“Heroizmave” të llumit amerikan ditët e fundit,
përveç grabitjes dhe shkatërrimit të pronës vetiake
u shtohet edhe përdhosja e përmendores së Presidentit të 16,
Abraham Linkoln, atij që luftoi kundër skllavërisë së zezakëve amerikanë,
një nga Katër Kokat e malit Rushmore.
Është ngritur llumi që nuk njeh as historinë e vendit ku jeton.
Pas vrasjes së Tij, i madhi Walt Whitman, si homazh për Linkolnin e vrarë në atentat,
shkroi këtë poemë që e bëri të famshëm në mbarë SHBA:
nga Maks Rakipaj
O Kapiten! Kapiteni Im!
nga Walt Whitman – kushtuar Abraham Lincoln
O Kapiteni im! I frikshëm qe, mbaroi ky lundrim,
Anija mposhti çdo shtërngatë, arriti çdo synim.
Porti këtu pranë, dëgjohet çdo këmbanë, njerëzia ngazëllen,
Anija trime hijerëndë, ja, më në fund po vjen.
Por oh! Zemër medet!
Po këto pika gjaku?
Mbi kuvertë kapiteni bie,
Pa jetë, i ftohtë akull.
O Kapiteni im! Ngrehu, këmbanat s’i dëgjon?
Bririt po i fryjnë, flamujt për ty valojnë,
Tufa me lule, kurora, të presin njerëzit në breg,
Për ty brohorasin, emrin tënd thërrasin, populli të pret.
Prit Kapiten! O at i dashur!
Ja veri kryet këtu te krahu,
E gjitha kjo një ëndërr qoftë,
Ti shtrirë dhe pa jetë, i ftohtë.
Por Kapiteni nuk përgjigjet, shtrirë buzëzbehtë,
O at! Dorën s’ma ndjen, nuk le as amanet,
Anija lëshon spirancën, mbaroi udhëtimi,
Nga lundrim i frikshëm vijmë, u arrit qëllimi.
.
©shqipëroi Maksim Rakipaj