back to top
8.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

N’tehun e vështirë: “Opozitë” opozitës! – nga Hakik Mena

Gazeta

Hakik Mena
Hakik Mena

N’tehun e vështirë: “Opozitë” opozitës!*

nga Hakik Mena

Mbas viteve ’90, u përdor nji thashethem tinzak tipik sllavo-komunist, prej komunistëve dhe ish komunistëve të shndrruem në demokratë, e që fatkeqsisht zuni rranjë bajagi edhe te njerëz të klasës sonë, se medemek nacionalistët, si në atdhe e sidomos ato të diasporës, nuk dinë me ba politikë e diplomaci me ndërkombtarët, dmth, janë arkaikë në qendrimet, kërkesat dhe bisedimet e tyne me ndërkombtarët.
Në atë kohë kam qenë shumë i ri, por kam pasë fatin me njoftë burra me karakter e nacionalistë, por edhe të pregatitun si në atdhe ashtu edhe këtu në diasporë, e në veçanti figura kryesore të Legalitetit (mqs rrjedh prej nji familje të tillë) si psh: Ibrahim bej Sokolin, Sami Kupin, Akil Bashën, Lin Martinin, Ahmet Kolgjinin, Ramis Menën e shumë të tjerë në Shqipni. Fuad Myftinë, Miftar Spahinë, Petrit Kupin, Hysen Mulosmanajn, Enver Shaskën etj. Në Amerikë, dhe deklaroj me bindje të plotë që, këto zotni nacionalistë e njihnin mjaft mirë politikën e jashtme madje 100 herë ma mirë se të tanë komunistët e ish komunistët bashkë. Por, ajo që këto nacionalistë nuk njihninin, ishin paburrnia, servillleku, zvarranikllëku, puthadorllëku ndaj të huajve, kushdo qofshin ato, dhe ma e randsishmja, ishte toleranca 0 e tyne ndaj çdo oferte në përfitim të pushtetit në shkëmbim të tolerimit të çeshtjes kombtare shqiptare.
Po jap dy shembuj që kanë ndodhë si në Shqipni ashtu edhe në Amerikë të cilat vërtetojnë largpamësinë dhe obligimin e këtyne nacionalistëve legalistë.
1.Rasti në Shqipni, ishte kur nji gazetar anglez (thuhej që ishte përfaqsues i qeverisë angleze) në fillim të viteve ’90 gjatë ndryshimeve të shumta që po ndodhnin në Europën juglindore, kur viziton Shqipninë, shpreh dëshirën me u takue me Ibrahim bej Sokolin, dhe takohen në shpinë e Ibrahim begut (për ato që nuk e njohin dhe nuk e kanë ndigjue Ibrahim begun. Ai rrjedh prej nji familjeve jo vetëm ma të mëdha qytetare shkodrane, por edhe ndër ma të pastrat përsa i përket qëndrimeve kombëtare. Nip i Hodo Sokolit. Kishte përfundue studimet juridike mos gaboj në Zagreb edhe ishte nji ndër të paktët intelektualë nacionalistë me shkollë të naltë që e zuni ’90. Njihte historinë e Shqipnisë, të rajonit dhe atë botnore dhe e kuptonte politikën dhe diplomacinë si rrallëkush. U zgjodh gjithashtu me insistimin e miqve të tij bashkëvuejtës dhe bashkëidealistë Kryetar i PLL-së. Fatkeqsisht ndryshimet e gjetën në nji moshë të vjetër. Ibrahim begun në ato fillime kanë shkue me e takue dhe Berisha, Meksi e shumë figura të PD-se.)
Biseda ka ndodh me 4 janar ’91 në Shkodër.
Gazetari anglez e pyet Ibrahim begun:
“A kthehet Leka Zogu në Shqipni? – Ibrahim begu përgjigjet: Nëse e bini ju!
Pastaj gazetari e pyeti: A do të bahet ndonjiherë Shqipnija mbretni? – Ibrahim begu përgjjigjet: Nëse e bani ju.
Gazetari anglez e kuptoi mesazhin e Ibrahim begut dhe nuk e vazhdoi ma bisedën.
.
Ramis Mena, Ibrahim beg Sokoli, Men Mena - Kampi i Gradishtes
Ramis Mena, Ibrahim beg Sokoli, Men Mena – Kampi i Gradishtes
