Njerëz të mëdhenj të Botës Shqiptare
në përkujtim të Pal Deshpalit
nga Preveza Abrashi
Pal Deshpali kompozitor dhe dirigjent me famë botërore,
nga familjet prestigjioze te Arbëneshëve të Zarës.
“Mirëseundeshme”, Arbnëshi mbahet gjallë falë Zotit, po, gjithsesi, motet bajnë të vetën… Arbneshin e mbajnë pleqtë. Pleqtë janë prushi i tij, por dhe ata po ikin nji nga nji!
Mes ranishtës, binte në sy një ngrehinë e rrumbullakët me kupolë, për të cilën Shimja më tha se ishte Fontana ose Kroji i Mbretit, që tani nuk kishte ujë, por që kish mbetur si një objekt urban nga koha e Renesancës. Fontana, sipas plakut, kish hyrë në historinë e Arbneshit, sepse të parët banorë të tij kishin zbritur tamam aty, dy shekuj e ca të shkuara. Me këtë rast, ai do të më rrëfente për zanafillën e këtij ngulimi, që nisi në dhjetëvjeçarët e parë të shek. XVIII. Arbneshët këtu nuk kishin arritur të gjithë njëherësh, por në tre valë brenda 7-8 vjetëve (1726, 1729, 1733). Ata kishin zbarkuar në bregun e shkretë përtej Zarës, të shpërngulur prej brigjeve të Liqenit të Shkodrës nga krahina e Krajës. Vinin nga katundet Ljarë, Shestan, Brisk, Debrec etj. ai ka nxjerrë në dritë të diellit nga Arkivi i Raguzës dëshminë ma të lashtë që njihet deri në ditë të sodit për lashtësinë e gjuhës shqipe. Asht një akt, ku janë shkrue latinisht më 14 të korrikut, vjeti 1285 fjalët: “Audivi unam vocem clamantem in monte in lingue albanesca”, që arbnisht don me thanë: “Ndiva nji za tue thirrun në mal në gjuhën shqipe”. Ma bukur s’ka ku shkon. Jireçeku s’ka ditë me na thanë se cili asht ky mal e ku ndodhet. Por mendja ma thotë se ky vend veç në malet e Dalmacies s’ka ku me kenë. Pra, shqyptarët e kësaj ane janë fort të moçëm. Na t’Arbneshit jena tepër të vonë. Madje studimet kanë qit n’dritë sa e sa gjurma të tjera shqiptare tue fillue nga shek. XIII e deri sa kena ardhë na. Vetëm n’lami të artit kanë krijue ma se dyzetë mjeshtra arbnorë, që u ka mbet emri në histori të Dalmacies. Kanë kenë skulptorë e arkitektë, piktorë e gdhendës, veprat e të cilëve admirohen dhe në ditë të sodit. Po përmendi vetëm disa, si Miro Tivarasi, Jovan Grabova, po dhe Radovani e Vladimiri, e mbi të gjithë të tjerët Andrea Lleshi prej Durrësit. Dora e tij asht në pallate, kupola kishash, skulptura e bazorelieve, që i gjen në Zarë, Split, Trogir e gjetkë. Po s’janë vetëm artistat që kanë lanë gjurmë në Dalmacie, po dhe njerëz të tjerë të dijshëm, ikun pas vdekjes së Skënderbegut, si shkrimtari humanist Marin Beçikemi, apo sekretari i Skanderbegut Pal Gazulli, poeti Mikel Maruli, matematikani Gjon Gazulli. etj…