Nji fotografi para fillimit të nji tragjedie
nga Tonin Kurti
Kjo fotografija u ba në Qershorin e vitit 1956, e ku mbas 2 javësh na ekzekutuene babën pa gjyq. Shpisë tonë i ra nji rrfe pa asnji re në qiell!
Kjo fotografi ishte kujtimi i fundit i babës tonë. Kishim nji fëmini të qetë, e cila u kthye për ne dhe familjen tonë në nji tragjedi. Baba nuk u ekzekutue me plumb, por me bajonetë ku e kishte vrimën mbas kokës.
Ajo natë e zezë mos u harroftë kurrë, mbasi për 50 vjete nuk na lejuene me vendosë asnji fotografi të tijën në shpi.
Për dijeni të lexuesit, Nanes i thanë Dega e Punve të Mbrendshme Shkodër asht hjedhë prej nji naltësi dhe asht coptue. Trupin e tij e kishin transportue dhe e kanë hjedhë në Currila në Durrës dhe e kanë mbyllë Dega e mbrendëshme në arkivol dhe nuk lejohet të hapej arkivoli. Kushrijtë tonë e kanë hapë arkivolin dhe e kanë kontrollue dhe nuk kishte asnji shejë në trup vetëm mbas kokës nga ku nuk u pushonte gjaku, dhe ishte nji erë shumë e randë…
.
Marrë nga muri i Tonin Kurtit, 31 Maj 2021
.