2.Ndërsa rasti në diasporë, konkretisht në Amerikë, ishte kur dr. Fuad Myftija (Dr. Myftija për ato që nuk e njohin asht nji pinjoll gjithashtu i nji familje patriotike por dhe fetare qytetare shkodrane. I biri i Sali Efendi Myftisë. Dr. Myftija për dekada më rradhe ka qenë Sek. i OKLL -së, nji prej aktivistëve ma të spikatun nacionalistë në Amerikë. Kam pasë fatin të ndigjoj, të mesoj, të kshillohem por edhe të bashkëpunoj me kët intelektual idealist e fisnik), ftohet për takim nga përfaqsues të shtetit amerikan për me bisedue për çeshtjen politike të Shqipnisë.
Ishte Nantor 1991, Dr. Myftija takohet në Mahattan, NY, natyrisht me kërkesën e tyne, në nji bar restaurant. Biseda kryesore rreth gjendjes politike në Shqipni pak a shumë ishte kjo:
Përfaqsuesi zyrtar i drejtohet Dr. Myftisë në kët mënyrë: Nëse ju i ulni tonet për Kosovën ne mund t’ju ndihmojmë!
Dr. Myftija i përgjigjet: No deal! – që në shqip pak a shumë do të thot jo marrëveshje ose nuk ka marrëveshje.
Në të dy rastet, boshti anglo-amerikan, tue pasë parasysh që Ballkani vlonte dhe epiqendra e ktij vlimi ishte Kosova, prej ku mund të shpërthente nga momenti në moment, kërkonte të dinte, se si e mendojnë kto palo nacionalistë të ardhmen e tyne, dhe a janë të gatshëm dhe sa asht kufini tolerues i tyne. Natyrisht, ky bosht anglo-amerikan, si ma i fuqishmi e ma influencuesi, por edhe ma pozitivi për ne si komb (asht fjala për ndihmën e tyne tue e pa në tansi si komb për nji të ardhme të largët), do t’i testonte të dy palët si atë të diasporës ashtu edhe atë në atdhe, për me pa nëse të dyja palët janë në nji mendim dhe mbajnë nji qëndrim për sa i përket çeshtjes kombtare.
.
Dr. Fuat Myftija
Dr. Fuat Myftija
Natyrisht, të dyja palët si në atdhe edhe në diasporë e konsideronin dhe e konsiderojnë çeshtjen e Shqipnisë etnike si boshtin themeltar të tyne, dhe ky fakt ishte dhe asht “paditunia” kryesore ma e madhe e tyne dhe e jona rreth politikës së jashtme, e cila asht argumenti i vetëm trimfues i komunistëve dhe ish-komunistëve të shndërruem në demokratë ndaj legalistëve sidomos atëherë po edhe sot.
I solla vetëm k’to dy raste klasike, (jam i sigurt që ka dhe të tjera, pa përmendë refuzimet e shumta të Mbretit Lek I, i cili kurrë nuk pranoj asnji mbështetje a ndihmë për me ardhë në pushtet i kushtëzuem në heqje dorë të kërkesës së Shqipnisë etnike, madje edhe të nacionalistëve të formacioneve të tjera) për disa arsye:
1.Për me kuptue se cilët ishin nacionalistët legalistë. Pra, si ata në atdhe, që edhe pse kishin qenë të izoluem në burgje e internime, përsëri kishin nuhatjen politike mjaft të saktë. Po ashtu edhe ato të diasporës, të cilët nuk tundoheshin karshi çdo ofrimi e joshje, nga çdo i huej, në kurriz të çeshtjes kombtare. Pra, të dyja palët ishin të gatshme që kurrë mos të shihnin pushtet si e si që çeshtja kombtare mos të damtohej.
2.Për me kuptue diferencën e nacionalistave me komunistët të cilët për me vazhdue me ndejtë në pushtet, ishin të gatshëm të ofronin gjithçka, dmth pa limit.
3.Për me kuptue diferencën edhe me ish-komunistët e shndërruem në demokratë që pretendonin me demek se ishin të djathtë e që deri vonë nuk guxonin të kërkonin as Pavarsi të plotë për Kosovën, e lene ma me e përmendë Shqipninë Etnike!!!
4.Për me kuptue arsyen e vërtetë të mospërkrahjes së ktyne nacionalistave legalistë prej vendeve demokratike perëndimore edhe pse programet e ktyne vendeve si nga ana fiskale ashtu dhe shoqnore, pa harrue edhe antikomunizmin, i bashkonte 100 herë me shumë me k’to nacionalistë, se sa me dy partitë kryesore PS e PD.
