back to top
4.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Nji poezi e Jorge Luis Borgesit sjellë dyfish në shqip nga nji shqiptar i Tuzit: Albert Bikaj

Gazeta

Jorge Luis Borghes - Biblioteka e Parisit
Jorge Luis Borghes – Biblioteka e Parisit

Nji poezi e Jorge Luis Borgesit sjellë dyfish në shqip

nga nji shqiptar i Tuzit: Albert Bikaj

I nderuem z. Jozef,
Ju përshëndes prej Tuzit të Malsisë,
këtu ma poshtë keni nji poezi të Jorge Luis Borges,
të përkthyeme prej meje,
e duke kenë se sot ishte datëlindja e tij,
vendosa me jua dërgue e në kjoftë se ju pëlqeni
do e kisha për nèr sikur ta botonit në webfaqen tuaj.
Shfrytzoj rastin t’ju përgëzoj për punën tuej
në fushën e artit dhe kulturës shqiptare.
Sinqerisht, Albert Bikaj.

Albert Bikaj
Albert Bikaj

Për at që asht tuj lexua…

poezi nga Jorge Luis Borges

Ti je i pamposhtún.
A nuk ta prûnë  (fuqitë qi fatin tánd kontrollojnë) sigurinë e pluhunit?
A s’mund t’ite koha jote e pakthyeshme
a nuk âsht ai lum me ndriçimin e t’cilit
pasqyron Heraklitin duke lexua shkurtsinë?
Nji pllakë mermeri âsht e ruajtun
Për ty, nji që nuk ke me lexua,
Tashma e varrosun me qytetin,
epitaf,
me datat e t’dekunit
Dhe njerz tjerë janë gjithashtu
Ândrra t’kohës,
Dhe jo t’përforcuem n’bronz, [á] n’ar t’kulluet.
Ata janë pluhun
Si ti; dhe universi âshtë Proteus.
Hije, ke me udhtue drejt asaj çka t’pret,
Hija fatale duke të prit n’cep.
Ta dish mir kyt gjà: n’nji farë mnyret ti tashma je i vdekun.
Përkthye prej Albert Bikaj

Edhe nji version në standard:

Jorge Luis Borges - "Besoj se me kohë, do të meritojmë që të mos ekzistojnë qeveritë...!"
Jorge Luis Borges – “Besoj se me kohë,
do të meritojmë që të mos ekzistojnë qeveritë…!”

Për atë që është duke me lexuar…

poezi nga Jorge Luis Borges

Ti je i pamposhtur.
A nuk ta sollën (forcat që fatin tënd kontrollojnë) sigurinë e pluhurit?
A s’mund të ishte koha jote e pakthyeshme
a nuk është ai lum në ndriçimin e të cilit
pasqyron Heraklitin duke lexuar shkurtësinë?
Një pllakë mermeri është ruajtur
Për ty,
një që nuk ti s’ke për ta lexuar,
Tashmë e varrosur me qytetin,
epitaf,
me datat e të vdekurit
Dhe njerëz të tjerë janë gjithashtu
Ëndrra të kohës,
Dhe jo të përforcuar në bronz, [apo] n’ar të pastër.
Ata janë pluhur
Si ti; dhe universi është Proteus.
Hije, do të udhëtosh te ajo çfarë të pret,
Hija fatale rri duke të pritur në një qoshe.
Këtë dije mirë: në njëfarë mënyre ti tashmë ke vdekur.
Përktheu Albert Bikaj
29, mars, 2016

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.