Njerzorja predominon tek mjeshtri Lazër Radi…
nga Kazanova Aliaj
(nga cikli “Fund javë me Kazanovën”)
Të futesh në botën e shkrimet e Dr. Lazër Radit e prek atë në të katër anët e globit dhe ndjen tonet e fuqishme të fjalës që Lazri fal nga përkthimet e tij, ku shpesh fjala merr nji fuqi të jashtëzakonshme si në ngarkesën e saj artistike edhe në shumllojshmërinë e sajë, ndaj duhet të jeshë i kujdesshëm gjatë leximit, mbasi nji fjalor i pasun e i butë i shqipes në gegnisht të ban ta ndjekësh çdo faqe me shumë vëmendje.
E kam lexuar të gjithin në gjatë kohë me andje dhe kurreshtje… Asht niveli i lartë klasik i përkthimit, dhe kuptohet nga rrjedhshmëri e fjalive… fjalori i tij asht i fuqishëm e i përplotë. Të bajnë përshtypje gjatë leximit, temat dhe përmbajtjet e tyne (pra, përzgjedhjet e autorit dhe shija e tij). E kështu që jam me fat që i kam prek, njohë e lexue këto përkthime.
Fjalitë përcjellin melodinë e tyne që ti e ndjen tek përkthyesi, të përgatit psikologjikisht si në teatër se si do rrjedhin ngjarjet, diçka e përbashkët me Robert Shvarcin, simbas meje…
Kur futem të lexoj Lazër Radin, harroj gjithçka, sa asht ora, në asht natë apo ditë… Jam e gjitha aty! Vetëm enciklopedinë nuk e kam lexuar me marrëzinë time se asht 800 e sa faqe, por kam lexuar nga 10 ose më pak faqe në ditë sepse lexoja dhe veprat e tjera njikohësisht. Gjatë leximit të Enciklopedisë (aq sa e kam arritë me lexue) asht e gjithë bota aty mbrenda me kompleksitetin njerzor, teknologji, shkencë me tregues, që lexuesi të shkojë natyrshëm drejt këtyne treguesve, jo të lehtë për t’i njoftë e lexue, ajo asht mjaft bashkëkohore…
Njerzoria predominon te mjeshtri Lazër Radi…
Ai asht gjithëpërfshimës në krijimet e tij. Kur e lexon atë të duket sikur je në nji kopësht të Babilonisë, lule të modeleve e ngjyrave të ndryshme me aromat ma të kandëshme dhe dhimbja e trishtimi ka modelin e saj, asht gjithëpërfshimëse… gjithçka gjen në shkrimet e tij!
Kur lexon Triologjinë e Jetës së tij, do të gjesh kapituj që janë thuejse të ngjashëm me romanin, “Zemra” e Edmond De Amicis… e shkrimtarë të këtij niveli… edhe pse kishte dhe ka pak… e pikrisht ky shkrimtarë duhesh dënue se diktatura nuk i pranonte por i ndëshkonte asht nga kapitujt ku shkruhet jeta e nji shkrimtari të fuqishëm… mjaft interesante…!
Vepra e Lazër Radit, (pjesa ma e madhe e saj) asht punue në galerat dhe kampet e internimeve të diktaturës e për të cilat asht ndëshkue. Sot për koinçidencë, (29 nëntor 2023) ndëshkuesit po festojnë vuajtjet e këtij modeli, ndëshkimin i këtyne njerëzve të fuqishëm që do t’i mungojnë shumë këtij vendi, ishte fitorja e tyne.
Gëzuar festën e ndëshkimit të shqiptarëve o kmerë të kuq.
Nji monument asht ngritë në kohë me dëshmitë, emocionet e dhimbjet e të ndëshkuemve të pa merituem, për kaq vjet ku ma e pakta duhet t’u ishte kërkue falje, por monstrat bajnë hipokritin. Askush nga këto monstra s’asht ndëshkue… Do t’ishte më mirë të kishte ndodhë si me Çausheskun, po kjo s’ndodhi e tesh janë azilantë në vendet “kapitaliste”… por nji monument do ishte nji përligjie e pafajsisë…!
Andrra e parealizuar e patriotëve dhe atdhetarëve si Lazër Radi, që nuk e ndali lahutën e melodinë sajë edhe kur u munduen ta heshtin nëpër ato katakombe, ai i këndoi atdheut me fjalën e tij që kishte tingujt e lahutës… dhe ajo ndjehet edhe mbas ikjes së tij.
Ndjehet në të gjithë veprën e tij pa fund…
27 nëntor 2023
Marrë nga Muri i FB Luçiano Radi, 16 dhjetor 2023