5.Më i ba të ditun partisë kryesore të opozitës së sotme, PD-së, se nqs pretendon të jetë nji opozitë me përgjegjësi kombtare dhe ka vendosë të veprojë si e tillë, tue i korigjue gabimet e së kaluemes, duhet të vejs interesat kombtare mbi ato partiake, ashtu siç vepruen partitë tradicionale kombtare në fillim të viteve ’90, e zaten siç veprojnë edhe tash. Pra, nqs Legalistët, ballistët dhe mbarë nacionalistët si në atdhe ashtu edhe në diasporë sherbyen në njifarë mënyrë si nji busull orientuese kombtare në at boshllëk politikë të krijuem prej sistemit ma kriminalë në botë, tu i thanë botës që; shqiptarët e kanë platformën e tyne kombtare, nuk jane zhele, dmth asht nji alternativë serioze e djathtë kombtare, pavarsisht se ju nuk ju intereson e përkrahni forca që ju shkojnë për shtati me ruejtë stabilitetin. Dmth, ju, tue qenë se keni tagrin e opozitës, duhet të shërbeni si nji bllokadë ndaj presionit ndërkombtar, kushdo qofshin ato, për mos me rrezikue falimentimin përfundimtar të demokracisë dhe rrezikimin e instalimit të nji diktature të re, përndryshe, historia do të jetë e ashpër edhe me ju, njisoj si me të ashtuquejtunit socialiste.
6.Për me ua kujtue disave të klasës tonë (dikush pjesë e PD-së, e dikush me demek i pavarun) se kush janë nacionalistët e vërtetë legalistë, cilat janë veprimet, qëndrimet, mendimet e sakrificat e tyne. Rezume, që asht si busull orientuese dhe inspiruese edhe për legalistët e vërtetë të sotëm. Kështu që, ju të dashtun vllazën mos u shkoqni t’u garën me etikue, sulmue, denigrue, anashkalue, herë direkt e herë indirekt, në tanësi; partitë tradicionale kombtare, sepse ndonji i rrjedhun ose i diskretituem prej ktyne partive kombëtare na u shprehka dallash. Madje, nëqoftëse edhe nëse ndonji prej ktyne mund të këtë kandvështrim ndryshe në veprimet e fundit të forcës kryesore të opozitës së sotme, PD-së, sepse jo vetëm që nuk asht e drejtë, por edhe nuk u ka as hije, e mbi të gjitha; askush nuk ka kryqe të përgjithësi e nëpërkambi nji rryme të tanë, siç asht Legaliteti. Do t’i kshillonim vllaznit tanë që; mqs nuk keni dëshirën të vini në sofrat tueja tradicionale, e të jepni kontributet tueja aty ku ju takon, dmth keni gjetë rrugën ma t’lehtë; të paktën mos na acaroni nervash tu na provoku herë mbas here me thanie të daluna bojë si psh; “disa të persekutuem mendojnë kshtu, disa vendosën kshtu, disa thanë kshu, disa shprehen kshu, ose; “nuk i bahet opozitë opozitës” etj. Pra është ma mirë mos me bzajtë, a e dini pse? Sepse në radhë të parë; 1, 2, 3, 4 individ nuk përfaqsojnë nji rrymë të tanë, por asht kryesia e partisë, këshilli kombtar e mbarë organet e partisë, që përfaqsojnë vijën politike të sajë. Madje edhe nqs përkohësisht ndonji mercenarë zapton kryetarllëkun (natyrisht kjo asht në sajë të ndihmës së vazhdueshme diversioniste të PD-së me qëllim pasjen nën kontroll të elementit nacionalist).
Në radhë të dyte, asht rreth 27-28 vjet që përdoret e njajta formulë, kinse nuk na qënka e udhës me iu ba opozitë opozitës. Dakord, le ta analizojme edhe kët thanie.
Ju ankoheni, pse opozitës (në kët rast ju bashkëvuejtësit tanë pjestarë të PD-së), i bahet opozitë, por nga ana tjetër, harroni me e pa veten në pasqyrë, se jeni ju (bashkëvuejtesit tanë si pjesë përbamse e politikës zyryare të PD-së në kto 27-28 vjet), dhe e tanë politika zyrtare e komunizmit që nuk ka pushue s’bashku me shumicën e figurave të formacionit tuej, t’u i ba tash e 75 vjet nacionalistëve opozitë, e çfarë opozite (nuk po zgjatem këtu, se kjo asht temë më vedi dhe ka jashtëzakonisht fakte për me e shtjellue dhe vërtetue kët temë), tue fillue prej votës së vjedhun e deri tek shantazhet e sotme.
 
