back to top
8.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Nji poezi nga de Moraes dhe Gegnishtja si varkë shpëtimi…

Gazeta

Vinicius de Moraes 1913-1980
Vinicius de Moraes 1913-1980

Nji poezi nga de Moraes dhe Gegnishtja si varkë shpëtimi…

Së shpejti ka me dalë nji antologji poetike e titullueme “55 Poezi” e nji poeti fort të dashtun për mue, brazilianit të quejtun Vinicius de Moraes, me te cilin merrem prej vitesh, e tash i ka ardhë dekiku me qenë edhe libër!
Ajo për çka jam ndalë në këta pak rreshta asht pamundësia e përkthimit t’nji poezie të tij, n’se do t’bahej fjalë për shqipen standarte, ose përkthimi kishte me na ardhë tejet i deformuem, n’se do ta kryenim nji veprim të tillë…
Poezia titullohet “Folja në paskajore” dhe falë gegnishtes, kjo poezi e nji braziliani vjen me krejt fuqinë e saj, aq sa m’asht dukë se ai e ka shkrue thjesht me na dhanë nji dorë, e me kuptue se ndër ma të mirat gjana që kena ende gjallë e asht vitale po aq sa jeta asht gegnishtja, e kjo poezi edhe përkthimi i saj na e dishmojnë ma s’miri…
Lexim të kandshëm!
jozef radi, 12 mars 2022

Vincius de Moraes - 55 poezi
Vincius de Moraes – 55 poezi

Folja në paskajore

poezi nga Vinicius de Moraes

Me qenë krijesë, me përtrì vedin, me e transformue
dashninë në mish e mishin në dashni; me lindë e
me marrë frymë, m’u përlotë e me ra me fjetë
me u ushqye për me mujtë me kja.

Me mujtë me u ushqye edhe me u zgjue
n’nji ditë nën dritë e me pà botën e me ndigjue
e me nis me dashtë e mandej edhe me buzqeshë
e mandej me buzqeshë për me mujtë me kja.

E m’u rritë, e me dijtë, e me qenë, e me pasë
edhe me humbë, edhe me vuejtë, edhe me pasë tmerr
me qenë i dashunuem e m’u ndje i mallkuem

edhe me harrue gjithçka kur vjen nji dashni e re
e me e jetue për njat dashni deri n’ditë të dekës
e foljen me zgjedhue n’paskajore…
.

Il verbo all’infinito

Essere creato, generarsi, trasformare
l’amore in carne e la carne in amore; nascere
respirare e piangere e addormentarsi
e nutrirsi per poter piangere

per poter nutrirsi; e svegliarsi
un giorno alla luce e vedere, al mondo e ascoltare
e cominciare ad amare e allora sorridere
e allora sorridere per poter piangere.

E crescere, e sapere, ed essere, e avere
e perdere, e soffrire, e aver orrore
di essere e amare, e sentirsi maledetto

e dimenticare tutto quando quando arriva un nuovo amore
e vivere questo amore fino a morire
e coniugare il verbo all’infinito.

Marre nga libri “55 Poezi” te Vinicius de Moraes

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.