back to top
6.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Dhjetor, 2024

Nuk ka fitues por vetëm humbës… – Refleksion mbi zgjedhjet e 14 majit 2023 – nga Adriatik Riza Dosti

Gazeta

Gazetari Adriatik R. Dosti
Gazetari Adriatik R. Dosti

Nuk ka fitues por vetëm humbës…

Refleksion mbi zgjedhjet e 14 majit 2023

nga Adriatik Riza Dosti

Dhe humbësit e mëdhenj janë Shqipëria e shqiptarët…
15 maj… ditë e zymtë, trishtim, çoroditje totale, hutim e mosbesim. Askush nuk do ta besojë ëndrrën e keqe të një ditë më parë…
Re të zeza sterrë ani pse në ngjyre kuqo-mavi kanë mbuluar Shqipërinë dhe kudo ka pllakosur ajo që mua më vjen për shtat ta quaj Zi Mbarëkombëtare…
Nuk ka fitues… edhe ju që gëzoni sot ju siguroj se jeni humbës… madje humbës të mëdhenj e fitues të gënjeshtërt… kemi humbur të gjithë si vend e si popull… në daçi besojeni ose jo e në daçi t’u vijë mirë apo keq… ky është realiteti ynë i trishtë mbarëkombetar… që ju kokëfortësisht ende refuzoni ta kuptoni e ta besoni…
E nëse i Pari i kuqalashëve deri dje thoshte se ne ecim vetëm përpara dhe kurrë se kthejmë kokën mbrapa… që nga sot Shqipëria është kthyer plot 78 vjet pas… në vitin e saj fatkeq 1945, kur komunistët gjakatarë e antishqiptarë morën zyrtarisht pushtetin në atë vend e më pas për dekada me radhë bënë kërdinë mbi atë vend e ndaj atij populli.
Unë s’dua ta besoj atë çka ndodhi dje… kurresesi! Zhgënjim total… e zemërim llogjik e shpirtëror mëse i përligjur.
Kur një shtet e një qeveri e tëra në këmbë u vërsul e tërbuar dhe egërsisht mbi Votën e shqiptarëve… një administratë e tëra në këmbë e aktive si në kohën kur nazistët kërkonin në çdo vrimë hebrejtë për t’i zhdukur nga faqja e Dheut… ministra e deputetë, policë në krye e në mbrojtje të tyre… drejtorë e shefa administrate, patronazhiste e “aktiviste” militantë e fanatike… “socialistë & specialistë” të gjithë si ujqër të tërbuar për të rrëmbyer me çdo kusht votën e 14 majit…

Kandiatet fitues të Partisë "Rilindase"
Kandidatet fitues të Partisë “Rilindase”

Dhe një makineri e tërë shtetëroro-qeveritare krejtesisht agresive përballë një opozite të coptuar e të përçarë pikërisht prej tyre e sidomos prej çiftit Rama – Kimete e të ndihmuar edhe nga tradhëtarët Bashë – Alibeajt me shokë e shoqe… e përballë një populli fukara që vazhdon të komandohet me se shumti nga Stomaku se nga nga Mendja… ja doli… po po ja doli ta veshë dhunshëm e poshtërsisht Shqipërinë tërësisht të kuqe!
Dhe që nga nesër… më shumë do të ikin nga sytë këmbët prej Atdheut tim, edhe ata që ishin në mëdyshje… sot e kanë ndarë me siguri mendjen… ikje nga tmerri ku sundojnë të tmerrshmit… horrat, hajdutët, banditët e kriminelët!
Me shumë inçeneratorë që do t’u lënë fare pa brekë në bythë o shqiptarë më shumë Bechete e Mc Gonigalë që do t’u nxijnë jetën… më shumë skandale që do t’u lënë pa pikë morali, dinjiteti, personaliteti e integriteti si komb e si popull… me shumë vuajtje e varfëri…
Më shumë porte, aeroporte, dete… pasuri tokësore e nëntokësore të shitura oligarkëve tuaj të pangopur e të babëzitur… por edhe çakejve të huaj që mezi presin llokmën e radhës… e ju do vazhdoni të ecni këmbëzbathur, barkzbrazur e të keqveshur… mbi tokën tuaj Flori!
Pse fituan Kuçedrat e pse humbi opozita Dele… për njëmijë e një arsye… ku kryearsyeja je në shumicë ti o popull i tallavave, i thesit të miellit, i një pakoje ushqime, i një 50-100-apo edhe 200 euroshi… e i një vendi të premtuar punë si roje, magazinier… në ujësjellës a në OSHE… Sa turp e çfarë mjerimi moral kombëtar!
Plumbi vret armikun tënd… ndërsa vota e keq-përdorur vret fëmijet e tu – thoshte një nga baballarët e kombit amerikan, A. Lincolni.
Sa e vërtetë kjo thënie për ty o populli im… që fatkeqësisht ti se kuptove dot kurrë ndaj dhe u çove këndove e kërceve në valle me Ujkun ani pse ai ka vite që të ha e sot të shqeu fare!
Opozita e përçarë dhe drejtuesit e saj natyrisht që kanë fajet e gjynahet e tyre jo të pakta në këtë histori… sikurse kryebanditi Rama e banda e tij kriminale janë mëkatarët më të mëdhenj të kësaj tragjedie mbarëkombëtare… por veçmas ti o populli im [të paktën më shumë se gjysma] mbetesh fajtori kryesor e i pa kontestueshëm nga çdo lloj këndvështrimi… sepse ti votove, ty ta vodhën e përçudnuan, ta shitën e ta blenë… ta devijuan e ta bënë pis votën tënde e ti sot hesht kaq turpshëm… kaq neveritshëm e me siguri që në mbrëmje do shkosh edhe në darkën me tallava e fishekzjarre të fituesve të kërcesh e të bësh aheng pa e vrarë mendjen fort për krimin e bërë… sepse të gënjen mendja se ai thesi i miellit e ajo pakoja me ushqime e ajo monedha 100 a 200 euroshe do të shpëtojnë jetën njëherë e mirë ty, familjes e fëmijëve të tu… popull pa moral e dinjitet… e ripërsëris: një pjesë e tij… ata që mundësuan sot sterrosjen kësisoj të Qiellit të Atdheut tim…
Në Himarë, për inat të sime vjehrre, populli vajti të flerë me mullixhinë, a e kupton se ç’mendje mënxyre ke o popull… e ndërkohë PD e Alibashës e dyta në tre Bashki dhe vetëm kaq dhe ende guxon e luan Kalin e Trojës dhe ende vazhdon e ulëret për “non gratën” sipas porosive të Ramë – Kimetes, dhe ende na çudit trapin teksa kërkon të na mbushë mendjen se ajo është e nesërmja e Shqipërisë[???]…
Të fitojnë lekët e Benet Becit në Shkodrën den baba den antikomuniste e demokratike… të civilizuar e të qytetëruar… të Kalasë që edhe pse u la në gjak ndër dekada prej soji-llojit të tyre bastard kurrë s’u dorëzua e pra… këtë s’ka shqiptar të ketë guxuar ta mendoje e jo më ta përtypë dot…
Të fitojë në Kamëz injoranca klasike e Rakip Sulit përballë një juristi e pedagogu, por dhe një qytetari dinjitoz si Arjan Hoxha… këtë nuk ka qenie normale mendore në bote që ta pranojë…
Llatja i asgjëje dhe i lidhur me bandat kriminale të Elbasanit të fitojë bindshëm ndaj Profesor Luciano Boçit… pfffff! Qofshi ju që e dëgjoni e jo më ta besoni…
Në Durrës Vangjush Dakua me fustan… Emriona Sako, që sot për skandalet e shumta të saj që e kanë nxjerrë Durrësin në ankand e ju a kanë ulur kokën durrsakëve si kurrë më parë në historinë tyre… duhej të ishte në burg… mund “bindshëm”’ qytetarin e ndershëm e fisnik të Durrësit… njeriun që gëzon respektin e gjithkujt madje edhe të kundërshtarëve të tij politike, Igli Carën… e pra kjo histori të kujton ato përrallat lozonjare të Andersenit… ku fëmijët argëtoheshin e zbaviteshin aq fort!