Kshtu që, nqs dëshironi t’mos i bahet “opozitë” opozitës (dmth ju) i dërgoni selam parisë tuej e t’reflektojnë, përndryshe, na, edhe pse të lodhun, të rraskapitun, të luftuem, të persekutuem madje edhe në tranzicion, me at mënyrën tonë modeste, nuk kena me u ndalë për me ba “opozitë” opozitës përderisa paria e juej:
A.Nuk ka nji program të qartë e saktë për dekomunistizimin e vendit.
B.Nuk prononcohet si e djathtë për pronën.
C.I trajton të persekutuemit jo si elektorat por si nji pjesë kardinale të shoqnisë shqiptare.
D.Nuk deklarohet kryekeput si Antisoroiste.
E.Nuk ka nji plan antikorrupsion e antikrim jo me pasë si njësi matëse e krahasuese standartin e qeverinë kriminale të PS, por ato të vendeve demokratike.
F.Përderisa të ndaloni me e rrejtë miletin tue ju premtue nji qeveri të s’ardhmes të dalun prej nji opozite të bashkueme me përbamje…
-LSI-në e Likes e Monës
-PBDNJ – e Dules
– ate të Dukës, Idrizit e pa harrue Nardin etj etj…
Pra, nacionalistët, përsëri, edhe nqs ju kritikojnë, ju kritikojnë për mirë e me zemër në dorë, që ju mos të barazoheni me socialistët e mundësisht të anoni sa ma djathtas. Ja, psh nji rast i thjeshtë; ndajeni mendjen e mos shkoni në çdo 5 Maj me nderue partizantë terrorista etj etj…
Si përfundim, figura të tilla të nderueme nacionalistash, të cilët e kanë tregue me veprime e qëndrime stoikësh veten e tyne gjatë kohës së diktaturës sllavo-komuniste, që tashma nuk ndodhen midis nesh, ju ndihet jashtëzakonisht mungesa. Nga ana tjetër, kur mendon njeriu se në çfarë rrumpalle tranzitore jetojmë, e cila asht aq e pamëshirshme, sa edhe atyne do t’ju vinte në dyshim gjanë ma të çmueshme të tynen: karakterin. Dhe do të përballeshin me përgojimet e shantazhet ma të ndyta nqs do të guxonin të banin opozitë pozitive; ma mirë që nuk jetojnë, e aq ma tepër, që kto përgojime mund t’ju vinin edhe prej shokve të nji burgu a kampi interrnimi!
Po vendos dy foto: të parën të Ibrahim bej Sokolit në interrnim, dalë me axhën Ramis Mena e babën Men Mena:
të dytën të Dr. Fuad Myftinë në nji aktivitet të tij në SHBA. Mqs artikulli ka të bajë me ngjarjet ku ishin pjesëmarrës këto zotni.
*Titulli redaksional Radiandradi.com

*

.
Marre nga Muri i fb i Hakik Menes, 31 mars 2019

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.