Petro Vuçani, ishte jo vetëm kunati i Ernest Koliqit
po dhe një bashkëpunëtor i tij në të gjithë veprimtarinë letrare dhe botimet.
Gjatë periudhës prill-gusht 1991, që Lazri qëndroi në Romë,
me Petron u takuan disa herë, dhe shkëmbyen krahas njohjes po pati mundësi
të marrë mjaft materiale dhe informacione për jetën dhe veprën e Koliqit.
Në vitet e mëpasme vazhdoi korrespondenca mes tyre,
përmes së cilës kupton dhe ndjek mjaft ngjarje,
si fjala vjen fakti që Lazri ishte i pari që shkroi për Koliqin,
po kur ishte 90 vjetori i Lindjes, u organizua një konferencë, ku ai s’u lajmërua,
gjë për të cilën ai reagoi përmes botimit të dy shkrimeve,
apo entuziazmi për revistën Arbëria, e cila u botua në tre numra,
apo kur flet për atë pjesë të veprës, që ai shpresonte ta botonte…
Prandaj paraqitja e kësaj korrespondence është mjaft me vlerë për lexuesit e studiuesit!
jozef radi, 31 maj 2020
.
Nji mbrojtje pasionante Profesor Koliqit
Lazёr Radi i shkruan Petro Vuçanit
Tiranё, me 25 maj 1993
I dashtuni Petro,
po mё çudit fort kjo heshtja e jote. I fundit qё ta pasoi topin ishte Jozefi, i cili po e pret me padurim pёrgjegjen pёr t’u frymzue prej sajё dhe tё shkruej diçka pёr revistёn “Arbёria”, qё tashma po e drejton ai vetë.
Numri 11 qё asht krejt i tij dhe del kёt javё. Sa tё dalё, po ta nisi.
Nё 20 Maj, ishte 90 vjetori i lindjes sё Ernestit.
Lidhja e Shkrimtarёve bani nji simpozium tё vogёl, me e pёrkujtue. Mue nuk mё ftuen!! Si kundёrvumie, pёr gjithё natёn shkrova dy artikuj dhe i çova nё dy gazetat ma tё lexueshme tё Shqipnisё: nё RD (Rilindjen Demokratike) dhe nё Rilindja (e Kosovёs) po t’i dёrgoj edhe ty t’i lexosh.
Artikujt kanё ngjallё nji reagim pёr mbrojtjen pasionante qё po i baj Profesorit. Shumё mirё, se po na jepet rasti t’i nxjerrim nё pah vlerat e mёdha tё Ernestit…
Petro na shkruej.
Presim letёr prej teje. Unё gjatё gjithё kёsaj kohe jam marrё me “zbardhjen” e dorёshkrimeve tё mija dhe kam gati pёr botim disa vepra: Nji libёr poetik qё do ta botoj sё bashku me Jozefin, nji rast unikal. Besoj se do tё dal diçka interesante. Posa tё botohet kam me ta çue nji kopje pёr kujtim. Mandej kam “Kujtime me Migjenin”, “Murgesha dhe Poeti”. Pёrkthimin e katёr veprave tё “Platonit”, “Memorialin” nё tre volume, “Ato vite tё paharruara tridhjetё” etj. etj. Siç e shef s’mё ka dalё kohё as me marrё frymё. Kam edhe disa tё tjera qё po i punoj…
Sa do tё kisha dashtë tё isha aty pranё teje, tashti nё atё “vetminё” tande. Tё isha me ty, tё bisedoja me ty, tё ngushlloheshim nё andrrat tona…
Derisa tё marrё nji letёr prej teje, po e mbylli kёt tue tё dёrgue shumё e shumё pёrqafime vllaznore.
I yti Lazri
.