back to top
6.5 C
Tirana
E hënë, 18 Nëntor, 2024

Nuk nga Edison Ypi

Gazeta

Edison Ypi - variant i 1976
Edison Ypi – 1976

Nuk

nga Edison Ypi

Nuk i kuptova.
Nuk i durova.
Nuk i mora seriozisht.
Nuk më ngjallnin asnjë interes, asnjë kuriozitet, vetëm neveri, vetëm krrupë, vetëm pështirosje.
Nuk ngjanim.
Nuk i përkisnim të njëjtës Botë.
Nuk na rrihte e njëjta erë.
Nuk na lagte i njëjti shi.
Nuk na errte e njëjta natë.
Nuk na zbardhte e njëjta ditë.
Nuk na ngrohte i njëjti Diell.
Nuk na zbehte e njëjta Hënë.
Nuk u ndjeva rehat në praninë e tyre.
Nuk u afruam.
Nuk flisnin, pëshpërisnin.
Nuk llafoseshin, brohorisnin.
Nuk punonin, rrinin.
Nuk hanin, lëpinin.
Nuk ecnin, zvarriteshin.
Nuk ja shqita sytë zogjve, aeroplanave, harabelave, se qysh fëmijë kam dashur të arratisem.
Nuk më kuptonin.
Nuk mund të më kuptonin.
Nuk ua dhashë rastin as kënaqësinë të më kuptonin.
Nuk u ula në bankën e parë.
Nuk lashë libër pa lexuar.
Nuk më shpëtoi soc-autor pa e tallur.
Nuk fola në mbledhje kolektivi.
Nuk vajta në asnjë aksion rinie.
Nuk vajta në Opera.
Nuk vajta në teatër.
Nuk pashë një film shqiptar nga fillimi në fund.
Nuk kërkova rritje rroge.
Nuk j’u vardisa kurrkujt për ndonjë privilegj.
Nuk këmbeva kurrë muhabet me asnjë shef apo drejtor.
Nuk u bëra kurrë problem i ndonjë polici.
Nuk njoha kurrë një sigurimist.
Nuk kam pasur për asnjë çast dhe në asnjë rast të bëj me Sigurimin për të cilin dija vetëm se ekzistonte.
Nuk pashë një edicion të plotë lajmesh në televizor.
Nuk ka dalë dhe nuk ka për të dalë kurrë nga goja ime emri i kurvit.
Nuk marr asnjë kacidhe për ato që shkruaj.
Nuk i përgjigjem askujt për opinionet që shpreh.
Nuk u bleva, dhe kurrë nuk do blihem.
Nuk u shita, dhe kurrë nuk do shitem.
Nuk u zvarrita, dhe kurrë nuk do zvarritem.
Nuk u gënjeva.
Nuk u dorzova.
Nuk u rrëzova.

Edison Ypi - Nuk...
Edison Ypi – Nuk…

Related Images:

More articles

1 Koment

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Portali Radiandradi.com, prej 11 vitesh dhuron kontribute të përditshme në shumë fusha të kulturës, historisë dhe vlerave shqiptare. Herë pas here siti ka nevojë për mirmbajtjeje, rikonstruktim si dhe rikonceptim në formatin letër. Për ta mbajtur këtë punë shumvjeçare, ndër më seriozet dhe më të lexuarat që të vazhdojë aktivitetin bëhet e domosdoshme mbështetja e lexuesve.

Jozef Radi

Redaktor i Radi & Radi

Artikujt e fundit

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.