Kartelat Publicitare te PS
Kartelat Publicitare te PS

Të votosh një vemje të pështirë e një mafioz të përzjerë kokë e këmbë me botën e krimit, vjedhjen e grabitjen, linçuesin barbar të Tironës si qytet e kryeqytet Erion Veliajn, përpara një qytetari dinjitoz e fisnik dhe birit tuaj të një dere patriotike si ajo e Belind Këlliçit… këtë çmenduri mund ta bëjë vetëm një popull i çmendur si ti në këtë rast o popull!
Lëre me pastaj të shohësh, të lexosh e të dëgjosh se ç’lloj batërdie, kasaphane, maskarade e masakre është bërë nga Vermoshi në Konispol… ku Hienat e kuqe kanë bërë kërdinë për të dalë fitues gjallë o vdekur!!
Mos vallë ju duket krejt rastësi juve që sapo u mbyllën qendrat e votimit kryehorri i tyre postoi në faqen e tij të FB rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve ku gaboi vetëm në 2-3 Bashki?
Mos ju duket rastësi juve që kryeqelbësira i tyre në krye të KQZ palaçua Celibashi nuk e dinte fare që makinat elektronike do të prisheshin asisoj e do funksionin në atë formë të çmendur ku vota për Boçin shndërrohej në votë për Llatjen brenda një minute?
Unë jam e mbetem deri në frymën time të fundit shqiptar i mirë e i ndershëm, patriot e nacionalist, demokrat e antikomunist, kurrë nuk më vjen turp ta pohoj përpara kujtdo e kudo se jam Shqiptar e se Atdheu im është Shqipëria… por ama që prej sodit do me duhet t’i shoh fort mirë, thellë e mençurisht raportet me Atdheun tim të uzurpuar prej Djajve të Kuq… e me popullin tim të shndërruar në Skllav të kësaj natyre… ku nuk ma nxe goja ta them por… mirë ju a bëjnë kur ju gjejnë!
Që nga sot, një ditë pas zgjedhjeve të 14 majit 2023, ai vend nuk ka fitues por vetëm humbësa… dhe humbësit më të mëdhenj jeni pikërisht Ju o shqiptarë e fatkeqësisht edhe Atdheu juaj e i imi bashkë…
Dhe që nga sot hartës së kuqe botërore famëkeqe të përfaqësuar nga Korea e Veriut, Rusia, Kuba, Bjellorusia, Vietnami etj… i rikthehet edhe Shqipëria… çfare tmerri!
…Dhe këmba ime nuk do të shkelë më kurrë në atë vend të cilin ju e shitët dhe e tradhëtuat kësisoj… Kurrë! Derisa bishës së kuqe antishqiptare ti jetë këputur koka njëherë e mirë e të jetë zhdukur me rrënjë e me farë nga ai vend… e deri kur ti o popull të dish të ruash e të mbrosh dinjitetin e moralin tënd fillimisht e më pas edhe atë të Atdheut tënd sigurisht!
A.R.D

 

Related Images:

More articles

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.