Nji Vdekje e Parakohshme
dhe mungesa ndër ne e shpirtit të solidaritetit
nga Aldo Shala
Është ndarë nga jeta parakohe,
avokatja e njohur shqiptare Denisa Daka,
e cila prej shumë vitesh merrej me çështjet civile.
Avokatja Denisa Daka
prej muajsh vuante nga një sëmundje e rëndë,
ndërsa të shumtë kanë qenë miqtë në rrjetet sociale
që kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e saj.
Ajo cilësohet nga miqtë e saj si një avokate shumë e zonja, qe ka luftuar për të drejtat civile,
e sidomos të drejtave të grave dhe të vajzave. (gazeta tema)
Mora lajmin e trishtë se kishte ndërrue jetë nji ndër avokatet ma të vjetra shqiptare, zonja Denisa Daka!
Ajo çka me bani përshtypje ishte trajtimi i ngjarjes ndër ne, kolegët e saj. Si gjithmonë të pafokusuem dhe sipërfaqësorë!
Dhimbje e fortë dhe vlerësime për aktivitetin e zonjës Daka, e tek-tuk ndonji akuzë ndaj shtetit për problemet e shëndetsisë shqiptare, që për hir të së vërtetës ka pasë ndër këto vite tranzicioni, nji administrim kriminal.
Por mendoj që çeshtja nuk qëndron tek dhimbja jonë apo tek qëndrimin kriminal i qeverive shqiptare! Çeshtja qendron te shpirti komunitar dhe ai i solidaritetit i kësaj demek shoqërie!!!
Po të shohësh entet e ndryshme shoqnore, urdhna profesionalë, sindikata, etj, nuk ka asnji lloj ndjenje mbështetje karshi antarëve të tyne. Bile anëtarët shihen veç si lopë që duhen mjelë, apo si bujkrobër që duhet të rropaten për krenët e këtyne enteve.
Me sa rashë në dijeni zonja kishte pasë nevojë për ndihmë ekonomike për kurim.
Po si ka mundësi që Dhoma e Avokatisë nuk paska asnjë fond për këto raste?!!! Merren miliona nga kuotat e antarëve, që me thanë të drejtën unë nuk di se ku shkojnë, dhe nuk mundena me ndihmue. nji koleg tonin në kohë të vështirë. Dhe ndihma duhet të jetë zyrtare dhe jo nga vullnetet e përveçme të anëtarëve.
Pra, kjo asht çeshtja: mungesa e shpirtit të solidaritetit që mbështetet nga vetë ne, e cila zyrtarizohet më pas në damin tonë nga ata që zgjedhim me na përfaqësue!
Kështuqë u baj thirrje të gjithë atyne që vajtuen për zonjën Daka, të çohemi dhe ta zyrtarizojmë shpirtin e solidaritetit ndër avokatë, duke detyrue Dhomën me nda nji fond për raste të tilla, duke vendosë dhe kushte e kritere si mund të përfitohet nga ky fond.
Jua sugjeroj kët për me tregu se zonjën Daka e keni dashtë seriozisht, dhe duke e kthy këtë fatkeqësi në çeshtje të zgjidhshme, do i japim nji kuptim të lartë largimit nga kjo jetë të zonjës Daka, e cila për këtë arsye do kujtohet gjithmonë midis nesh!
Në të kundërt jemi do vanitoze, të cilët derdhin lotë krokodili për do pëlqime dhe komente ma shumë!
Në fund, lutem që zonja Daka të pushojnë në paqe e të ketë Dritën e pasosun!
Marrë nga Muri i Fb Aldo Shala, 1 dhjetor 2022