhe për t’i vendosur klerikët shqiptarë nën autoritetin e klerikëve sllavë.
Kërkesa për mbrojtjen e jetës, e kërkuar publikisht ngë klerikët katolikë shqiptarë pas vrasjes së At Shtjefën Gjeçovit ishte goditje e rëndë për shtetin jugosllav, pasi klerikët nuk ishin cënuar nga palët ndërluftuese as nëpër luftëra të ndryhsme. Goditja e dytë ishte largimi i paralajmëruar i tyre, duke braktisur punën për arsye sigurie, çfarë ishte një problem i tejkaluar në Europë.
Largimi i tre klerikëve pati jehonë në shtypin botëror dhe e denoncoi shtetin jugosllav në sytë e opinionit botëror.
Nëse të drejtën e ankesës për shkeljen e të drejtave të një komuniteti etnik e kishte çdo përfaqësues i tij, që ajo ankesë të mirrej parasysh dhe të hynte në procedurat e Këshillit të Lidhjes së Kombeve duheshin plotësuar disa kushte. Autori i ankesës nuk duhet të trajtonte raste personale dhe konkrete, por duhet të fliste në emër të komunitetit. Ai duhet ta pranonte statusin e pakicës kombëtare të komunitetit të vet në atë shtet dhe nuk duhet të ishte i anagzhuar
politikisht apo me ndonjë mënyrë tjetër kundër atij shteti.
Por peticioni i tre klerikëve ishte futur si pykë në të çarat e deklaratës së paqartë jugosllave mbi trajtimin e pakicës shqiptare. Të lehtësuar shumë nga sekreti procedurial, tre përfaqësuesit në Këshill që morën në dorëzim peticionin, kishin bërë të njohur se donin ta publikonin, çfarë përbënte rreptësisht një fakt të jashtëm, proceduralisht të parëndësishëm, nëse nuk i pëlqente Sekretariatit.
Pastaj Peticioni kaloi në Seksionin e Minoriteteve, që në vitet paraardhëse ishte dalluar për formalizmin e ashpër dhe armiqësor, për më tepër të vendosur në një hierarki vlerash që e vendoste në rend të tretë mbrojtjen e pakicave, pas paqes së përgjithëshme ndërkombëtare dhe stabilitetit të shteteve.
Jo rastësisht, klerikët Kurti, Bisaku dhe Gashi u vunë në mbrojtje të popullsisë myslimane shqiptare, pasi ata ishin të ndikuar thellësisht nga trashëgimia e Rilindjes Kombëtare që në territoret shqiptare në ish Jugosllavi mbetej e nevojshme dhe e dobishme.

Dom Shtjefen Kurti (1898-1971)
Dom Shtjefen Kurti (1898-1971)

Të dhëna rreth trilogjisë kushtuar të Lumit Dom Shtjefën Kurti dhe kontributit të klerit katolik për Shqipërinë.
Janë 1054 faqe shkrim akademik, me burime nga Arkivi i shtetit shqiptar. Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendëshme të Shqipërisë dhe Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, si dhe Arkivi Austriak që gjendet në Institutin e Historisë, Arkivi Historik dhe Diplomatik i Ministirsë së Jashtme të Italisë, Arkivi i Shtetëror i Serbisë, si dhe fonde të tjera arkivore si: Fondi personal i Dom Shtjefën Kurtit, Fondi i Kishës Katolike Ferizaj etj.
Janë shfrytëzuar rreth 300 libra dhe periodikë të karakterit akademik, si dhe rreth 60 libra dhe revista të tjera, si dhe 23 dëshmi nga persona të ndryshëm. Është shqyrtuar dokumentacioni diplomatik për të studiuar jehonën që pati në shtypin botëror zbulimi i vrasjes së të Lumit Dom Shtjefën Kurtit që përfshinte pothuajse krejt shtetet europiane të Perëndimit, por edhe disa vende të Lindjes, si dhe vendet fqinje: Greqi dhe Jugosllavi.
Trilogjia ka 150 faqe facsimile dokumentesh, si dhe 128 fotografi, prej të cilave rreth 100 janë të vjetra dhe me interes. Për fotografitë është shfrytëzuar fondi familjar i të Lumit Dom Shtjefën Kurti, si dhe Fototeka e Arkivit Qendror të Shtetit.
Në fund, dua të theksoj angazhimin e zotit Nikolin Kurti, përkushtimin e tij maksimal që Trilogjia të shihte dritën e botimit. Me këtë rast duhen falenderuar drejtuesit e Arkivave Shaban Sinani, Nevila Nika, Gjet Ndoj, Kastriot Dervishi dhe Pranvera Dibra për ndihmesën që kanë dhënë për të lehtësuar punën kërkimore në rrejtin arkivor shqiptar. Një falenderim shkon dhe për Prof. Dr. Hakif Bajramin, i cili na vuri në dispozicion materialet e tij arkivore të Arkivit të Serbisë, që ai i kishte mbledhur që në vitin 1982.
Falenderoj me gjithë zemër Institutin e Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe drejtuesit e tij Agron Tufa dhe Çelo Hoxha, si dhe Autoritetin për Informim mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit dhe Drejtoren e këtij institucioni zonjën Gentjana Mara.
Falenderoj Prof. Dr. Ana Lalaj për parathënien e librit të tretë, si dhe të gjithë ata kolegë që na kanë ndihmuar në punën tonë.

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.