back to top
0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Njeriu numёr! – nga Kazanova Aliaj

Gazeta

Kazanova Aliaj
Kazanova Aliaj

Njeriu numёr! 

nga Kazanova Aliaj

Njeriu 359

(në burg secili prej nesh ishte nji numër)

Jeton a s’jeton ai njeri i paemën?
Njeriu tre-pesë-nantë
nën at kod të frikshëm
shiritash bardh e zi?

Jeton a s’jeton ai njeri
që gdhihet e ngryset
i pangjyrë,
i pazhurmë,
i pabukë
i padritë
i pazjarr…

Gjallon a nuk gjallon vallë
njeriu që andrronte qiejt
edhe kur e hiqshin zvarrë…?

Muret e Muzgut - Lazer & Jozef Radi (1993)
Muret e Muzgut – Lazer & Jozef Radi (1993)

Njeriu 359, i paemёr, me at nofkë të friktё…!
Me poezitё e tij, Ai jep skena prej mjeshtri! Posa i lexon, me fantazinё e tij lexuesi përmes forcёs së artit tё tij, ai krijon, aktet e dramёs sё poezisё, aktin e tjetёrsimit, tё një njeriu tё mbetur tashmë pa emёr.
I fuqishёm nё subjektivizmin e tij, e sheh vehten si personazh nё kalugën shqiptare ku ai mundi të mbijetojë dhe të krijojë veprat e vet, e ku keqardhja e tjetёrsimit e bante edhe ma tё fuqishёm përmes frymës sё fjalёs, përmes gegnishtes qё ishte nji introduksion i melodive tё veriut e cila po tretesh nё harresёn e diktaturёs.
E pёr fat tё mirё, veprat e tij trajtohen nё auditorin e lexuesve dhe qytetarёve, e qё nuk takohen nё asnji pikё me akademinё dogmatike tё diktaturёs.
Mundem të them se veprat e Lazёr Radit, janё nji institucion me vete dhe nuk mund tё pranojnё kritikё e as akademistё, qё nё emёr tё dogmave, mohuen realitetin tragjik, tё krijuesve tё fuqishёm, ku bën pjesë edhe Lazёr Radi.
Ai tashmё asht nji institucion me shumё programe dhe dimensione.
Ai asht vetё realiteti tragjik i derdhur përmes artit të tij, e ku gegnishja jehon me tё veçantёn e saj, me tingujt e madhёrishёm veriorë, si jehonё e një qytetёrimi qё vjen prej thellsive të kohёs…!

Marrë nga muri i i FB i Kazanova Aliajt, 11 tetor 2022

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.