Lazër Radi: “Një verë me Migjenin”
Libri u redaktua dhe u përgatit për botim nga Jozef Radi
Shtëpia botuese “Liria”, Tiranë 1998, 1000 kopje (fq. 240)
Kujtimet mbi Migjenin, përbajnë nji pjesë mjaft interesante të jetës të autorit.
Ai u njoh me të në shkollën verore të Pukës, gjatë verës së vitit 1936. Më pas u intersue për botimin e veprës së tij “Vargjet e Lira”. Shkroi artikujt e parë me rastin e vdekjes së poetit, dhe në 25 vjetorin e vdekjes, bani nji tentativë botimi të kujtimeve të tij mbi poetin dhe njeriun Millosh Gjergj Nikolla – MIgjeni. Tentativa dështoi, pikërisht për faktin se censura e kohes e kishte ma të lehtë t’ia impononte edhe ma tej heshtjen dhe anonimatin autorit. Mbas shumë mundimesh, ai mbrriti ta bajë ma të plotë kët vepër, i cila doli nga shtypi, pikërisht ditën që autori i saj i la lamtumirën kësaj jete…
“… Migjenit i pëlqente të jetonte larg zhurmave dhe thashethemeve të qytetit, të cilat ishin aq në modë në shoqërinë shkodrane në veçanti dhe atë shqiptare në përgjithësi. Si natyrë e mbyllun në vetvete, e kisha dëgjue disa herë ta quante vetminë: “sancta solitudo”, megjithëse në shoqëni e në biseda ai ishte i kandshëm e brilant… Me nji buzëqeshje të lehtë, si ta kishte të pikturueme në fytyrë, krejt i çiltër, ai ishte i gatshëm jo vetëm me bisedue e me ba debat, por edhe me këndue, me ba humor e shaka të holla në ambiente konfidenciale…” l.r.