Kush është Denata Ndreca
Denata Ndreca, asht e lindun dhe e rritun në Shkodërloce.
Mbaron gjimnazin Jordan Misja,
dhe vazhdon studimet e larta në universitetin e Shkodrës
dhe atë të Firenzes për pedagogji cikli i ulët, dhe psikologji.
Botimet e para i përkasin revistës “Pionieri” në 1988,
pastaj organit rinor të gazetës Shkodra “Hapat e parë”,
të cilët vazhdojnë edhe ndër ambietet e studiove të Radio Shkodrës,
mbas mikrofonave të së cilës ka mbetë edhe një pjesë nga jeta e saj.
Poezia “Heshtja”, në nji konkurs letrar mes shkollave të mesme
cilësohet si poezia e parë në letërsinë shqipe në stil hermetik, 1994.
Vëllimi i parë me poezi “Rreth meje” botohet në dhjetor 2003.
Ndërkohë, prioritet i saj si i gjithë atyre që zgjodhën një vend tjetër
për ta rifilluar nga e para, janë mbijetesa, familja dhe fëmijët.
Profesioni i saj e mban vazhdimisht në kontakt me realitetin
dhe me njimijë ngjyrat e shoqërisë së sotme,
gjë që e bind herpashere t’u rikthehet hapave të dikurshëm,
për të përcjellë mesazhet e saj në dy gjuhë, shqip dhe italisht,
duke iu dhanë rëndësi emocioneve dhe komunikimit!
Në nëntor 2016, i jepet “Diplomë Nderi” për operën “Vivendo”,
në konkursin ndërkombëtar “Michelangelo Buonarotti”,
ku marrin pjesë më shumë se 1200 artistë me mbi 1400 punime nga e gjithë bota.
Pak poezi nga Denata Ndreca
“Vivendo”
Si vive senza mai sapere come andrà…
Si vive a volte qui e a volte là…
Si vive sognando un’altra vita…
Cercando di giocare una partita pulita…
Si vive cadendo…
Odiando e amando…
Si vive ridendo…
baciando e cantando…
Si vive davanti ad un bicchiere di vino…
Si casca inciampando in un sassolino…
Si vive per strada senza un tetto…
Scrivendo sui muri il nostro segreto…
Si vive fidandosi di tutti… e poi di nessuno…
Si vive d’orgoglio…
Di stronzo e di grullo…
Si vive di Duca e mignotte…
Si vive senza mai sapere come andrà…
E non vivendo a metà…
Duke jetuar
Jetohet pa ditur si do të përfundojë…
Jetohet nganjëherë këtu, e nganjëherë atje…
Jetohet duke ëndërruar një tjetër jetë…
Jetohet duke mos pranuar të hidhurin realitet…
Jetohet duke u rrëzuar,
urrejtur, dashuruar e kënduar…
Jetohet përpara një gote verë,
e duke u shkapetur
mbi një guralec përtoke hedhë…
Jetohet nëpër rrugë pa asnjë çati,
duke shkruar mbi mure
sekrete që s’kanë qetesi…
Jetohet duke u besuar të gjithëve,
e mos i besuar askujt më…
Jetohet me krenari,
si i degraduar o si i marrë…
Jetohet si Dukë e Kont,
si Grua o si kurvë kot…
Jetohet pa ditur si do të përfundojë…
Po kurrë përgjysëm s’duhet jetuar kjo botë!
Heshtja
Unë hesht në heshtjen tënde…
Ti hesht në heshtjen time…
Të dy heshtim…
E heshtja,
hesht në heshtjen tonë…
Diferenca e madhe
Diferenca e madhe
Ndërmjet “do doja” dhe “dua”…
Infiniti i pajetuar
brenda çdonjerit nga ne…
Të lakosh foljet në kohën e duhur…
Ndryshon gjithë jeten tonë!
Të bën “Ai që je”…
Loti
Përballë erës e lakuriqtë
Lotin ndjej tek digjet flakë.
Thahet,
fiket,
tretet,
zhduket…
E prap mbin… i njomë, i larë…
Vetëm
Nga unë mërguan të gjitha.
Edhe gjumi,
edhe lumturia.
Nga unë do të mërgosh edhe ti,
që prej teje
të mërgojë mërzia…