back to top
9.5 C
Tirana
E premte, 15 Nëntor, 2024

Nji kujtim i rrallë i lidhun me At Gjergj Fishtën… përmes nji fotografie të veçantë – nga Lukë Luka

Gazeta

At Gjergj Fishta, në të vetmen ceremoni martesore
At Gjergj Fishta, në të vetmen ceremoni martesore
Nji kujtim i rrallë i lidhun me At Gjergj Fishtën…
përmes nji fotografie të veçantë nga Lukë Luka

“Lotët janë të caktuem;
ka prej dhimbjes, ka prej gëzimit…”

Me përballue dhimën e vetminë që më la largimi i Netës, shoqes teme të jetës në botën tjetër, nji muej ma parë (dritë pastë), mundohem të gjej ngushllim me forma e mënyra të ndryshme pune.
Në nji album të familjes shoh fotografi të reja, të vjetra e shumë të vjetra. Ndaloj tek njena prej tyne, disi e veçantë për ka vjetërsija, cilësija e përmbajtja, e bame prej mjeshtrit fotograf Marubi, e ku janë prindët e Netës; Shuk Leniqi e Lajde Daija, në ditën e martesës më 17 maj të vitit 1936…
Meqë kurioziteti i plotësuem ka dije e vlerë, me detaje po e komentoj foton në fjalë.

“Asht celebrimi i kunorëzimit e bekimit, në Kishën e fretënve, të Shukut, tipografi i Shtypshkrojës së françeskanëve, me Lajden, prej Patër Gjergj Fishtës e pranë tij shohim të riun Ernest Çoba (ma vonë monsinjor i njohun në Shkodër)!
Çifti, me veshje klasike (dhandër e nuse me vel e kunorë), ulun në gjuj, në momentin e ndërrimit (vendosjes në gisht) të unazave, simboli i bashkimit e krijimit të familjes së shejtë (me besim e dashni si bërthama themelore e shoqnisë).
Kumarët, dëshmitarët e martesës, janë zotni Palok Noga (me qirin tradicional në dorë), deputeti Kolë Mjeda me të shoqen si dhe kori i kishës…
Kjo ceremoni e veçantë, pati jehonë, nga që celebrimin e bani Patër Gjergji (rasti i vetëm i tij, me modesti e fisnikni) edhe u ndoq prej shumë zoja e zotnish me veshje moderne të kohës, familjarë, miq e shokë të ftuem në darsëm!”

Marrë nga muri i FB, Pro Gegnishtes, 24 janar 2024

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.